Për të fituar 400 miliardë euro – sa ka Elon Musk – më duhet të punoj 33.333 vjet.
Jo me rrogë normale – por me 1 milion euro në muaj!
Domethënë mbi 30.000 euro në ditë.
Dhe prapë… më duhen 333 shekuj!
Pra, unë duhet t’ia kisha nisur punës:
• kur neandertalët ishin zhdukje e sipër,
• kur homo sapiensi zbriste cullak nga pema,
• dhe të dilja në pension… kur të vdesë Putini!
Në këtë “karrierë” historike, do të kisha:
• dëgjuar Thotin duke folur shqip,
• parë pellazgët duke ndërtuar barka,
• qenë i pranishëm kur u shkrua Epi i Gilgameshit,
• pirë çaj me Abrahamin në Kanaan,
• takuar Homerin në breg të Egjeut,
• diskutuar etikën me Budën nën hije të një peme,
• filozofuar me Sokratin në agorën e Athinës,
• debatuar me Aristotelin,
• shkëmbyer mendime me Pirron,
• ngritur dolli me Jul Cezarin, me Kleopatrën,
• parë Krishtin duke ecur mbi ujë – pa çorape,
• falënderuar Skënderbeun në Krujë,
• pirë kafe me Gjergj Fishtën, Shën Terezën, Rugovën, Kadarenë,
…dhe në fund, do takoja Edi Ramën, për të festuar integrimin në BE.
Dhe pas gjithë kësaj pune:
• epokë pas epoke…
• shekull pas shekulli…
…më vjen një email i thjeshtë nga banka:
“Llogaria juaj është mbyllur.
Sulm nga Rusia.
Ju keni: ZERO EURO.
Faleminderit për besimin.”
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen