Nëse ekziston ai, tashmë t’i ka dhënë të gjitha.
Falënderoje!
Duhet vetëm të kuptosh si t’i përdorësh
dhe të kesh guxim.
Ai nuk të jep më shumë sesa:
– jetën, për ta jetuar,
– mendjen, për të menduar,
– sytë, për të parë,
– veshët, për të dëgjuar,
– këmbët, për të ecur,
– duart, për të punuar,
dhe aftësinë për të zbatuar idetë.
E di që dikujt i mungon diçka,
por ti i ke!
Ngrihu dhe vepro!
Mos prit të të shërbejë zoti!
Ai nuk është as kamarier,
as argati yt! As Kryqi i Kuq!
Popujt që luten nuk zbulojnë asgjë —
sepse besojnë, nuk mendojnë,
sepse luten që të zbulojë dikush tjetër për ta.
Dhe ai tjetri bëhet zot i tyre…
edhe pse është veçse njeri!
Zoti sheh.
Sheh si ti përpiqesh ta keqpërdorësh,
sheh si përparon tjetri,
dhe nuk ndërhyn —
sepse ti nuk lutesh për të mjerin,
por vetëm për veten…
edhe pse i ke të gjitha!
Sepse ti nuk kërkon mëshirë.
As mirësi.
As dritë.
As drejtësi.
As barazi gjinore.
As dashuri!
Ti dëshiron vetëm pushtet.
Jo jetë.
Jo dashuri.
Jo barazi.
Jo drejtësi!
…
Nga përmbledhja me poezi, e pabotuar:
“Kush ia ndaloi zotit pendimin?”
Konobarica - kameriere
Imazhi i sajuar me copilot microsoft
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen