28.02.2026

Komunikatë për publikun nr. 59 e gjysmë

Komunikatë për publikun nr. 59 e gjysmë
PDK, LDK, AAK

Populli i dashur,

Ne nuk do ta votojmë kurrë Vjosën për presidente.
As nuk do të rrimë në Kuvend për të dëmtua
r atdheun tonë të përvuajtur dhe shumë të dashur.

Pse?
Sepse ajo ishte e njëanshme, qytetarë të dashur: bashkëpunonte me kryeministrin, domethënë me njeriun e Serbisë. Antimerikanin!

Presidentja, siç e dimë ne, siç e dini edhe ju, duhet të jetë ose opozitë profesionale,
ose të mos flasë me askënd – as me qeverinë, as me opozitën. Idealja?
T’i shpërfillë të gjithë.
Neutrale, si Zvicra.
Madje edhe më neutrale se ajo dhe të mos merret fare me politikë.
As të mos jetë politikane.

Ne nuk e duam Vjosën presidente, sepse është tepër proamerikane.
Kjo, siç dihet, është shumë e rrezikshme për shtetin tonë të vockël.
Ne po luftojmë për ju, jo për vete, qytetar të dashur.

Pavarësia, sipas filozofisë sonë operative,
mbrohet duke u distancuar nga shtetet e fuqishme si Amerika, Kina e Rusia.

Vjosa i ka sjellë vetëm katër njohje Kosovës.
Më pak se një në vit. Ne do t’ia sillnim së paku 40.
Natyrisht, ajo nuk i ka bërë për Kosovën – por vetëm për të fituar mandatin e dytë.
Marre!

Ajo është takuar disa herë me Trumpin.
Jo që të përfitojë shteti i Kosovës, por për fushatë personale.
Për të fituar vetë. Për mandatin e dytë.

Madje, sipas filozofisë sonë të ngjeshur tripolare, PDK, LDK, AAK,
ajo e ka “urdhëruar” Trumpin të krijojë Bordin e Paqes.
Për të marrë pjesë ajo. Për mandatin e dytë.

E ka urdhëruar të ftojë Kosovën në Bordin themelues.
E ka urdhëruar pastaj ta ftojë në Uashington.
Për mandatin e dytë.

Ajo i ka dërguar një mesazh në celular dhe i ka thënë:
“Donald, thuaj: më telefono kur të kesh probleme me Serbinë!”
Pra, e ka manipuluar edhe aleatin tonë të madh. Edhe sekretarin e NATO-së.
Për mandatin e dytë.

Prandaj ne nuk do ta votojmë kurrë: ne po sakrifikohemi për Kosovën, për shtetin, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, për paqe – jo për vetveten si ajo. Afria tepër e madhe me Amerikën, mund ta nervozojë Serbinë dhe të na sulmojë.

Siç e shihni dhe siç e dini edhe ju, qytetarë të dashur, ajo punoi pesë vite vetëm për vete. Është edhe e korruptueshme dhe e korruptuar.
Prandaj ne nuk do ta votojmë kurrë.
As nuk do të qëndrojmë ulur në Kuvend, sepse do të luftojmë për ju.
Ju e meritoni.

Me refuzimin tonë kategorik, ne e shpëtojmë shtetin tonë nga armikja që, siç shihet,
i dashur hajvanat,
e kemi ende në krye dhe mbi krye.

Nënshkruar për PDK-në,
LDK-në dhe AAK-në nga:

Halla Bedrije,
Dada Lume dhe
Ramush Çakorri

Keine Kommentare: