17.12.2025

Skllav e bujk jashtë, Cezar në shtëpi

Nuk ishin vetëm pushtimet ato që ndaluan pëparimin gjatë 2000 viteve të fundit (të paktën për këto kemi njohuri më të qartë historike), por mbi të gjitha ata që ligjëronin, arsyetonin dhe rekomandonin nënshtrimin e gjysmës së popullsisë: grave.

Nënshtrimi dhe diskriminimi i nënave, grave, bijave dhe motrave kosiderohej qëndrim moral. Burrëri. Pra: shtypja, dominimi dhe posedim i njeriut më të afërmë!
Burrat — analfabetë, skllevër e bujq jashtë — brenda shtëpisë kishin pushtetin absolut. Ndiheshin mbretër në shtypjen e grave të tyre, duke pasur miratimin dhe mbështetjen e shoqërisë.
Skllav e bujk jashtë, Cezar në shtëpi!
Për fat, terri iku. Por drita, fatkeqësisht, ende pengohet. Madje, diku-diku fiket. Përsëri, burrat në veprim. Përsëri kundër anëtarëve të familjes. Në shtëpi. Te të tjerat jashtë nuk kanë pushtet.
Nënshtrimi u shërben atyre burrave si terapi për ndërtimin e sedrës së munguar, ndërsa dominimi i anëtarëve të u shërben si qetësues gjat mjekimit të komplekseve të veta.
Sot kemi gratë tona në majat e filozofisë botërore, Lea Ypi; në majat e inteligjencës artificiale, Mira Murati; në majat e muzikës botërore — Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha; në majat e politikës shqiptare, Vjosa Osmani; në majat e operës botërore, Ermonela Jaho; dhe shumë të tjera në fusha tjera, brenda vendit e në mërgim, në ngjitje e sipër.
Ato gra dhe mijëra të tjera ndriçojnë kombin dhe njerëzimin. Kthim prapa nuk do të ketë kurrë më.
Ne burrat gradualisht po kuptojmë se familja mbahet me dashuri, respekt e barazi, jo me anulimin e dinjitetit, lirisë me diskriminimin dhe e “moralshëm!”
… nëse unë gatuaj apo pastroj shtëpinë, nuk është ndihmë për bashkëshorten, por për veten, sepse ajo shtëpi është edhe imja.
Dashuria e fëmijëve dhe respekti fitohen e meritohen nga mirëtrajtimi i nënës së tyre. Nëse nuk e bën, fëmijët do të kenë mami, por jo babi. Do të harrojnë se kush ishe ti. Sepse në shtëpi ke dhuruar frikë, jo dashuri. Nënshtrim, jo respekt. Jo pse dije më shumë, por pse kishe më shumë forcë. Tani fëmijët do të kenë më shumë se ti dhe e zbatojnë moralin tënd ndaj teje!

Keine Kommentare: