11.04.2026

Intervistë Bota sot

 “Zgjedhjet e reja nuk do të prodhojnë një rezultat që do të mundësonte zgjedhjen e presidentit“

Afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka vënë në fokus dialogun politik dhe marrëveshjet ndërpartiake. Përpjekjet e partive politike për të arritur një konsensus pasqyrojnë tensionet dhe interesat e ndryshme brenda skenës politike. Duke analizuar zhvillimet e fundit, pyetja që lind natyrshëm është: a është Kosova më afër zgjedhjes së një presidenti të ri, apo drejt një rruge të re zgjedhjesh të parakohshme parlamentare?

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti Lis Bukuroca, i cili u shpreh se, nuk kanë mbetur shumë kohë deri te përfundimi i afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe ende nuk ka kandidatë serioz për president.

Në këtë pikë, ai kritikoi Osmanin, për të cilën tha se po të ishte kandidate serioze do mbledhte 30 nënhkrime dhe nuk do priste që votat t’i vinin si në “pjatë”.

“Siç shihet nga jashtë, përpjekje serioze për zgjedhjen e kryetarit nuk ka. Kanë mbetur më pak se tri javë dhe ende nuk kemi një kandidat. Gjendja e krijuar, para së gjithash nga Kushtetuta, e cila përmban shumë kontradikta, ka prodhuar këtë stagnim.

Në Kosovë nuk ekziston një kandidat që do të mund t’i bashkonte të gjitha partitë mbi bazën e meritave dhe kontributit. Nëse do të kishte logjikë shtetërore, Vjosa Osmani duhej të rikandidohej dhe të votohej që në raundin e parë.

Situata globale është e pasigurt dhe mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet parësore për Kosovën.

Vjosa Osmani do të duhej të dilte, të siguronte 30 nënshkrimet dhe të paraqiste kandidaturën e saj; madje këtë mund ta bëjë edhe tani. Në rast mosvotimi, përgjegjësia do t’u mbetej të tjerëve. Një kandidat serioz nuk pret që votat t’i sillen në pjatë”, nënvizoi publicisti.

Krahas kësaj, Bukuroca tha se, zgjedhjet e reja nuk do ofronin zgjidhje për këtë bllokadë, derisa edhe partitë politike i sheh si tej mase të polarizuara, ku më shumë e shohin njëra-tjetrën si armike, se sa vetëm si kundërshtarë politikë.

Për këtë, ai beson se edhe nëse mbahen zgjedhjet, Kurti e Osmani do detyrohen të ulen dhe të bashkëpunojnë mes vete.

“Zgjedhjet e reja nuk do të prodhojnë një rezultat që do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit. Asnjë koalicion nuk mund të sigurojë mbi 80 deputetë. Shkuarja në zgjedhje është mungesë kompromisi.

Partitë janë aq të polarizuara, saqë e shohin njëra-tjetrën si armik, jo si kundërshtar. Frika nga humbja e pushtetit dhe interesat materiale, së bashku me militantizmin politik, bllokojnë çdo zgjidhje.

Edhe pas zgjedhjeve eventuale, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të detyrohen të ulen përsëri dhe të diskutojnë për një zgjidhje apo koalicion. Prandaj, është më mirë që këtë ta bëjnë sot, jo nesër, sepse në pyetje është shteti i Kosovës, jo interesat personale”.

Sipas tij, pa ndërhyrje nga ndërkombëtarët vështirë të arrihet kompromis mes partive politike.

“Nevojitet më shumë seriozitet dhe, mbi të gjitha, respekt ndaj shtetit, sepse pas shpine kemi një armik që armatoset çdo ditë dhe pret çastin e volitshëm për të sulmuar.

Partitë opozitare nuk përfitojnë nëse përpiqen ta nënshtrojnë qeverinë, kur populli është shprehur me votë se nuk i do ato as në qeveri, as në presidencë.

Duhet kompromis, por pa ndërhyrje nga jashtë ai vështirë se do të arrihet. Liderët nuk sillen si politikanë, por si bajraktarë. Para se të propozonin, duhet të pyesin: cili kandidat di, mund dhe ka ambicie për ta ndihmuar Kosovën”, vlerësoi ai.

Në fund, Bukuroca bëri një krahasim figurative, në mënyrë që të përcjell mesazhin e tij për gjithë situatën e krijuar për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Sa për ilustrim: imagjinoni që Kosova merr pjesë në një garë ndërkombëtare të këngës (Eurovision Song Contest) dhe ka mundësi të dërgojë Dua Lipën si përfaqësuese të veten.

Por partitë nuk pajtohen: PDK kandidon Ganimete Musliun, LDK Hykmete Bajramin dhe AAK Ramushin.

Dhe, me njërin prej tyre, presim fitore! Kjo është gjendja jonë! Për keqardhje!

Në vend që të zgjedhim kandidatin më të mirë, zgjedhim dikë që nuk ka as aftësi, as profil për atë përfaqësim. Pra, hiqet dorë nga Dua Lipa dhe zgjidhet dikush që di të këndojë vetëm kur bën dush.

Urime!

Kjo është gjendja me kandidaturën në vend të Vjosa Osmanit.

Nëse Albin Kurti ka motive të rëndësishme për të mos e kandiduar, ato duhet t’ia shpjegojë popullit; përndryshe, përgjegjësia bie mbi të”, përmbylli Lis Bukuroca për “Bota sot”.

1 Kommentar:

Elizabeth hat gesagt…

Nuk e besoja kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte derisa martesa ime pothuajse mbaroi plotësisht.
Burri im ndryshoi papritur. Burri që dikur më donte dhe më kujdesej për mua u bë i ftohtë, i distancuar dhe i zemëruar pa asnjë arsye. Ai pushoi së treguari interes për martesën tonë, më shmangu plotësisht dhe përfundimisht më kërkoi divorc. U shkatërrova sepse e doja vërtet burrin tim me gjithë zemër.
Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur ai më bllokoi kudo - WhatsApp, Facebook, Instagram - sikur të mos kisha ekzistuar kurrë. Qaja çdo natë duke menduar se çfarë kisha bërë gabim.
Një ditë, një mik i ngushtë më vizitoi dhe më prezantoi me një njeri shpirtëror të quajtur Dr. Dawn. Sinqerisht, në fillim isha skeptike, por vendosa t'i shpjegoja gjithçka sepse nuk kisha asgjë për të humbur.
Dr. Dawn bëri një lexim shpirtëror për mua dhe u shokova. Ai zbuloi sekrete rreth martesës dhe jetës sime personale që askush nuk i dinte. Çdo gjë që tha ishte 100% e saktë. Pastaj ai zbuloi se një grua tjetër i kishte bërë një magji burrit tim. Kjo grua e vizitonte shpesh dhe unë, budallallëk, besoja se kishte të bënte vetëm me punën.
Dr. Dawn më ndihmoi të thyeja magjinë dhe kreu një ritual të fuqishëm për rivendosjen e dashurisë për martesën time.
Për habinë time më të madhe, vetëm pak kohë më vonë, burri im më zhbllokoi vetë dhe filloi të më telefononte dhe të më dërgonte mesazhe të panumërta, duke më lutur ta falja dhe të kthehesha në shtëpi. Në fillim e injorova për shkak të dhimbjes që më shkaktonte, por ai përfundimisht u kthye në shtëpi me dhurata dhe lot në sy duke kërkuar një shans tjetër.
Sot, martesa jonë është më e fortë, më e lumtur dhe më paqësore se kurrë më parë. Dashuria midis nesh ndihet plotësisht e ripërtërirë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Dr. Dawn më vonë më ndihmoi me një ritual shtatzënie sepse kishim luftuar me vite për të pasur fëmijë. Brenda 8 javësh, unë ngjizja natyrshëm dhe sot jemi të bekuar me dy djem të shëndetshëm dhe të pashëm.
Do të mbetem përgjithmonë mirënjohëse.
Nëse keni nevojë për: Një magji dashurie për t'u ribashkuar me ish-in tuaj

. Ndihmë për rivendosjen e martesës
. Ritualet e shtatzënisë për të ngjizur
. Ndihmë shpirtërore për çështje gjyqësore ose rikuperim trashëgimie
. Udhëzim dhe mbrojtje shpirtërore
E rekomandoj shumë Dr. Dawn. Dëshmia ime është e vërtetë dhe lumturia ime sot është provë. WhatsApp-i i tij: +2349046229159

dawnacuna314@gmail.com