Ju që sot bashkëjetoni me sistemin kleptokratik, që është shndërruar në normë, dhe nuk ngriheni kundër tij për të ndërtuar një shtet të drejtë, nesër do të mbeteni vetëm – ashtu siç mbetën shumë prindër atje, që vdesin edhe për një gotë ujë, sepse s’kanë askënd pranë vetes.
Ju që e kritikoni me fjalë, por nuk e kundërshtoni me revoltë, nesër do t’i përcillni fëmijët tuaj me lot në sy – siç na përcollën neve – drejt emigrimit.
Mosveprimi juaj sot do të dëmtojë fëmijët tuaj nesër dhe, në fund, edhe ju vetë.
Fëmijët tuaj do të bëjnë dy javë pushim në vit, në vendin me dhjetë muaj verë, por një ditë ata nuk do të gjejnë më prindërit aty – do ta gjejnë shtëpinë bosh, do të gjejnë fqinj të huaj, që kanë blerë shtëpitë në vendin që televizioni ARTE në Gjermani e quajti parajsë.
Nga parajsa nuk iket!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen