– Unë, si besimtar, kam epërsi morale. Prandaj do të shpërblehem me xhenet. Ti... ju ateistët, apo me fe të gabuar... kënaqeni këtu, por nesër do digjeni në zjarr.
– Dhe pse, sipas teje, je më i moralshëm se ne?
– A nuk e sheh? Tradhti. Shthurje. Shkatërrim i familjes...
Liria e grave ka prishur moralin.
Barazia është kundër natyrës. Kundër Zotit. Kënaqësi të ulëta. Turp. Amoralitet.
– Pra, ti heq dorë nga këto “kënaqësi të ulëta” për një kënaqësi “morale” në parajsë?
– Po! Atje më presin shumë gra. Të bukura. Të nënshtruara. Të gatshme… në shërbimin tim.
– Gra pa vullnet?
Pa mendim?
Pa emocione?
Si lodra?
Si dhuratë?
Si trup pa zë, për përdorim?
Dhe ti e quan këtë shpërblim moral?
– Po! Është dhurata e Zotit për burrin besimtar. Prandaj këtu ruaj pastërtinë. Jetoj sipas ligjeve hyjnore.
pa të drejtë të thonë “jo”... robota të bukura që ekzistojnë për të kënaqur ty?
– Po! Ato janë të përkryera. Nuk kundërshtojnë. Janë për burrin e devotshëm. Si unë.
Që guxon.
Që më zgjedh.
Që e zgjedh.
Që mund të më thotë “jo”.
Që mund të më kundërshtojë.
– Ka dashuri! Shumë madje. Jo këtu… por atje!
– Të pret ferri!
– Nëse me qëndrimin tim plot moral e respekt për dinjitetin e njeriut, e meritoj ferrin… më mirë të digjem me gra të lira, sesa të sundoj mbi skllave pa shpirt, mbi robota humanoide…
Nëse kjo është e padenjë për parajsë... atëherë nuk dua të jem në parajsë.
ndërsa ndërgjegjja ime kërkon liri,
dashuri,
drejtësi,
barazi gjinore dhe përgjegjësi.
Sepse nuk ka ferr më të rëndë sesa humbja e tyre.
Sepse patriarkalizmi është ferri vetë...
Imazhi i sajuar me copilot micorosft
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen