Vetëm shqiptarët i bënë ballë makinerisë vrastare naziste. Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë, ku pas lufte jetonin më shumë hebrenj sesa para lufte. Vendi u pushtua në vitin 1939 nga fashistët italian e pastaj nga nazistët.” Këtë e tha Avner Shalei, drejtor i Qendrës Memoriale Holokausti i Jerusalemit, Jad Vaschem, me rastin e hapjes së një ekspozite me fotografi të fotografit amerikan Norman Gersham. Ai kishte fotografuar ata heronj në vendin e vogël mysliman, në juglindje të Europës, që, gjatë Luftës së Dytë Botërore kishin shpëtuar jo vetëm gjithë 200 hebrenjtët nga kryeqyteti Tirana duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe qindra refugjat hebrenj nga Austria dhe Jugosllavia...Shkruan: Ulrich W. Sahm, Jerusalem
“Në Shqipëri nuk kishte urrejtje ndaj hebrenjve, prandaj ekzistonte aty rregulla e vetëkuptueshme njerëzore se njerëzit në nevojë duhet ndihmuar dhe refugjatët duhet strehuar nga përndjekësit nën kulmin dhe përgjegjësinë e tyre...” shtoi Shalei. Në këtë kremtim morën pjesë të mbijetuar nga Shqipëria, djali i një shpëtuesi të tyre, përfaqësues të ambasadës shqiptare dhe ministri i vetëm arab në qeverinë izraelite, Raleb Maxhadle.
Shqipëria është “ si Izraeli një vend me pak gjeografi, por me shumë histori”, tha përfaqësuesi i ambasadës nga Tirana. Hebrenjtë e parë kanë ardhur në Shqipëri para 2000 viteve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët mysliman kanë respektuar “ Besën”, fjalë që domethënë përafërsisht: nder, besim, mirëbesim dhe “ mbajtje e premtimit”.
Pse ka rrezikuar babai im jetën e tij duke vënë në rrezik edhe tërë katundin për ta shpëtuar një të huaj? Ai ishte një besimtar i mirë mysliman. Ai besonte se shpëtimi i një jete njerëzore do ta dërgonte atë në parajsë.” Këtë e tha djali i tij Enver Alia Sheker. Jehoshua Barushovic nga Meksika e përqafoi dhe rrëfeu se si kishte kërcyer nga treni, që duhej t´i çonte në Aushvic dhe ishte fshehur në një shpellë nën shtëpinë e Enver Shekerit dhe pastaj u mor nga familja e tij.
Babai i Enverit e kishin mbështetur për muri. Katër herë kishte ndjerë ai
tytën e pushkës në tëmth, mirëpo nuk kishte treguar gjë për hebrenjt e arratisur, që dëshironin t´i vrisnin nazistët. Në të vërtetë Besa është një parim përtej çdo religjioni, sepse e ka kuptimin e vetkuptueshmërisë njerëzore, njeriut që ke pranë të mos i shkaktosh dhembje. Kundër këtij parimi themelor të zakonshëm në Shqipëri edhe makineria e lubrifikuar vrastare më brutale si ajo e nazistëve, ishte e pafuqishme.
Shqiptarët jo vetëm se i kishin fshehur hebrenjtë, por edhe kishin refuzuar t´i dorëzojnë listat me emra për deportim në kampet e shfarosjes. Qendra Memoriale e Jerusalemit ka 21.758 jo hebrenj, që i ka shpallur si “ të drejtët e popujve” , sepse ata duke rrezikuar jetën e tyre, kanë shpëtuar hebrenj nga vdekja. Dhe, ne mesin e tyre, janë edhe 63 “ të drejtë” nga Shqipëria. Si datë e ekspozimit të fotografive është zgjedhur 27 janari 2008 në selinë kryesore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kur edhe bëhet përkujtimi i përvjetorit të Holokaustit.
NTV
Nur die Albaner widerstanden der Nazi-Mordmaschine
Nga gjermanishtja
Lis Bukuroca
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen