22.01.2026

Kafshata e smirës

(Një poezi satirike për smirën politike)

Kafshatë që s’kapërdihet, or vëlla, është smira,

Kur me keqardhje i sheh takime e mira.

Kafshatë që të mbetet ty ngujuar në fyt,

Ulërin për ndihmë, asgjë nuk përtyp


Vështron Vjosën pranë Trumpit ulur,

Të vlon sedra, krenaria shkundur.

Disi picërrake t’duket bota e zvogëluar,

Nga vendi s’lëviz, ndihesh gozhduar.

Smira e ka emrin, ta lexon kushdo,

Në ballë ta gdhendi, s’ta fshin as koha, jo.

Kryetar tjetër deshe, sot mendja t’u bë dhallë,

S’e di si nesër a do i bësh zhgënjimit ballë.


E sheh Vjosën buzëqeshur me Trumpin sot,

Ndoshta e kupton: s’ishte ajo, por ti ishe kot.

Princeshën e pate, nuk e doje më kryetare,

O prano realitetin, ose ik, e qërohu fare!

Keine Kommentare: