Një njeri duke
shëtitur gjeti një vezë të shqiponjës. Ai e mori atë me vete dhe e la tek ato të pulës. Së bashku me to, pas
një kohe, çeli edhe shqiponja. Shqiponja u rrit me to dhe kaloi tërë jetën me pulat.
Ajo u mësua të
shpurthë me kthetra, të hajë kokrra drithi dhe të kukurisë. Ndonjë herë
fluturonte disa metra duke vepruar mu ashtu si po bënin edhe pulat. Prej vendi
në vend.
Një ditë prej
ditësh shqiponja pa një shqiponjë duke fluturuar në qiell me guxim e fisnikëri
dhe pyeti pulën:
- “Ç´është ajo?”
- “Ajo është
shqiponjë, mbretëresha e qiellit”, i tha pula. “Ti je mirëpo pulë dhe nuk mund
të fluturosh.”
Shqiponja, e cila
mendoi se ishte pulë, u kënaq me këtë përgjigje dhe një ditë ngordhi duke besuar se ishte pulë!
... jo mendjelehtësisë,
mos beso se je pulë, mos ngordhë si pulë, çlirohu nga idetë fikse dhe bindjet e
huaja të imponuara në shtëpi apo jashtë; nga kufizimet! Ji shqiponjë, ngjitu
drejt qiellit, provo fluturim më të gjatë se pulat, ndoshta je shqiponjë! Për të ngordhur si pulë, nuk duhet shumë mençuri...Ne të gjithë mendojmë se e dimë se kush jemi, por ndoshta nuk jemi ata që mendojmë se jemi. E ç' ka nëse nuk jemi pulë, po shqiponjë? Nëse dëshirojmë ta dimë të vërtetën për veten, atëherë duhet të çlirohemi nga kufizimet dhe prangat. Ne të gjithë jetojmë brenda kufijve, që i kemi caktuar vetes, prandja merrni guximin dhe ngrihuni drejt qiellit...
Nga gjermanishtja
Nga gjermanishtja
Lis Bukuroca

1 Kommentar:
Informata me rendesi, flm.
Kommentar veröffentlichen