„Është e lehtë të jesh i mirë. Është e vështirë të jesh i drejtë.“ (Victor Hugo)
„Bota është ajo katastrofë që e shihni, jo aq shumë për telashet që i kanë shkaktuar kriminelët, por për shkak të plogështisë së të drejtëve, që e vërejnë atë dhe qëndrojnë anash duke e vështruar.“ (Albert Einstein)
„Është vërtetuar se njeriu mund të mbijetojë tri ditë pa ujë, dy muaj pa ushqim dhe tërë jetën pa drejtësi.“ (Jan Sobotka)
„Aty ku ka shumë policë nuk ka liri.
Aty ku ka shumë ushtarë, nuk ka paqe.
Aty ku ka shumë avokatë nuk ka drejtësi.“ (Lin Yutang)
„Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.“ (Montesquieu)
„Jam dakord me Danten se vendet më të nxehta në ferr, janë të rezervuar për ata që, në një periudhë të një krize morale, ruajnë neutralitetin e tyre.“ (Martin Luther King Jr)
„Klithma e të varfërve nuk është gjithmonë e drejtë, por nëse nuk e dëgjoni atë, nuk do ta dini kurrë se çfarë është drejtësia.“ (Howard Zinn)
„Dihet se në këtë botë drejtësia blihet dhe shitet si shpirti i Judës.“ (Giovanni Verga)
„Drejtësia duhet të jetë një mburojë për të dobëtit dhe të pafuqishmit, jo një klub për të fuqishmit.“ (Anonime)
„Misri nuk mund të presë drejtësi nga një gjykatë e përbërë nga pulat.“ (Proverb afrikan)
„Mënyra më e mirë për të shfuqizuar një ligj të keq është që ai të zbatohet në mënyrë rigoroze.“ (Abraham Lincoln)
„Ka raste kur drejtësia dhe ligji janë kushërinj aq të largët, saqë as nuk flasin në mes vete.“ (Elis Râpeanu)
„Drejtësia pa forcë dhe forca pa drejtësi janë dy fatkeqësi të mëdha.“ (Joseph Joubert)
„Në procesin gjyqësor kundër pulës, dhelpra nuk duhet të jetë pjesë e trupës gjykuese.“ (Thomas Fuller)
„Drejtësia ushtarake i ka hije aq shumë drejtësisë, sa muzika ushtarake muzikës.“ (Groucho Marks)
„Mendja e njeriut sipëror është e familjarizuar me drejtësinë; mendja e njeriut mediokër është e familjarizuar me fitimin. (Konfuci)
„Bie shi mbi të drejtin dhe mbi të padrejtin; por mbi të drejtin më shumë, sepse i padrejti i vjedh ombrellën.“ (Charles Bowen)
„Ekzistojnë dy klasa burrash: klasa e drejtë dhe e padrejtë. Ndarja bëhet nga të drejtët.“ (Oscar Wilde)
„Është më mirë të rrezikohet e lirohet një fajtor, sesa të dënohet një i pafajshëm.“ (Voltaire)
„Drejtësia nuk lëviz me nxitim ... e ajo e zotit ka shekuj në dispozicion. (Umberto Eco)„Është më mirë të rrezikohet e lirohet një fajtor, sesa të dënohet një i pafajshëm.“ (Voltaire)
„Fjala hebraike për bamirësi "Cedakah" do të thotë thjesht "drejtësi" dhe siç sugjeron kjo, për hebrenjtë të japësh të varfërve nuk është një mundësi, por thelbësorja për të jetuar një jetë të drejtë. (Peter Singer)
„Drejtësia është ajo që i mungon botës, jo bamirësia.“ (Mary Wollstonecraft)
„Drejtësia është ajo që i mungon botës, jo bamirësia.“ (Mary Wollstonecraft)
„Nëse nuk respektohet drejtësia, çfarë janë shtetet atëherë, nëse jo banda të mëdha të hajdutëve?“ (Shën Augustini)
„Ligjet janë krijuar nga egoizmi, mashtrimi dhe lufta e partisë; ato nuk mund t'i shërbejnë drejtësisë së vërtetë.“ (Leon Tolstoj)
„Pse drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë kur ka aq shumë padrejtësi dhe aq të janë ndryshme në mes vete?“ (Guido Clericetti)
„Ligjet janë krijuar nga egoizmi, mashtrimi dhe lufta e partisë; ato nuk mund t'i shërbejnë drejtësisë së vërtetë.“ (Leon Tolstoj)
„Pse drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë kur ka aq shumë padrejtësi dhe aq të janë ndryshme në mes vete?“ (Guido Clericetti)
„Për shumicën e burrave, dashuria për drejtësi nuk është gjë tjetër veçse frika nga vuajtja e një padrejtësie.“ (François de La Rochefoucauld)
„Ka një mesazh drejtësie në çdo plumb që unë e shkrep.“ (Jorge Rebelo)
„Është e pamundur të jesh i drejtë nëse nuk je njeri.“ (Markese di Vauvenargues)
„Nuk maten në të njëtin kandar ofendimet që i shkaktojmë me ato që na bëhen neve.“ (Ezopi)
„Nga të gjitha virtytet, më e vështira dhe më e rralla është drejtësia. Për çdo person të drejtë, gjenden dhjetë të padrejtë.“ (Anonim)
„Drejtësia mund të arrihet për të tjerët, jo për veten.“ (Alfred Capus)
„Ata që kërkojnë drejtësi në parajsë nuk janë të vetëdijshëm se edhe atje, gjendet një karrocë e vogël dhe një karrocë e madhe.“ (Fabrizio Caramagna)
„Nëse ke frikë nga vetmia, mos u përpiq të jesh i drejtë.“ (Jules Renard)
„Kryevepra e padrejtësisë është kur ajo duket e drejtë pa qenë e drejtë.“ (Platoni)
...
Nga italishtja Lis bukuroca
...
Nga italishtja Lis bukuroca
.......................................
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen