„Jini krenarë që jeni gjermanë!“ – Elon Musk
Në vitin kur në Gjermani mbahej Kampionati Botëror i Futbollit, Franz Beckenbauer po udhëtonte me helikopter së bashku me disa gazetarë.
Teksa shikonte tokën nga lart, ai tha: “Sa e bukur është Gjermania!”
Një gazetar e pyeti: “A jeni krenar që jeni gjerman?”
Beckenbauer, i habitur nga pyetja, u përgjigj, përafërsisht kështu:
Nuk mund të jem krenar për diçka që nuk është rezultat i punës sime. Unë mund të jem krenar për arritjet e mia, për punën time dhe për rezultatet që kam arritur. Por jo për diçka që nuk e kam zgjedhur vetë.
Unë kam lindur rastësisht këtu, jam gjerman, por nuk mund të jem krenar për përkatësinë time etnike, sepse ajo nuk është një meritë apo arritje personale…
Mendimi i tij përfaqësonte një qasje racionale ndaj identitetit kombëtar. Ai fragment më ka ngelur në kujtesë qysh atëherë. Nga viti 2006. Ndërkohë, Elon Musk iu drejtua gjermanëve duke i ftuar të ndihen krenarë që janë gjermanë – pra, për faktin se kanë lindur në një familje gjermane.
Ky lloj nacionalizmi romantik ka shkatërruar Europën dy herë, duke shkaktuar vdekjen e qindra miliona njerëzve. Dhe, qindra mijëra në fund të shekullit në Ballkan!
Historikisht, ndjenja e krenarisë kombëtare është përdorur për të përligjur epërsinë ndaj të tjerëve: ata që nuk ishin gjermanë, ata që nuk ishin italianë, ata që nuk ishin francezë, serbë apo rusë, u vranë pikërisht sepse konsideroheshin “të gabuar”. Të mirë për masakrim!
Kjo është arsyeja pse Putini mburret sot me 600.000 të vrarë dhe të plagosur te rusët të vrarë dhe 700.000 të vrarë dhe të plagosur tek ukrainasit! E familjet që kanë rritur ata djem?! Si ndihen ato? E familjet që kanë rritur ata djem?! Si ndihen ato?
Tani, Elon Musk po e ringjall këtë krenari kombëtare dhe po e kthen Europën në gjysmën e parë të shekullit 20, në epokën e nacionalizmit romantik – një ideologji që do të na kushtojë shumë, ndoshta edhe me dëmtimin e rëndë të demokracisë liberale.
Vetëm pasi ta kemi humbur këtë të fundit, do të kuptojmë se çfarë kemi pasur…
Bota sot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen