“Nuk ka asgjë më të keqe në botë se gratë e paturpshme, përveç ndoshta grave.” – Aristofani, Tesmoforiazuset, 411 p.e.s.
“Femra është një mashkull i mangët.” – Aristoteli, Fizika, shek. IV p.e.s.
“Burri është nga natyra sipëror, gruaja inferiore; i pari komandon, tjetra bindet; tek burri është guximi i vendimmarrjes, tek gruaja ai i nënshtrimit.” – Aristoteli, Politika, shek. IV p.e.s.
“Gratë parapëlqejnë të mos kuptojnë asgjë sesa të kuptojnë se janë gabim.” – Marcel Arnac
“Gratë, kur nuk dashurojnë, kanë krejt gjakftohtësinë e një avokati të vjetër.” – Honoré de Balzac, Onorina, 1844
“Për çfarë duhen gratë, që kur janë shpikur pjatat plastike?” – Rocco Barbaro
“Gjithmonë më ka habitur fakti që grave u lejohet të hyjnë në kisha. Çfarë bisede mund të kenë ato me zotin?”– Charles Baudelaire, Zemra ime e zhveshur, 1859/66
“Çfarë marrëzie të kërkosh barazi për gratë! […] Ato janë vetëm makina për prodhimin e fëmijëve.” – Napoleoni
“Inteligjenca, si infarkti, i kursen mjaft gratë…” – Gesualdo Bufalino, I keqardhuri, 1987
“Gratë janë kafshë thelbësisht budallaqe, por përqendrohen te mashkulli me aq përkushtim, sa shpesh arrijnë ta mposhtin atë kur ai mendon për diçka tjetër.” – Charles Bukowski, Ditari i një pleqnaraku të ndyrë, 1969
“Gruaja nuk është asgjë më shumë sesa disa fjalë të shkruara nga një djalosh në një tualet publik.” – Charles Bukowski
“Gratë nuk meritojnë mëshirë: ato janë tepër të lumtura duke qenë budallaqe dhe injorante, duke ia deleguar burrave edhe mendimin – ose grave të tjera, duke filluar nga nëna e tyre.” – Aldo Busi, Sodomi në trupin 11, 1988
“Gruaja, jashtë dashurisë, është e mërzitshme. Nuk di asgjë. Duhet të jetosh me një dhe të heshtësh. Ose të shkosh në shtrat me të gjitha dhe të veprosh. Gjëja më e rëndësishme është diku tjetër.” – Albert Camus, Ditaret
“Që kur i lejohet një gruaje të mohojë gjininë e saj, të bëhet burrë?… [Natyra] i tha gruas: ji grua. Kujdesi për fëmijërinë, punët e shtëpisë, preokupimet e ndryshme të mëmësisë, ja puna jote.” – Pierre Chaumette, fjalim, Paris, 1793
“Gruaja është një kafshë e paaftë për kulturë dhe mendim, dhe kur mundohemi të shpjegojmë këtë sterilitet duke sjellë rrethana historike, vetëm sa japim prova të injorancës më të thellë.” – Emil Cioran, Në kulmin e dëshpërimit, 1934
Nga italishtja Lis Bukuroca
Imazhi i gjeneruar me ChaGPT
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen