01.07.2024

Sot gazetat për Ismail Kadarenë

Télérama, Francë: "Autori i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës. Ismail Kadaré ishte një etnograf sarkastik, romancier që alternonte groteskun dhe epikën. Ja tri arsye pse duhet rilexuar Kadarenë: 

1. Sepse lajmet nga Shqipëria janë të rralla

2. Sepse do të lexojmë një mësim historik magjepsës

3. Sepse Ismail Kadare është një shkrimtar i jashtëzakonshëm."

Nouvel obs: “Është një monument i letërsisë botërore që u shua.”


Ouest France “Vdiq të hënën më 1 korrik 2024, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, 88 vjeç, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës.” 


Le temps: “Autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, shkrimtari vdiq mëngjesin e së hënës në Tiranë.”


Liberation: “Monument i letërsisë që nga brenda denoncoi, nëpërmjet një vepre frytdhënëse, diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Ai vdiq më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare.


Radio France“Autori i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, Ismail Kadaré vdiq më 1 korrik 2024.”


Le Figaro: “Ai ishte në fakt shkrimtari më i njohur shqiptar në botë, duke kontribuar që nëpërmjet letërsisë të flitej për këtë vend të vogël të mbytur për gati gjysmë shekulli nga diktatori Enver Hoxha.”


LE SOIR be.: “Vdekja e Ismail Kadaresë, me shkrue për të rezistuar

Nga historia e Shqipërisë, vendlindja e tij ku u kthye pasi u largua prej saj, krijoi një epope universale.”


Sueddeutsche Zeitung: “Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare jetoi në një nga diktaturat më represive të historisë dhe dhe megjithatë krijoi letërsinë botërore.”


Tagesspiegel: “Ismail Kadare konsiderohet rrëfimtari më i madh i së shkuarës dhe së tashmes shqiptare.”

La reppublica: “U shua në Tiranë shkrimtari Ismail Kadare, autor i një vepre monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës dhe i konsideruar si autori më i madh shqiptar i shekullit të njëzetë dhe fillimit të mijëvjeçarit të tretë…” 

Corrierre della sera: “Edhe pse vinte nga vendi më i mbyllur, më i tiranizuar dhe më i varfër i Europës, shkrimtari dhe poeti shqiptar Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, kishte rrënjosur në veprat e tij një frymë me shtrirje universale, e cila i kishte dekretuar famë botërore me përkthime në rreth dyzetë gjuhë.”

Rainews: ”Lamtumirë Ismail Kadaresë, shkrimtarit dhe poetit shqiptar, dëshmitarit të regjimit komunist të Hoxhës

Shkrimtari dhe poeti shqiptar Ismail Kadare, i konsideruar si një nga autorët më të mëdhenj të Europës Lindore dhe autori më i madh shqiptar, i përkthyer në 45 gjuhë dhe fitues i çmimeve më prestigjioze letrare, vdiq sot në Tiranë nga një atak kardiak. Ai ishte 88 vjeç.”

La stampa: "Veprat e tij, duke përfshirë ato monumentale nën tiraninë komuniste të Enver Hoxhës, janë publikuar në Itali  në Itali nga “La nave di Teseo” dhe nga shtëpitë botuese të grupit Gems."                                                                                          


Përktheu dhe përshtati Lis Bukuroca   

Lamtumirë Kadare dhe faleminderit që na e bërë këtë jetë shumë më të këndshme dhe që na bëre krenar me identitetin tonë! Ju mund të largoheni, por kurrë nuk mund të vdisni! Thjeshtë nuk është e mundur.


Qosja locuta, causa finita

Keine Kommentare: