07.07.2022

Kemi shkolla, por jo dije*

Paguhet një armatë arsimtarësh, që ua mëson fëmijëve alfabetin, por jo gjuhën. Diku-diku, as krejt alfabetin.

Kemi një armatë arsimtarësh, që u japin informata fëmijëve, por jo edukatë, jo dije.
Kemi një alfabet, që ka 26 shkronja, por gënjejmë fëmijët se i ka 36, edhe pse janë 36 fonema, por jo 36 germa.
Kemi një himn mashkullor, plagjiat, por gënjejmë nxënësit se e ka shkruar Asdreni.
Jemi patriotë të mëdhenj, por urrejmë krimin e huaj, kriminelët tanë i durojmë edhe në pozita.
Kemi policë, që bashkëpunojnë me krimin dhe paguhen nga taksapaguesi.
Kemi gjykatës, që shesin vendimet gjyqësore dhe paguhen nga taksapaguesi.
Kemi dhe politikanë kriminel, që vjedhin popullin
dhe kemi popull, që shpreson se një ditë do të përparojë, edhe pse di mirë se nuk kemi shkolla, ku edukohet njeriu, e as shtet që kujdeset për të mirën publike, por për të veten...
Pra kemi shkolla, që merren me improvizime, arsimtarë, që nuk e flasin shqipen dhe duhet të notojnë nxënës për gjuhën shqipe; kriminel me uniformë policore, kriminel, që punojnë në gjykatë dhe politikanë kriminel, që administrojnë krimin.
Kjo gjendje ka krijuar një filozofi mbijetese, ku turpi dhe fytyra nuk ekziston, por me rëndësi është përfitimi sa më i madh...

*Shkruar më 06 korrik 2015

Keine Kommentare: