Unë nuk e konsideroj të mençur heqjen dorë nga udhëheqja e vendeve perëndimore.
Pa asnjë nevojë, po sulmon Europën, ndërkohë që përpiqet të përfitojë Rusinë. Po zëvendëson një treg me gati 500 milionë banorë për një tjetër me vetëm 150 milionë.
Domethënë, po humb një treg të përbashkët me BE-në dhe Kinën, me mbi dy miliardë banorë, për ta zëvendësuar me Rusinë!
Unë nuk shoh asnjë mundësi, asnjë arsye dhe asnjë logjikë që këto vendime ta ndihmojnë Amerikën!
Lufta tregtare do të vazhdojë dhe Amerika do të izolohet. Kërcënimet e Trumpit ndaj studentëve në protesta janë sjellje tipike të Putinit, fatkeqësisht.
Ndërkohë, Tesla e Muskut po shkon drejt rënies për shkak të mbështetjes së tij ndaj neo-fashistëve në Gjermani. Në disa vende, shitjet kanë rënë mbi 60%.
Amerika na ka mësuar të mos e duam racizmin, fashizmin, nacionalizmin ekstrem, diktaturën, homofobinë, mizogjininë, ksenofobinë dhe autokracinë.
Kjo nuk është Amerika.
Kjo nuk është demokracia që na e kanë mësuar amerikanët.
Kjo është autokracia e Putinit dhe Vuçiqit: manipulim, kërcënim dhe eliminim të kundërshtarëve!
Nëse e shohim nga ky këndvështrim, kthimi në autokraci është në ndërtim e sipër. A do ta pranojë këtë populli amerikan? Kam dyshime të mëdha. Në fakt, nuk e besoj. Politika nuk ndërtohet mbi urrejtje dhe emocione!
Megjithatë, destabilizimi i Amerikës nuk na konvenon – as neve si shqiptarë, as Europës, as vetë Amerikës. E vetmja që përfiton është Rusia. Herën e fundit në OKB, SHBA votoi njësoj si Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut. Këtu lexohet qartë drejtimi i politikave të Trumpit!
Tani ka nisur një luftë tregtare edhe me Kinën. Të largohesh nga miqtë dhe aleatët do të thotë të dobësosh veten, sidomos kur je në krye të tyre.
Nuk është vetëm Ukraina në rrezik, por ekziston edhe frika e madhe se si do të sillet ai ndaj Kosovës.
Duke parë faktet, pasojat dhe fituesit e mundshëm të kësaj situate, unë e dua Amerikën më mirë sesa Trumpi. Ashtu siç e kam dashur Gjermaninë më mirë se Hitleri – sepse unë nuk e kam dëmtuar kurrë.
Trumpin do ta ndalë vetë Amerika. Në pyetje janë muajt, jo vitet!
05.03.25
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen