25.09.2007

Je shqiponjë apo pulë? - Kuptimi i jetës 6


Një njeri duke shëtitur gjeti një vezë të shqiponjës. Ai e mori atë me vete dhe  e la tek ato të pulës. Së bashku me to, pas një kohe, çeli edhe shqiponja. Shqiponja u rrit me to  dhe kaloi tërë jetën me pulat.
Ajo u mësua të shpurthë me kthetra, të hajë kokrra drithi dhe të kukurisë. Ndonjë herë fluturonte disa metra duke vepruar mu ashtu si po bënin edhe pulat. Prej vendi në vend.

Një ditë prej ditësh shqiponja pa një shqiponjë duke fluturuar në qiell me guxim e fisnikëri dhe pyeti pulën:
- “Ç´është ajo?”
- “Ajo është shqiponjë, mbretëresha e qiellit”, i tha pula. “Ti je mirëpo pulë dhe nuk mund të fluturosh.”
Shqiponja, e cila mendoi se ishte pulë, u kënaq me këtë përgjigje dhe  një ditë ngordhi  duke besuar se ishte pulë!

... jo mendjelehtësisë, mos beso se je pulë, mos ngordhë si pulë, çlirohu nga idetë fikse dhe bindjet e huaja të imponuara në shtëpi apo jashtë; nga kufizimet! Ji shqiponjë, ngjitu drejt qiellit, provo fluturim më të gjatë se pulat, ndoshta je shqiponjë! Për të ngordhur si pulë, nuk duhet shumë mençuri...Ne të gjithë mendojmë se e dimë se kush jemi, por ndoshta nuk jemi ata që mendojmë se jemi. E ç' ka nëse nuk jemi pulë, po shqiponjë? Nëse dëshirojmë ta dimë të vërtetën për veten, atëherë duhet të çlirohemi nga kufizimet dhe prangat. Ne të gjithë jetojmë brenda kufijve, që i kemi caktuar vetes, prandja merrni guximin dhe ngrihuni drejt qiellit...



Nga gjermanishtja
Lis Bukuroca

1 Kommentar:

Anonym hat gesagt…

Informata me rendesi, flm.