Edhe pse ishte i pranishëm, ai deklaroi se nuk i kishte dëgjuar thirrjet e huliganëve. Megjithatë, në vend që të dënonte qartë racizmin, ai shtoi një tjetër ofendim ndaj shqiptarëve, duke e quajtur incidentin edhe “ksenofobik”.
Territori që sot quhet Maqedoni dikur ishte pjesë e Dardanisë, e më vonë Vilajet i Kosovës dhe i Manastirit. Vilajete shqiptare. 'Ksenofob' mund të quhet një shqiptar nëse shfaq urrejtje racore ndaj sllavëve të ardhur, por kurrsesi një ardhacak ndaj vendasve.
Mbiemri “Mickoski” nuk përbën dëshmi për një identitet sllav. Etimologjikisht, ai mund të shpjegohet me fjalën shqipe mickojë (insekt), por jo me një fjalë sllave!
Identiteti që sot paraqitet si “maqedonas” është një konstrukt artificial politik i viteve ’60 të shekullit XX, i ndërtuar me vjedhje të historive të huaja, përfshirë atë shqiptare.
Prandaj, përpjekjet për të paraqitur shqiptarët si ardhacakë nuk janë vetëm shpifje, por përbëjnë edhe rrezik serioz për kohezionin shoqëror dhe mbijetesën e vetë shtetit.
Imazhi me Copilot
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen