“Le të përpiqemi të jetojmë me dinjitet dhe t’i lëmë budallenjtë të thonë çfarë të duan.”
"Ne duhet të bëjmë një ekzaminim të gjatë të ndërgjegjes para se të mendojmë për të kritikuar të tjerët."
“Ajo vdiq nga katër mjekë dhe dy farmacistë.”
"Dashuria e vërtetë është ajo që nuk fal asgjë."
„Gati të gjithë njerëzit vdesin nga barnat e tyre dhe jo nga sëmundjet e tyre.“
„Mund të keni njëqind cilësi të mira, por njerëzit do të ju shohin gjithmonë nga ana më e shëmtuar.“
"Dashuria është shpesh fryt i bashkëshortësisë.“
"Gjërat kanë vetëm vlerën që ne u japim atyre.“
"Më shqetëson më shumë kur takoj njerëz me moral të ulët, të padrejtë ose egoistë sesa kur shoh majmunë të djallëzuar, ujqër të egër ose shkaba të pangopshme.“
“Jepini vetes alternativa. Gjithmonë është më mirë të jesh i martuar sesa të jesh i vdekur.”
"Sa më shumë të duash dikë, aq më pak i bën lajka.“
"Xhelozi do shumë, por ai që nuk është xheloz do më mirë.“
“Të shkruash është si të bësh prostitucion. Fillimisht e bën për dashuri, pastaj për disa miq të ngushtë dhe më pas për lekë.”
“Po, jua kam thënë tashmë, këtu në Paris pikësëpari e varin një njeri dhe më pas ia bëjnë procesin gjyqësor.”
„Ai duhet të ketë vrarë shumë njerëz për t’u bërë kaq i pasur.”
“Njerëzit e rangut të lartë dinë gjithçka pa mësuar asgjë.”
“Nuk mbajmë përgjegjësi vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që nuk bëjmë.”
"Prova e madhe e dashurisë është t'i bindesh vullnetit të gruas që do.“
“Unë e kam drejtësinë në anën time, por e humbas kauzën.”
"Bota, Agnes e dashur, është një biznes i çuditshëm.“
“Librat dhe bashkëshortësia nuk shkojnë mirë mes vete.”
"Vdiset vetëm një herë, por për një kohë të gjatë!“
"Bishat nuk janë aq bisha sa mendohet.“
Jean-Baptiste Poquelin i njohur si Molière (1622 - 1673) ishte një aktor, komedian, drejtor teatri dhe dramaturg francez. Ai ishte njëri nga klasikët më të mëdhenj që e bëri komedinë një zhanër të barabartë me tragjedinë. Mbi të gjitha, ai e ngriti teatrin e kohës së tij në një forum diskutimi mbi sjelljen e përgjithshme të njerëzve në shoqëri.
Nga frëngjishtja Lis Bukuroca
Në portret Molier, mendohet se është vepër e Pierre Mignard-it
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës
- Ngjyrat e dashurisë
- Shtatë parimet e dashurisë
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen