Ne i deshëm si dy udhëheqës dinjitozë të Kosovës. U ndanë. Dhe pas çdo ndarjeje, dikush humb e dikush fiton.
Ka edhe të tillë që i gëzohen dobësimit të shtetit, sepse disa janë të gatshëm ta dorëzojnë për interesat e veta. Ata nuk duan shtet juridik, por shtet ku vetë qëndrojnë mbi shtetin.
Mbaroi një fazë që dukej ideale: kur njëri kishte suksese brenda, tjetra jashtë.
Imagjinoni një qerre të ngarku
ar me aq shumë thasë miell, sa vetëm dy kuaj mund ta ngjitin në kodër.
Por vjen njëri dhe thotë:
“Njërin kalë do ta zëvendësojmë me një gomar, sepse gomari e ndihmon më mirë kalin. Ky është shumë i fuqishëm dhe po e pengon tjetrin, majtas.”
Çfarë ndodh?
Qerrja ndalet.
Gomari mundohet, por nuk mundet.
Kali tjetër përpiqet, por vetëm nuk ia del.
Ndërkohë qerres i duhen edhe disa kilometra për të arritur në majë, ku katundi pret miellin.
Pranë qerres qëndrojnë tri veta: tre kryetarë fisesh. Shikojnë, por nuk ndihmojnë.
Sepse ata nuk mendojnë për katundin që ka nevojë për miell, por për veten, sepse miell kanë.
Ata nuk janë në gjendje të vendosin interesin e përgjithshëm para interesit të tyre.
Do të bëjnë polemika pranë qerres, do të kërkojnë të ndërrohet edhe kali tjetër dhe të merret edhe një gomar, por nuk do ta shtyjnë qerren përpara.
As nuk do të kërkojnë kthimin e kalit të larguar.
As nuk do të ndalen ta shtyjnë pak qerren, që të mos rrëshqasë në përroin poshtë.
Ata largohen. Presin që qerrja të thyhet, të bjerë në përrua, e pastaj të marrin aq miell sa munden; për të bërtitur më vonë nga fundi i përroit se ata e kishin ditur çfarë po ndodhte dhe se ata janë shpëtimi i qerres së ardhshme.
Ndërrimin e kalit nuk e priste askush.
Ai e bëri. Motivet ende nuk i dimë.
Ne i deshëm bashkë. Ata nuk u deshën bashkë.
Dhe ja ku jemi: pranë përroit, të gjithë krenarë dhe asnjë fajtor.
Shtetet rrallë bien nga pesha; më shpesh bien kur ndërrohen kuajt në mes të rrugës së vështirë. Para ngjitjes përpjetë.
Por:
Tri humbje, një fitore dhe ajo fitore e hidhur për ne.
Humbi Kosova, më shumë se ata të dy së bashku.
Dhe fitoi Vuçiqi mbi ata të dy dhe mbi Kosovën.
Ky është rezultati, tani për tani.
A mund të ndryshojë? Natyrisht. Nëse vendosin interesin e katundit para interesave të veta dhe e kthejnë kalin aty ku ishte.
Ky quhet kompromis në qytetërimin e sotshëm; në atë fisnor quhej humbje ftyre. Nderi. Ju mund të vendosni në cilin shekull dëshironi të jeni.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen