10.05.2023

Necronomicon - libri që nuk egziston

Shkruan Brunilda Ternova 

Necronomicon është një nga shembujt më të famshëm të pseudobibliumit, pra libra që nuk janë shkruar kurrë dhe jo realë, por të cituar sikur të ishin libra të vërtetë që ekzistojnë në të vërtetë. Nëse keni lexuar Howard Phillips Lovecraft, me siguri në tregimet dhe romanet e tij do të keni hasur aty-këtu edhe në Necronomicon - një pseudobiblium mbi magjinë e zezë shkruar gjasme nga njëfarë Abdul Alhazred, një "arab i çmendur”.

Është një mjet narrativ i krijuar posaçërisht nga Lovecraft për t'i dhënë më shumë gjasa romaneve të tij, gjë që tregon një talent të madh letrar-artistik. Më pas, edhe shkrimtarë të tjerë filluan ta përmendin atë në tregimet e tyre horror ose fantashkencë, duke krijuar një lojë të vërtetë intelektuale në imagjinatën kolektive. Në fakt, shumë lexues e kishin marrë seriozisht ekzistencën e këtij libri - dhe ende sot ka disa që besojnë se ai është i vërtetë -, aq sa vetë Lovecraft, në një moment të caktuar, u detyrua të specifikonte disa herë se ky libër nuk ekzistonte dhe se ishte shpikja e tij. 


Lovecraft, në një letër, shpjegon se titulli i ishte shfaqur në ëndërr dhe se kuptimi ishte Përshkrimi i Ligjeve të të Vdekurve (ose qeverisja e të Vdekurve ), marrë nga fjalët nekros (kufomë), nomos (ligj) dhe eikon (imazh, përshkrim). Hipoteza të tjera flasin për Zakonet e të Vdekurve, Udhëzues për tokën e të Vdekurve ose Libri i Ligjvënësit të Vdekur. 


Një mik dhe redaktor i Lovecraft, August Derleth, argumentoi se titulli rrjedh nga Astronomicon Libri i poetit Marcus Manilius.


Kronologjia e librit e shpikur nga Lovecraft

• 730: Arabi i çmendur Abdul Alhazred shkruan librin Al Azif ( Necronomicon në versionin grek) në Damask.

• 950: Murgu ortodoks Theodore Philetas në Konstandinopojë përkthen Al Azif në greqisht duke i dhënë titullin Necronomicon .


• 1050: Patriarku Michael urdhëron që të gjitha kopjet greke të shkatërrohen, ndërsa teksti origjinal arab zhduket në ajër.

• 1070: Theophylact përkthen përsëri Al Azif në greqisht.

• 1228: Olaus Wormius e përkthen librin në latinisht, duke u nisur nga teksti grek.

• 1232: Papa Gregori IX urdhëron të shkatërrohen të gjitha kopjet greke dhe latine të Necronomicon.


• Shekulli i 15-të: prodhohet një botim gjerman me karaktere gotike, duke filluar nga përkthimi latin.

• 1472: Një botim i Lyons mbërrin në frëngjisht, bazuar në përkthimin latin nga Olaus Wormius.

• 1550: vjen edhe një botim italisht, duke u nisur nga teksti greqisht.

• 1580 ose 1586: Mbërrin përkthimi në anglisht i latinishtes Necronomicon , nga John Dee dhe Edward Kelly (në fragmente dhe të pashtypura).


• 1598: Një tjetër version anglisht i tekstit latin mbërrin, këtë herë nga Baroni Frederick I i Sussex. Titulli ndryshon në Cultus Maleficarum , por njihet më mirë si Dorëshkrimi i Sussex.

• 1622: Mbërrin botimi i fundit spanjisht i përkthimit latin.


Nuk dihet saktësisht se nga cilët libra është frymëzuar Lovecraft për Necronomicon- in e tij, mendohet se nga Celësi i Solomonit dhe nga Piactrix , një tekst magjik arab i shekullit të 12-të. Në vitin 1941 Philip Duchesne, një tregtar antikitetesh në Nju Jork, e përfshiu atë në katalogun e tij, duke vendosur gjithashtu një çmim prej 900 dollarë. 


Në 1953, Arthur Scott, një gazetar, tha se Necronomicon ishte shkruar në fletë të bëra nga lëkura e njeriut, të marra nga njerëzit e vrarë nga magjia. Që atëherë, referencat për këtë tekst u shfaqën në disa katalogë, duke përfshirë atë të Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Kalifornisë.


Për t'i komplikuar gjërat, në vitet 1960 Lyon Sprague De Camp, në Irak blen një dorëshkrim të çuditshëm me shkrime të pakuptimta, por që ishte një fallco. Me pak fjalë, një mashtrim, por De Camp e publikon sikur të ishte Necronomicon i vërtetë , duke shtuar detaje të tjera për t'i dhënë më shumë vërtetësi.


Necronomicon pati aq shumë rezonancë sa u shfaq në forma të ndryshme në filma të ndryshëm, duke përfshirë serialin The House of Sam Raimi , me referencë të veçantë për Army of Darkness dhe në disa video lojëra, duke përfshirë historikun Alone in the Dark dhe në Call of Duty , me emrin Kronorium .


Necronomicon është shembulli me i mire i një pune të shkëlqyer maketingu që mban gjallë akoma edhe sot imagjinatën dhe fantazitë më të shfrenuara të lexuesve. 


“Nëse legjenda e Necronomicon vazhdon të rritet, njerëzit do të përfundojnë duke e besuar atë dhe do të më akuzojnë për falsifikim kur të tregoj origjinën e vërtetë të gjësë!”- H.P. Lovecraft (cituar në Harms dhe Gonce, 47)

Keine Kommentare: