Mësuesi: "Të lutem më thuaj emrat e tre burrave të famshëm, që nisin me shkronjën B!"
Nxënësi "Jo, mua nuk më intereson liga rajonale!“
Kamerieri: Zonjë, çfarë dëshiron?
Zonja: Për mua një supë peshku ju lutem, për burrin tim një supë me karota.
Kamerieri: E si gjellë kryesore zonjë?
Zonja: Për mua gaforre në skarë, për burrin tim karota të pjekura.
Kamerieri: E ëmbëlsira dëshironi zonjë?
Zonja: Po ju lutem! Për mua një krem bryle, për burrin tim një krem nga karotat!
Kamerieri: Eh, zonjë, tani e tepruat. Burri i gjorë duhet të hajë vetëm karota sonte!
Zonja: Eh, i dashur kamerier, kur e kryen seksin shpejt si një lepur, meriton vetëm karota!
Luani dhe demi pushonin nën hijen e një pemë dhe disa çaste më vonë, luani thotë:
- "Unë po shkoj në shtëpi", dhe ngrihet.
- "Rri edhe pak", i thotë demi.
- "Jo, jo, se më pret gruaja", thotë luani.
- "Ti gjoja mbret i kafshëve dhe ke frikë nga gruaja. Unë jam dem dhe nuk kam frikë. Nuk dua të shkoj kur më pret ajo..."
"Unë jam dhe mbetem mbret i kafshëve i dashur dem, por problemi qëndron diku tjetër: mua më pret një luaneshë në shtëpi, kurse ty, ty të pret një lopë!"
Një fëmijë vrapon duke qarë në shtëpi.
Pse qanë, pyeti e ëma. Më hoqi një shuplakë Patriku.
Po, pse?
Sepse tregova një gazmore për Papën...
Po ti a nuk dije se Patriku është katolik, pyet nëna.
Po, thotë djali, e dija për Patrikun, por nuk dija se Papa ishte katolik...
Çfarë do të bëhesh më vonë, pyeti prifti katolik një maturante në Irlandën Veriore.
Prostitutë, tha ajo.
Si, pyeti prifti edhe një herë.
Prostitutë thashë...
Shyqyr zotit, mendova se tha protestante!
Gruaja ime më kërkoi t’i jepja kremin e buzëve. Unë gabimisht i kisha dhënë super ngjitësin. Ende nuk flet me mua.
Në fotografi lart:
Më falni, do të dëshiroja disa prezervativë!
E dëshironi edhe një qese?
Jo…, nuk është aq e shëmtuar!
Nga italishtja dhe gjermanishtja Lis Bukuroca
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen