13.07.2022

Na mësonin për të luftuar, jo për të fituar

“Nëse njerëzit nuk dinë të shkruajnë mirë, nuk dinë të mendojnë mirë, dhe nëse nuk dinë të mendojnë mirë, të tjerët do të mendojnë për ta.” George Orwell


Mendësia fisnore predikonte flijimin, 
tragjedinë,
ajo udhëzonte herë vrasjen, 
herë vdekjen, 
sepse jeta mund të gjykohej edhe si faj

Nëse na sulmonte një i krisur, 

aty për aty duhej të bëheshim më i krisur se i krisuri, 

përndryshe do të na konsideronin frikacak, 

joburrë ose hiçburrë


Neve na mësonin për të ruajtur fytyrën, 

gjersa faktikisht me veprën që duhej ta bënim, 

me shpagimin, 

humbej pikërisht ajo, 

aty për aty edhe sedra


Neve na mësonin hakmarrjen,

ku jeta shkëmbehej me burgun pasi që njeriu bëhej vrasës


Nëse ne vdisnim duke mbrojtur fytyrën, 

humbja e jetës, 

pra vdekja jonë, 

quhej trimëri dhe guxim


Nëse humbej fytyra, 

ishte turp të jetohej


Nëse vdiste dikush duke e mbrojtur fytyrën, 

i këndonin këngë, 

sepse ishte bërë idiot dhe e  kishte humbur jetën duke u përpjekur për t’ia marrë dikujt, 

për t’u mburrur dikush me të, 

zakonisht njeriu që thirrej baba


Unë kam parë njeri, i cili mburrej pse djali i ishte burgosur

Unë kam folur me burrë, i cili krenohej me krimin e djalit

Unë e kam parë në sy atë njeri, 

që kishte vështrimin e ftohtë si varri, 

pa dhembshuri

dhe, unë e konsideroja atë gjallesë njeri, 

por kurrë jo baba


Babai nuk mëson djalin të bëhet vrasës

Ati nuk mëson djalin të burgoset

Babi nuk mburret me djalin e humbur...



 TEK AMAZON


 TE LULU


Keine Kommentare: