A ka parajsë?
Natyrisht se ka!
Ku gjendet ajo?
Natyrisht se në kokat e njerëzve!
E pse?
Sepse duke e humbur parajsën këtu, ku realisht ekziston, shpresojnë t' u dhurohet pasi të bëhen kufoma!
Po a kanë trup pas vdekjes?
Jo, ata thonë se jetojnë si shpirtëra, si energji!
Po, a ha shpirti?
Jo, energjia nuk posedon trup fizik dhe nuk ndien uri dhe kënaqësi!
Çfarë të mira kanë bërë për njerëzimin ata që merituakan edhe një jetë?
Janë nënshtruar dhe kanë besuar!
Çfarë dobie ka njeriu nëse i luten mikrobet? Çfarë dobie ka zoti nga lutja dhe nënshtrimi i njeriut?
Kurrfare!
E kush përfiton nga besimi tij?
Kleri, kleri vetëm dhe askush tjetër!
Nëse zoti ka krijuar popujt dhe mbi 6.000 gjuhë, atëherë nuk i ka krijuar për t'i asimiluar ndonjë klerik me iluzionet dhe obsesionet e tija!
Zoti, nëse ekziston, atëherë është demokrat, sepse ai di se në Tokë janë më shumë se 10.000 besime fetare!
E vërteta është kjo: zoti nuk ka nevojë për njeriun për të përhapur religjionin. Kur ta dëshirojë atë, ka fuqi dhe mençuri t'ua instalojë vetë!
Është ofendim ndaj zotit nëse themi se ai nuk mund t'ua imponojë njerëzve religjionin, si edhe shqisat, si edhe jetën, si nevojat themelore, urinë, gjumin. seksin etj., por qenka i detyruar, të ndihmohet nga njeriu për të realizuar dëshirën e tij të madhe!
E nga kush të ndihmohet ai?
Nga ata që besojnë vetëm një libër! Po faktet?
Nëse ka një religjion që të bën jetën parajsë për së gjalli, besoje!
Nëse ta premton pas vdekjes, harroje!
Zoti i mençur kënaq të gjallët mbi dhe, jo skeletet nën dhe!
Zoti nuk është religjioz dhe as që brengoset çfarë religjione dhe sa religjione predikohen. Madje, edhe nëse çdo njeri krijon të vetin! Madje edhe kur në emër të tij besimtarët vriten në mes veti!
Pra, ose nuk është fetar, ose nuk ekziston!
Sikur të ishte fetar, do të kishim vetëm një fe!
Shkruar si aforizma më
02.07.2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen