1. Talesi i Miletit, një nga shtatë të urtët e Greqisë së lashtë dhe një nga filozofët e parë, ishte i njohur për studimin e yjeve dhe të universit. Një ditë, ndërsa po ecte i përqendruar duke vëzhguar qiellin natën, ai ra në një pus.
Një grua trake, që po e shihte nga afër, shpërtheu në të qeshura dhe tha:
"Si mund të presësh të kuptosh misteret e qiellit,
kur nuk arrin të shohësh çfarë ke përpara këmbëve?"
2.
Kur Albert Einstein takoi Charlie Chaplin-in në vitin 1931, ai i tha:
“Ajo që admiroj më shumë te arti yt është universaliteti i tij. Ti nuk thua asnjë fjalë, dhe megjithatë e gjithë bota të kupton.”
Chaplin iu përgjigj:
(Nga rrjeti: nuk dihet me siguri nëse kjo ngjarje është e vërtetë apo një trillim i mëvonshëm, por dialogu mbetet një pasqyrim i mrekullueshëm i universalitetit të artit dhe kompleksitetit të shkencës.)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen