— “Po, jepu atyre nga një injeksion me informacione gjenetike dhe aktivizo protokollin ‘Majmun, ec në Dy Këmbë v1.0’.
Mos harro të shtosh edhe modulin ‘inteligjencë autonome biologjike’, se na duhet një krijesë që të qajë hallin e të tjerëve. Jo si tani që mendojnë vetëm për bananet e veta.”
— “Domethënë të bëhen kreativë dhe të mendojnë çfarë të duan vetë?” — pyeti Zoti.
— “Po! Sepse kemi nevojë për qenie që shpikin, dhe mbi të gjitha që ankohen pa pushim, edhe për motin! Më vonë do të pyesin ‘pse ekzistojmë?’… por ne nuk do t’ua mësojmë kurrë arsyen.”
Zoti u nis me injeksionin në dorë. Kryezoti mbylli laptopin hyjnor dhe tha:
— “Sot lançojmë Maj Mun sapiens v1.0 — me mundësi të integruara për drama të pafundme tokësore!”
Firmosur dhe vulosur nga Kryezoti i Pluriversit,
13 miliardë vite pas Shpërthimit të Madh
Imazhi me IA microsoft copilot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen