05.11.2020

Njëzet aforizma nga George Bernard Shaw

 “I vetmi njeri që sillet me mend është rrobaqepësi im. Ai sa herë që më takon më merr një masë të re, ndërsa të gjithë të tjerët përdorin masat e vjetra duke besuar se ato vlejnë edhe sot.“ 

“Ai që hesht sepse nuk ka të drejtë është një njeri i mençur. Ata që heshtin kur kanë të drejtë janë të martuar ose tymosës të llullës."

"Një grua e dashur: një skllave që i vë prangat zotërisë së  vet."

"Mosha ka dy përparësi të mëdha: dhëmbët nuk dhëmbin më dhe nuk i dëgjoni më të gjitha budallallëqet, që thuhen rreth e rrotull.“

„Ka dy tragjedi në jetë: njëra, mosfitimi i asaj që e dëshiron zemra, tjetra, fitimi i saj.“

„E keqja më e madhe që mund t'u bëjmë njerëzve është të mos i urrejmë ata, por të jemi indiferentë ndaj tyre. Kjo është çnjerëzorja absolute.

„Kam mësuar të mos pres shumë nga jeta. Ky është sekreti i gjithë gëzimit të vërtetë dhe arsyeja pse unë gjithmonë përjetoj befasi të këndshme në vend të zhgënjimeve të zymta.

„Dashuria në shikim të parë është po aq e besueshme sa diagnoza në shtrëngimin e parë të duarve.“

„Demokracia është një proces që garanton se nuk do të qeverisemi më mirë sesa e meritojmë.“

„Liria do të thotë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve kanë frikë nga ajo.“

„Martesa është aq shumë e pëlqyer sepse kombinon maksimumin e tundimit me maksimumin e mundësive.“

„Jeta, e lumtur ose e palumtur, e suksesshme ose e pasuksesshme, është jashtëzakonisht interesante.“

„Kushdo që pohon se njeh gratë nuk është një xhentëlmen.“

„Arti është forma më e pastër e dashurisë.“

„Ne nuk bëhemi të mençur duke kujtuar të kaluarën tonë, por duke marrë përgjegjësi për të ardhmen tonë."

„Unë po ju dërgoj dy bileta për premierën e dramës time, sillni me vete një mik, nëse keni një të tillë.“

„Një grua që kërkon një burrë është më e paskrupullta nga të gjithë kafshët grabitqare.“

„Unë shpesh citoj veten time. Mendoj se kjo e bën bisedën më tërheqëse.“

„Urtësia e një personi nuk matet me përvojën e tij, por me aftësinë e tij për të fituar përvojë.“

"Kafshët janë miqtë e mi dhe unë nuk i ha miqtë!“


George Bernard Shaw (1856-1950)  ishte një dramaturg, politikan, satirist, kritik muzikor dhe pacifist irlandez, i cili mori Çmimin Nobel për Letërsi në 1925 dhe Oskarin në vitin 1939 për skenarin më të mirë.


Nga gjermanishtja Lis B.

----------------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: