eca shpejt dhe me vendosmëri
por shumë ngadalë
ula të brendshmet tua
ndoshta edhe plot rrëmbim
nuk e di më
por më kujtohet si sot
se një burrë
gjysmë i veshur
cingëroi në derë:
„po merrnim frymë shumë thellë“
tha ai
disa minuta më vonë
u shfaq edhe një zonjë
gjysmëlakuriqe:
„po e nxirrni frymën jashtë me shumë pasion
…
thua se po liroheni nga ankthi“
shtoi ajo
u patëm kërkuar ndjesë;
ti nga shtrati
me një gotë vere në dorë
gjysmë e mbuluar
unë nga pragu
i mbështjellë me një peshqir
pastaj vazhduam disi të heshtur
disi me gazep
por në fund harruam
dhe „otë“ me „hëtë“ u përplasën në xhamat e djersitur
pasi u veshëm
pimë edhe nga një gotë
dhe i thamë njëri-tjetrit lamtumirë
ti gjete një tjetër
unë gjeta një tjetër
por morëm me vete përjetime tona
edhe gjëmimet
si kujtime
dhe nuk u takuam kurrë më
të kujtohen jehonat e ofshamave
ato ishin dhe mbetën vetëm tonat
Poezi tjera nga Lis Bukuroca tek amazon:
- Te amazon
- Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017
- Shtatë parimet e dashurisë, poezi
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen