14.10.2007

Pas cigares së fundit

(Mushkëritë e duhanxhiut dhe jo duhanxhiut ) (Klikoni mbi foto për zmadhim)

Kështu përmirësohet trupi pas lënies së cigares

20 minuta pas cigares së fundit në trup ndodhin disa ndryshime organike, të cilat me vite vazhdojnë. Sipas të dhënave të Shoqërisë Amerikane për Kancerin, ndryshimi pozitiv pengohet dhe pezullohet edhe nëse tymosim vetëm një cigare ne ditë.

Çka ndodh në trup pas lënies së cigares ?

Pas 20 minutave
Shtypja e gjakut zbret në shkallën normale
Pulsi zbret në shkallën normale
Temperatura e trupit, duarve dhe këmbeve zbret ne normalen

Pas 8 orëve :
Karbondioksidi në gjak zbret në shkallën normale
Oksigjeni ne gjak ngrihet ne sasinë normale

Pas 24 orëve:Rreziku për infarkt nis të bie

Pas 48 orëve
Fundi i nervave fillon te rigjenerohet
Receptorët e shijes dhe erës punojnë me kapacitet te përforcuar

Pas 2 javëve deri ne 3 muaj:
Qarkullimi i gjakut normalizohet
Ecja behet më e lehtë
Kapaciteti i mushkërive përmirësohen për 30%

Pas 1 - 9 muajve:
Dobësim i kollitjeve, reduktohet mbyllja e vrimave te hundës si dhe frymëmarrja e shkurtër behet e thelle dhe gati normale
Frymëmarrja në mushkëri është e qetë, me e plotë dhe nis pastrimi i mushkërive, rreziku nga infeksionet reduktohet në masë të madhe
Energjitë trupore rriten në mase të madhe

Pas 1 viti:
Pamjaftueshmëria koronare ( insuficienca e zemrës ) bie për 50% dhe rreziku nga kjo sëmundje është për gjysmë më i vogël se sa te një duhanxhi.

Pas 5 viteve:
Rreziku nga kanceri ne mushkëri zvogëlohet për gjysme në krahasim me duhanxhinjtë qe tymosin 20 cigare në ditë.
Rreziku i vdekjes nga infarkti brenda 5-15 viteve arrin nivelin e joduhanxhiut.
Rreziku i kancerit në gojë, fyt dhe laring është përgjysmë me i vogël se sa te duhanxhiu

Pas 10 viteve:
Rreziku i kancerit në mushkëri arrin shkallën e joduhanxhiut
Qelizat parakanceroze eliminohen dhe zëvendësohen
Rreziku i kancerit ne gojë, fyt dhe laring, veshkë…etj, bie.

Pas 15 viteve:
Rreziku i pamjaftueshmërisë koronare ( insuficience koronare të zemrës ) është tani si te joduhanxhinjet.

Marre nga revista gjermane : “HÖRZU”
Përktheu: Lis Bukuroca

PS: mendohej se cigarja shkurton jetën mesatarisht 6 vite, studimet e fundit flasin për më pak. Për 12 vite mesatarisht shkurton jetën trashësia, dhjami...kjo ndoshta është arsyeja pse njerëz të trashë dhe shumë të moshuar nuk shihen nëpër rrugë...

1 Kommentar:

Anonym hat gesagt…

Ata qe e cmojne jeten, tani duhet te kuptojne se cka te ben ciarja