02.03.2025

Koha e pasigurt

Unë e përjetova sjelljen e Zelenskit si arrogante dhe naive: një njeri që lutet duhet të ketë një sjellje të butë, të shprehë përulësi dhe të përdorë një ton miqësor, jo polemizues. Zelensky, me gjuhën e tij trupore, tregonte se nuk pranonte argumente të tjera.


Sjellja e Trumpit nuk ishte ajo e një politikani. Në orën 19:00, sonte, Deutschlandfunk (radioja kombëtare gjermane) i quajti metodat e tij mafioze: ai përdor shantazhin, madje edhe ndaj aleatëve. Poshtërimin e Zelenskit e quajti „orkestrim i parapërgaditur“!


Unë mendoj se Trump do të ndikojë në bashkimin e Europës Perëndimore. Kjo e fundit po firmos marrëveshje tregtare me Indinë për të zëvendësuar tregtinë me SHBA-në. “Tregu më i madh në botë,” tha Ursula von der Leyen. Tarifat ndaj vendeve aleate do të shkaktojnë rritjen e çmimeve në SHBA dhe do të dëmtojnë edhe Europën.

Trump po kërkon kapitulimin e Ukrainës. Europa nuk do ta pranojë këtë. Një përçarje e madhe me aleatët do të ketë pasoja për të dyja palët.


Putini nuk guxon kurrë të përdorë armët bërthamore. Ai ka kërcënuar disa herë: “Nëse ndihmoni Ukrainë me këto apo ato armë, raketat tona do të mbërrijnë në Berlin, Paris dhe Londër për shtatë minuta.” Por nëse ai e bën këtë, pas disa orësh Moska do të zhdukej. Ai krekoset si Millosheviqi: një luftë psikologjike.


Ëndrra e tij është shpërbërja e BE-së dhe ndoshta edhe e SHBA-së. Ai fshehtas ka financuar Partitë neofashiste, Trumpi i mbështet hapur. Kombi i krijuar nga refugjatët, urren refugjatët! 

Për momentin, aleatët kanë telashe me Trumpin. Nëse ai vazhdon kështu, SHBA-ja do të ketë probleme serioze me Trumpin. Sigurisht revoltë. Amerika nuk është biznes privat i presidentit! 


Dhe, nuk është e drejtë të përjashtohen nga marrëveshja ata që me SHBA-të financuan mbrojtjen nga fashizmi rus! Ai shtet nuk mund të administrohet si një ndërmarrje private. Trump është një narcisist dhe megaloman. Urojt të mos e dëmtojë Kosovën. Ai urren të majtët. Adhuron ekstremistët e djathtë. Si Vuçiqi. Si Orbani. Si Putini….Kurti do të jetê në krizë. Nuk do të jetë i mirë në këto rrethana! Vjosa, po.

 

Trumpi kërkon ta bëjë Rusinë aleate, por me këtë qasje do të humbasë gati të gjitha vendet perëndimore—nga vendet Baltike deri në Zelandën e Re…


Uroj të mos vazhdojë kështu dhe të mos ndodhë ajo që shoh unë në ardhje e sipër.

Ps. Mbrëmë një profesor gjerman i shkencave politike tha: „Duhej të firmoste. Për të bërë gati infrastrukturën për mineralet, zgjat 4-5 vite. Trump nuk do të jetë më!


01.03.25

Keine Kommentare: