24.06.2022

Si luftohen idetë negative?

Dhjetë hapa për të arritur te zeni*

Zen ndihmon të shkëputet njeriu nga shpërqendrimet e jetës së përditshme për të gjetur rrugën e kthimit te vetvetja. Një mënyrë për të arritur te zeni janë këto 10 sjellje, që duhet të zbatohen në jetën e përditshme:

 

1. Mos e krahaso veten me të tjerët

2. Mos bëj gara me të tjerët

3. Mos gjyko të tjerët

4. Mos u nervozo

5. Mos u pendo

6. Mos u brengos

7. Mos fajëso të tjerët

8. Mos u ndiej fajtor

9. Mos ki frikë

10. Qesh nga zemra të paktën një herë në ditë.  (Në mënyrë të veçantë, për paaftësinë për të zbatuar njërën apo disa nga ato parime të lartpërmendur.)


Zen ndihmon për të hequr qafe ndjenjat negative. Nëse i ke parasysh këto 10 pika në jetën e përditshme dhe nëse përpiqesh për të jetuar sipas tyre,  do të ketë një efekt shumë pozitiv në jetën tënde. Shumë nga sjelljet e mësipërme që duhet të shmangen janë programe të pavetëdijshme, që janë aktive te shumica e njerëzve. Ai program është njëra nga arsyet kryesore pse njeriu ndihet i dëshpëruar, apo pse vërshohet nga mendimet negative.  


Sjellje të tilla si krahasimi ose gara e vazhdueshme janë de facto gjendje e luftës ose e arratisje, që mund të ndikojë edhe rritjen e pulsit.


Zbatimi është gjëja më e rëndësishme në zen.


Një nga pengesat më të mëdha me të cilat përballen shumica e njerëzve është: ata lexojnë, informohen, por nuk veprojnë sipas asaj që u pëlqen teorikisht. Megjithatë, pa zbatimin e njohurive, atëherë dija e re është njohuri „boshe.“ Mu kjo është arsyeja pse një theks i madh i vihet zbatimit në zen. Arritja e zenit nuk ndodh brenda natës - ai është një proces i vazhdueshëm, që shpërblehet me lumturi të brendshme.


Arma përfundimtare kundër mendimeve negative është një proces i ndërgjegjësimit personal. Investo në veten tënde, thithi njohuritë e reja, mëso teknikat dhe puno për veten tënde.


*Zen Budizmi ose zen (çan kinezisht, thiền quhet në Kore,) por edhe cen, është një vazhdimësi e Mahajana-Budizmit, që ka origjinën nga Kina e shekulli V para erës sonë, në të cilin ka ndikime të mëdha të daoizmit. 

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca


Keine Kommentare: