Me atë mendim Makiaveli udhëzon sundimtarët që, nëse drejtësia është në kundërshtim me interesin e tyre, ata duhet të zgjedhin forcën dhe manipulimin për të ruajtur pushtetin.
Chuck Schumer: "Trump dhe Vance po bëjnë punën e pistë të Putinit"
- Kombet që dikur dërguan refugjatë në kontinentin amerikan, Australi dhe Zelandën e Re, sot janë ngritur peshë kundër refugjatëve. Nga viti 2015 deri në vitin 2023, krimet e rënda kanë rënë me 6% në Gjermani dhe krimet e përgjithshme me 7%. Megjithatë, në popull dhe media paraqitet e kundërta. Një situatë e ngjashme ndodhi gjatë kohës së Millosheviqit, kur propaganda serbe përhapte gënjeshtra për "krimet shqiptare" ndaj serbëve.
- Kombet që i kanë mbushur muzetë me artefakte të vjedhura nga e gjithë bota, sot alarmohen kur një refugjat kryen një vepër penale.
- Kombet që kanë marshuar me tanke dhe ushtri në vende të huaja, duke vrarë njerëzit në shtëpinë e vet, sot shtiren si viktima.
- Europa po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje tregtare me Indinë, duke krijuar tregun më të madh në botë. Bota po ndryshon më shpejt sesa mund ta marrim me mend.
- Kur Trump fle, bota është më e sigurt.
- Në këtë situatë, Vjosa Osmani do të ishte një zgjedhje ideale për kryeministre të Kosovës. Por, meqë pushteti politik është një lloj droge, ajo nuk do të zgjidhet. Albin Kurti do ta ketë shumë të vështirë, sepse Trump adhuron radikalët e djathtë dhe urren të majtët. Rama është teoretikisht i majtë, Kurti është i majtë, ndërsa Vuçiçi është një ekstremist i djathtë.
- Berisha gati në çdo fjalim u dërgon gaditshmëri zvarritjeje Greqisë dhe Trumpit.
- Kosovës në këtë moment i duhet një koalicion i madh që mund të marrë vendime historike.
- Drejtësi nuk do të ketë, por do të imponohen dëshirat e të fortëve.
- Europa ose bëhet e zonja për veten, ose do të shpërbëhet. Nga kjo shpërbërje do të përfitojë Putini, ndërsa Perëndimi do të humbasë.
- Kosova duhet t’i afrohet Izraelit. Izraeli mund të na ndihmojë.
- Trump nuk e ftoi Zelenskyn për një marrëveshje, por për kapitullim. Mediat gjermane e cilësuan këtë si një shou të parapërgatitur për ta denigruar Zelenskyn para publikut amerikan. Megjithatë, shumica e amerikanëve vazhdojnë të mbështesin armatosjen e Ukrainës.
- Putini po fiton.
14. Bota është në krizë për shkak të Trumpit, nesër mund të jetë edhe Amerika. Trump synon një aleancë midis Amerikës dhe Rusisë.
13. Niçe, te 'Vullneti për pushtet', thotë se morali tradicional është krijuar nga të dobëtit për të kufizuar të fuqishmit. Prandaj, të fuqishmit nuk duhet të ndjekin këtë moral, por të ndjekin vullnetin e tyre për pushtet. Mbi këtë postulat po jetojmë tani.
Imazhi i gjeneruar me ideogram
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen