17.01.2025

Thënie qesharake për fund të javës

Lexues i dashur,


Për këtë fundjavë, zgjodha dhe përktheva disa mendime nga gjermanishtja për t'ju dhuruar diçka që mund t'iu sjellë një buzëqeshje. Thëniet janë anonime dhe, si shumë të tjera, nuk kanë emër autori. Ju uroj një fundjavë të këndshme me plot gëzim! Lis Bukuroca


 "Ai që qesh i fundit, nuk e ka kuptuar kur duhej."

"Të gjithë njerëzit janë të zgjuar: disa para se të ndodhë diçka, disa pasi të ndodhë."

"Njeriu duhet të marrë lekë hua vetëm nga një pesimist – ai nuk e pret t’i kthehen."

„Meqenëse të zgjuarit gjithmonë dorëzohen, budallenjtë sundojnë botën."

"Mëso rregullat, që të dish si t’i shkelësh pa u vënë re."

"Receta për qetësi është shumë e thjeshtë: nuk duhet të mërziteni për gjërat që nuk mund të ndryshoni.“

"Me lekë mund të blesh shumë miq, por rrallëherë ndonjëri prej tyre e meriton çmimin e paguar.“

"Nëse dy njerëz mendojnë gjithmonë të njëjtën gjë, njëri prej tyre është i tepërt."

"Gjithmonë ka dy mendime: i imi dhe ai i gabuari.“


"Ndonjëherë është shenjë mençurie të sillesh si i padijshëm në çastin e duhur."

"Gjuha amtare quhet ‚Gjuha e Nënës' sepse etërve nuk u lejohet kurrë të flasin."

"Asnjëherë mos ngit makinë më shpejt sesa mund të fluturojë engjëlli yt mbrojtës."

"Një shqelm në prapanicë shpesh thotë më shumë se një mijë fjalë."

"Kushdo që zemërohet nga kritikat, pranon se i meriton ato."


"Vetëm kur je i shtrirë në një arkivol, e kupton se të kanë mashtruar për herë të fundit."

"Shumica e problemeve zgjidhen vetë. Vetëm mos i shqetëso!"

"Ai që zvarritet, nuk mund të bjerë në thua."

"Nëse dikush ka identifikuar një problem dhe nuk bën asgjë për ta zgjidhur, ai është pjesë e problemit."

"Sa më pak flokë të kesh, aq më shumë fytyrë duhet të lash."


"Gjëja kryesore është që unë jam mirë me shëndet dhe gruaja ime ka një vend të punës.“

"Është padyshim më mirë të jesh fshehurazi i zgjuar sesa hapur budalla!"

"Sidomos ata që janë në rrugën e gabuar shpesh sillen si demi në dyqanin e porcelanit."

"Një shok është ai që të do, edhe pse të njeh."

"Ata që flasin shumë, kanë më pak kohë për të menduar."


"Është gjithmonë e rëndësishme të shfaqesh i sigurt – pavarësisht injorancës së madhe që ke!“

"Vendimi më i gabuar është të mos marrësh asnjë vendim!"

"Kushdo që thotë A, nuk duhet të thotë B. Ai thjesht mund të pranojë se A-ja ishte gabim."

"Nëse nuk mëson asgjë, nuk mund të harrosh asgjë."

"Përtacia është arti i pushimit para se të lodhesh."


"Menaxhimi do të thotë: 10 persona paguhen për atë që 5 mund ta bënin më lirë, nëse do të ishin vetëm 3 prej tyre, dhe 2 të ishin të sëmurë."

"Një njeri i arsimuar është dikush që di ku të gjejë atë që nuk e di."

"Vetëbesimi: Aftësia për t'u ndier si një origjinal, edhe kur je një kopje e keqe."

"Gruaja e mençur i shkon burrit pas ku dëshiron ajo.“

"Jeta është një sëmundje. Ajo transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale dhe përfundon gjithmonë me vdekje."


"Kush dëshiron t’i realizojë ëndrrat, duhet të zgjohet prej tyre."

"Forma më e lartë e lumturisë është një jetë me një shkallë të caktuar çmendurie."

"Shumë njerëz mendojnë se zakonet e tyre janë rregullat bazë të botës."

"Bari nuk rritet më shpejt nëse e tërhiqni."

"Unë mund t'i rezistoj çdo gjëje – përveç tundimit."


"Për sa kohë kemi lirinë për të ëndërruar, ëndërrojmë se e kemi lirinë."

"Kush nuk bën gjë tjetër përveç të fitojë para, ai nuk ka fituar asgjë tjetër përveç parave."

"Në biçikletën e vjetër mësohet vozitja."

"Edhe në fronin më të lartë, njeriu ulet në prapanicën e vet."

"Më mirë të kesh jetuar shtrenjtë, sesa të kesh vdekur lirë."


"Çokollata nuk të bën të trashë, ajo thjesht të jep formë."

"Spontaniteti duhet të planifikohet me kujdes."

"Vetëbesimi: Aftësia për t'u ndier si një origjinal, edhe kur je një kopje e keqe."

"Nëse nuk mëson asgjë, nuk mund të harrosh asgjë."


"Gruaja e mençur i shkon burrit pas ku dëshiron ajo.“

"Më mirë të kesh jetuar shtrenjtë, sesa të kesh vdekur lirë."

"Nëse dëshironi të kuptoni vlerën e parave, përpiquni të merrni hua." – Benjamin Franklin


Keine Kommentare: