Çfarë domethënë?
Togfjalëshi "paradoksi i marmelatës" ose "paradoksi i zgjedhjes“ (paradox of choice) i referohet një studimi që tregoi se një ofertë veçanërisht e madhe e llojeve të marmelatës, zvogëlon dëshirën e njerëzve për të blerë.
Kur ka shumë lloje, dallimet midis tyre bëhen të paqarta dhe klientët, nga frika se do merrnin një vendim të gabuar, parapëlqenin të mos blinin fare.Lyengar & Lepper (2000) hetuan këtë fenomen në një studim. Ata vendosën në Kaliforni tavolina ku me copa të vogla buke klientët mund të shijonin lloje të ndryshme të marmelatës.
Në një banak iu prezantuan klientëve gjashtë lloje të ndryshme për t'u provuar, në një tjetër 24. Nga klientët që kaluan pranë banakut me përzgjedhjen e madhe, 60 përqind shijonin të paktën një lloj, por vetëm 3 përqind e kalimtarëve blenë nga një kavanoz.
Literatura Iyengar, Sheena & Lepper, Mark (2000). Kur zgjedhja është demotivuese, Journal of Personality and Social Psychology, 79, 995-1006. (Stangl, 2022).
Pra shumë mundësi, shumë konfuzion!
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Çfarë na mëson kjo?
Një ofertë e madhe na tërheq, por edhe na dezorienton dhe na humb motivimin apo guximin për të marrë vendime. Kur kemi shumë alternativa truri duhet të konsumojë shumë energji dhe vendos të tërhiqet. Kur ofrojmë pak produkte, shitja është më e madhe, siç u dëshmua me marmelatën.
Një shembull tjetër që e kam lexuar dikur:
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen