14.07.2022

Mendime të Georg Orwell-it, që vlejnë edhe sot (I)

1. Do të jeni boshë. Ne do t'ju shtrydhim derisa të bëheni bosh dhe pastaj do t'ju mbushim me vetveten tonë. 

2. Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen. Ai që kontrollon të tashmen kontrollon të kaluarën. 

3. Në një kohë mashtrimi, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar. 

4. Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi.

5. Sa më shumë që një shoqëri të largohet nga e vërteta, aq më shumë do t'i urrejë ata që e përmendin atë.


6. Big Brother po ju shikon. (Big Brother is watching you.)

7. Mënyra më efektive për të shkatërruar njerëzit është t’u mohohet atyre dhe t’u fshihet mënyra sesi ata e kuptojnë historinë e vet.

8. Nëse liria vërtetë ka një kuptim, atëherë ajo është e drejta për t'u thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.

9. Nëse njeriu dëshiron të ruajë një  sekret, atëherë ai duhet ta fshehë atë edhe nga vetvetja.


10. Ka raste kur më mirë është të luftohet dhe humbet sesa të mos luftohet fare. 

11. Shenja dalluese e njeriut është dora e tij: instrumenti me të cilin ai bën të gjitha të këqijat.

12. Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.

13. Mënyra më e shpejtë për t'i dhënë fund një lufte është humbja e saj.


14. Në moshën 50-vjeçare, të gjithë kanë fytyrën që meritojnë.

15. Pushteti nuk është mjet, ai është qëllim.

16. Ndoshta një person vdes përnjëmend kur truri i tij ndalon së punuari, kur ai humb aftësinë për të pranuar një ide të re.

17. Të gjitha tiranitë sundojnë me mashtrim dhe dhunë, por pasi mashtrimi të zbulohet, ato duhet të mbështeten vetëm në dhunë.


18. Asgjë nuk ishte e jotja përveç pak centimetrave kub në kafkën tënde.

19. Mendimi se  arti nuk duhet të ketë asnjë lidhje me politikën është në vetvete një qëndrim politik.

20. Lufta nuk është menduar të fitohet, është menduar për të zgjatur. 


George Orwell (1903 - 1950) ishte një shkrimtar, gazetar, eseist, aktivist dhe kritik letrar britanik. 

Nga gjermanishtja LB

Keine Kommentare: