11.12.2020

Katër gazmore

Një njeri vjen te fallxhorja dhe ulet para sferës së kristaltë, ku ajo vështron: “Unë e shoh se ju jeni baba i dy fëmijëve", thotë fallxhorja. „Këtë e besoni ju zonjë!“, përgjigjet ai. "Unë jam baba i tre fëmijëve.“  
Fallxhorja buzëqeshet dhe thotë: „Këtë e besoni ju zotëri!“



Pas një ndjekje të rrezikshme, polici arrin ta ndalë makinën e Vladit. 

„Tërë ditën nuk jam kënaqur si tani", thotë ai, „mirëpo nëse keni një arsyetim të mirë për shpejtësinë e tejkaluar, atëherë do të shpëtoni nga gjoba." 

"Tri javë më parë bashkëshortja  ime më la për një polic,“ thotë Vlad. „Dhe, kur pashë makinën tuaj se po nxitonte pas meje, pata frikë se po ma ktheni gruan, prandaj…“ 


Më jepni një euro kredit ju lutem, i drejtohet një njeri bankierit.

Pas një viti duhet të paguani dy euro, thotë ai.

Në rregull, më duhet një euro!

Mirëpo duhet të lini një gjësend si garanci se paguani.

Nuk kam asgjë, pos sëpatës, thotë ai.

Dakord, ma jepni! Ai ia dorëzon. Bankieri i jep një euro.

Para se të largohej, e thërret bankieri.

Zotëri, pse nuk paguani gjysmën e borxhit tani, kështu pas një viti, paguani vetëm gjysmën!

Ah, keni të drejtë, dhe nxori nga xhepi një euro dhe lëshoi mbi tryezë.

Kjo është banka!


Gruaja zgjohet në mëngjes dhe nuk gjen burrit në shtrat. E brengosur ngrihet dhe gjen atë të dëshpëruar në tryezën e kuzhinës. Ajo ulet pranë tij dhe e pyet pse ishte aq i zymtë. 

Të kujtohet e dashur takimi jonë i parë?

Po, thotë ajo.

Të kujtohet kur bëmë dashuri në makinë dhe na zuri yt atë?

Natyrisht, thotë ajo.

Të kujtohet se ai më tha ose duhet ta martosh bijën time ose të dërgoj për njëzet vite në burg?

Po, më kujtohet edhe kjo. 

E dashur, tha ai me lot në sy, sot do të kisha dalë nga burgu.


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca


 

Keine Kommentare: