13.07.2022

Përkulem, por nuk thyhem, Jean de La Fontaine

  • „Përkulem, por nuk thyhem.“
    „Një person shpesh e takon fatin  në rrugën që mori për ta shmangur atë.“

    „Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm.“

    „Dashuroni, dashuroni, gjithçka tjetër është e pavlerë.“

    "Koha dhe durimi mund të bëjnë më shumë sesa forca ose zemërimi.“

    “Bukuria na tërheq, ne e përçmojmë të nevojshmen; dhe gjërat e bukura shpesh janë shkatërrimi jonë.”

    “Imagjinata na dominon më shumë se realiteti”.

    “Ia falim të gjitha gabimet vetes dhe asnjë të tjerëve.”


    “Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, është ligji i natyrës.”

    "Nga tre, gomari më i madh nuk është ai që mendohet.“

    “Çdo pushtet është i dobët, me kusht që të mos jetë i bashkuar.”

    "Dashuri, dashuri, çfarë skllavërie dashuria.“

    “Hiri, edhe më i bukur se bukuria.”

    “Është e pamundur të kënaqësh gjithë botën dhe babain.”


    "Ne nuk besojmë në të keqen derisa ta shohim atë."

    „Duke e dashur të tërën, lakmia humb gjithçka.“

    "Arsyeja e më të fortit është gjithmonë më e mira."

    "Simbol i mosmirënjohësit nuk është gjarpri, është njeriu.“


    “Kujdes, sa të jetosh dhe mos gjyko njerëzit nga pamja e jashtme.”.

    "Barku i uritur nuk ka veshë.“

    “Të gjitha mendjet e botës janë të pafuqishme përballë çdo marrëzie, që është në modë.”

    Njeriu e njeh universin, por nuk e njeh vetveten.“


    Jean de La Fontaine (1621- 1695) konsiderohet në Francë si njëri ndër klasikët më të mëdhenj dhe disa nga fabulat e tij janë ende të njohura për çdo nxënës francez sot.


    Nga frëngjishtja Lis Bukuroca


    LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON


    LIBRA TE LULU

Keine Kommentare: