22.04.2024

Ju flet Lucius Anneus Seneca (I)

"Qetësia shpirtërore është pasuri e vërtetë."
"Lumturia e vërtetë nuk varet nga kushtet e jashtme, por nga gjendja e shpirtit."

"Kushdo që shqetësohet vetëm për gjërat materiale nuk do të jetë kurrë në gjendje të ketë paqe mendore."

"Paqja e vërtetë shpirtërore vjen nga qetësia e brendshme, jo nga mungesa e problemeve të jashtme."

"Zemërimi është një formë çmendurie, një humbje e kontrollit mbi veten.”

"Ai që është viktimë e zemërimit është si një njeri që lufton kundër vetvetes"


"Zemërimi është një sëmundje e shpirtit që na bën skllevër të emocioneve tona."

"Nëse nuk dëshiron të zemërohesh me ndonjë njeri, duhet t'i falësh të gjithë, edhe njerizimit.” 

“Forca e vërtetë është të mbizotërosh emocionet e tua, të mos lejosh veten të dominohesh prej tyre.”


"Zemërimi është si një zjarr që shkatërron gjithçka që prek, përfshirë ata që e ndien atë."

“Virtyti i vërtetë është të dish të ruhet qetësia dhe arsyetimi në çdo situatë, edhe kur provokohet njeriu.”

"Lumturia e vërtetë nuk varet nga kushtet e jashtme, por nga gjendja e shpirtit." 

"Jeta është e shkurtër, arti është i gjatë, mundësitë ikin, eksperimenti mashtron, gjykimi është i vështirë."

"Pasuria e vërtetë është aftësia për të shijuar atë që ke.”

"Jeta është një gjë shumë e çmuar për t'u humbur në kotësi dhe shqetësime të padobishme.”


“Shumica e njerëzve, Paolino, protestojnë kundër koprracisë së natyrës, pse ne jemi sjellë në këtë botë për një thermi kohe, sepse ditët që na janë dhuruar kalojnë aq shpejt dhe dërrmues, saqë, me përjashtim të shumë pak njerëzve, të tjerët e braktisin jetën ndërsa bëhen gati për ta jetuar”. 


“Gjithçka, o Lucilius, është jashtë njeriut: vetëm koha është e jona. (…)”

“Nuk kemi pak kohë, por kemi humbur shumë. Jeta është mjaft e gjatë dhe e dhënë mjaftueshëm për realizimin e gjërave më të mëdha, nëse e gjitha do të përdorej mirë.”


“Është punë e një njeriu të madh, pa marrë parasysh gabimet njerzore,  të mos lejojë t'i hiqet asgjë nga koha e tij dhe jeta e tij është shumë e gjatë pikërisht sepse, pavarësisht nga kohëzgjatja, gjithçka ishte për të.”


"Lumturia është një dhuratë e një shpirti të lirë, të ngritur, të guximshëm dhe konstant, larg frikës dhe dëshirave, për të cilin e vetmja e mirë është ndershmëria dhe e vetmja e keqe pandershmëria, dhe gjithçka tjetër nuk është asgjë tjetër përveç një grupi të neveritshëm gjërash që nuk marrin asgjë dhe nuk i shtojnë asgjë lumturisë, e cila as nuk pakësohet dhe as nuk shtohet me ardhjen dhe ikjen e tyre”.


“Jo ai që ka pak, por ai që dëshiron më shumë është i varfër.”


Nga italishtja LB

Keine Kommentare: