Serbia e sotme do të dëshmonte distancim cilësor nga politika e vete fashiste e poshtëruese njëshekullore kundër shqiptareve, vetëm nëse ajo e njeh shtetin e Kosovës. Jo e fundit! Pa njohur Kosovën ajo kurrë nuk do të pranohet në BE!
Narcizmi serb dhe terapia e gabuar
Perëndimi po përpiqet ta bindë Serbinë të pranojë pavarësinë e Kosovës duke i ushqyer asaj narcizmin,
duke thënë atë që dëshiron ta dëgjojë ajo për veten:
se është e madhe,
se është trime:
herë thonë se është vendi më i rëndësishëm në Ballkan,
herë se ka industri të zhvilluar,
herë se Serbia lidh lindjen me perëndimin(!),
por të gjithë me një qëllim:
ta zgjojnë atë nga kllapia nacionaliste,
nga obsesioni,
nga idetë fikse,
ta çlirojnë nga simptomat që ajo me vite thotë se vuan:
nga mania e persekutimit...
Ka njëqind vjet që shkreton nëpër Ballkan dhe nuk lejon popujt përreth të jetojnë të qetë, e me gjithë këtë, nuk e sheh të arsyeshme t´u kërkojë ndjesë fqinjëve, por sillet me nervozë dhe lufton për ta ruajtur:
statusin e së privilegjuarës,
e asaj që ka licencë për t´i terrorizuar të tjerët,
për t´i vrarë,
për t´i dëbuar
dhe pastaj në paqe:
e habitur,
e trishtuar,
e qetë,
thua se nuk ka bërë gjë,
thua se nuk ka prerë koka të fqinjëve,
thua se nuk ka ekzekutuar fëmijë
thua se nuk ka vrarë e pleq e plaka
gra e foshnje,
thua se nuk ka dhunuar gra shtatzëna
thua se nuk ka ndezur shtëpi
përsëri përpiqet të faqoset si:
VIKTIMË!
Si viktimë par excellence!
Si vendi i demokracisë dhe qytetrimit shembëlltyrë!
Ja që perëndimi diktatorial është djallëzuar dhe po lufton kundër Serbisë demokratike:
po e sulmon atë,
po e vret dhe po e copëton:
po shkelë ligjet ndërkombëtare,
perëndimi po bazohet në forcë, jo në ligj
siç bën Serbia engjëllore,
që bazohet vetëm në ligj,
e buta,
e mira,
vendi që nuk vret as mizën
Serbia budiste
e ulur kruspull
e pafajshme
Europa është e pafytyrë
mosmirënjohëse
edhe pse Serbia shpëtoi ata nga osmanlinjët
duke lutur turqit të rrinë në Serbi për 500 vjet
herë me lutje të mëdha
herë duke u falur kurva
herë duke i kapur për këmbë
e përlotur
Dhe,
ende shpreson dhe lufton për ta përçarë Europën
ta rrisë vlerën edhe më shumë,
duke shpresuar se një ditë do ta thotë edhe këtë:
“ Ja, për Serbinë u përça Bashkimi Europian! Fituam ne dhe Rusia
tre shtete janë në anën e drejtësisë, në anën tonë
pa Serbinë nuk bëhet gjë
ne dhe Rusia jemi treqind milion,
siç patë kënduar në luftën e Dytë Botërore
oh sa bukur do t´ishte ta rikëndonim këtë këngë”
Koshtunica përsërit në takime se ata duke ndarë kombin shqiptar në dysh,
ndihmojnë civilizimin e krishterë;
pengojnë krijimin e një shteti mysliman në Ballkan,
se Kosova u mbush me shqiptarë pasi u fut NATO brenda,
se shumë shqiptarë erdhën nga
Shqipëria
Maqedonia
dhe Europa do pendohet
Amerika dëshiron ta kontrollojë kromin në botë,
se 35 % të rezervave botërore të kromit gjenden në Kosovë
shumë volfram,
shumë plumb
shumë nikel
më mirë këtë ta ketë në dorë Rusia se Amerika
E kufomat nëpër Serbi?
kufomat e shqiptarëve nëpër Serbi nuk i ka marrë armata serbe
ato kanë shkuar vetë të varrosen atje,
sepse në Serbinë nëntoksore mbretëron paqja,
shqiptarët mysliman përdhosin varret,
rrëzojnë mbishkrimet e varreve
shqetësohet i vdekuri
ndërkaq në Serbi kufoma është e vdekur
gjallon në varr në qetësi të plotë
e pashqetësuar,
Millosheviçi nuk kishte dëbuar njeri,
shqiptarët kishin ikur,
për t´u kthyer dyfish prapa
Dhe shqiptarët,
duke ikur
kanë ndezur 120.000 shtëpi të veta,
për ta akuzuar Serbinë e mirë,
kanë dhunuar veten mijëra gra,
për ta fajësuar Serbinë e urtë,
kanë vrarë veten nja 13.000 veta,
për ta fajësuar Serbinë e qytetruar,
kanë vrarë fëmijët e vetë,
për t´i nxirë fytyrën kombit qiellor...
ky ishte projekti i tyre,
bërtitën ata, që kishin hartuar projekte
projekte për zhdukjen e kombit shqiptar...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen