Përshkallëzimi në Kosovë
Gazeta gjermane taz: „Intriganti quhet Vuçiq“
Forcat serbe sërish po i vënë zjarrin Kosovës. Është e pakuptueshme që përfaqësuesit e BE-së, madje edhe diplomatët gjermanë nuk marrin një qëndrim të qartë.
Nuk ishin njerëz të vegjël të gjelbër si ata gjatë pushtimit të Krimesë në vitin 2014 ata që ishin përgjegjës për të shtënat e fundit në Kosovë. Nuk është ende e qartë nëse sulmi është kryer nga kriminelë vendas apo nga agjentë të shërbimit sekret serb të maskuar. Ajo që është e qartë, megjithatë, është se Serbia edhe një herë po e përkeqëson situatën në Ballkan, në Kosovë.
Ka sërish të vdekur. Emocionet nacionale po hallakaten sërish. Dhe përsëri, BE-ja në veçanti, nën negociatorët Miroslav Lajcak dhe Josep Borrell, po tregojnë një anim pro-serbe që thjeshtë nuk mund më të kuptohet. Ai që flet me muaj se kosovarët nën Albin Kurtin janë trazuesit në Ballkan dhe nuk e sheh se kjo inkurajon palën serbe të përdorë masa gjithnjë e më të ashpra për të arritur qëllimet e tyre, ai njeri nuk mund të ndihmohet.
Intriganti i vërtetë quhet Aleksandar Vuçiq dhe është president i Serbisë.
Ai i ndjek qëllimet e tij me zell, pa asnjë vullnet për kompromis. Kompromisi do të thotë dobësi për të. Ai nuk dëshiron të pranojë se strategjia e tij për themelimin e komuniteteve serbe në Kosovë si asociacion të komunitetit dhe megjithatë mosnjohjen e Kosovës po dështon. “Atyre që besojnë se Serbia do ta njohë Kosovën”, u përgjigjet ai, “se ne nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës, edhe nëse na vrisni të gjithëve”.
Vuçiq mund të rezistojë gjatë dhe i sheh diplomatët europianë si asgjë më shumë se idiotë të dobishëm, të cilët mund t'i mbajë dhe përdorë derisa të vendoset lufta në Ukrainë. Nëse fiton Rusia, ai fiton edhe në Kosovë. Edhe në një Evropë të Orbanëve dhe radikalëve të djathtë, ai do të kishte një shans për të pohuar pozicionin e tij. Por edhe në Europën e demokracive liberale ka rryma dhe diplomatë që e ndihmojnë atë. Edhe në Gjermani, pozicioni duket se nuk është i qartë. Më shumë se kurrë, nevojitet qartësi ndaj të gjithë Putinistëve dhe autokratëve.
Erich Rthfelder është korrespondent i tazit në Evropën Juglindore, jeton në Sarajevë dhe Split. Pasi studioi histori dhe politikë në Mynih dhe Berlin dhe qëndrime kërkimore në Amerikën Latine, ai erdhi në taz në vitin 1983 si redaktor i Evropës Perëndimore dhe Lindore. Duke punuar si reporter lufte në ish-Jugosllavi nga viti 1991, ai tani përpiqet të kontribuojë në mirëkuptimin e njerëzve në këtë fushë si korrespondent, gazetar dhe kineast.
Librat e fundit: Kosova - historia e një konflikti, Suhrkamp 2010, Bosnja në fokus, Berlin 2010, 2014 film dokumentar për të mbijetuarit e kampeve të përqendrimit në Prijedor 1992
https://taz.de/Eskalation-im-Kosovo/!5959661/
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen