Ismail Kadaré shkrimtar shqiptar i rangut botëror lexon të martën në Cyrih
Ismail
Kadare është 72 vjeçar. Më shumë se gjysmën e jetës së vetë
e kaloi nën diktaturë, e cila llogaritet ndër më të këqijat në
historinë njerëzore: në stalinizmin shqiptar. Stalini i
shqiptarëve quhej Enver Hoxha ( lexo Hodscha) dhe sundoi më shumë
se mësuesi i tij sovjetik: nga viti 1945 deri në vitin 1985.
Socializmi shqiptar dallohej nga mënyra e sundimit në krahasim me
vendet tjera të bllokut lindor. Ai shquhej me një primitivizëm të
madh, humbje realiteti në rritje dhe rrëshqitje të befasueshme në
linjën politike. Vendi i vogël, edhe sot ka 3,1 milion banorë, i
lejoi vetes t´i prishë mardhëniet me fqinjin e madh Jugosllavinë
(1948), pastaj me superfuqinë Bashkimin Sovjetik(1961) dhe më në
fund me Kinën (1978), aleatin e fundit.
Prishjet
e mardhënieve u bën gjithmonë për shkaqe ideologjike ( ishin
tunduar nga mëkati i „reformave“) dhe kishin pasoja katastrofale
ekonomike. Në fund mbeti Shqipëria e vetmuar kundër krejt botës,
një strehë vorfënore, ku kishat dhe xhamitë u rrënuan, por u
ndërtuan 600,000 bunker kundër armiqve eventual.
Vetëm
një gjë funksiononte më së miri: sundimi terrorizues nga brenda,
i ndërtuar nga thashethënat, denoncimet dhe arbitrariteti. Çdo
shqiptarë, nga bariu i vogël deri te zëvendësi i Hoxhës çdo
ditë zgjoheshin duke e pasur të qartë se të njëjtën ditë mund
edhe të akuzoheshin dhe gjykoheshin për një delikt të shpikur.
Çdo dy vite përshkonin vendin valë të spastrimeve.
Për
këtë frikë konstante dhe deformime që ndikonin në raportet në
mes njerëzve flasin shumë romane të Kadaresë, pjesërisht të
veshur me rrobe historike të transportuar në një mbretëri
prallore osmane ( që kishte sunduar Shqipërinë katër shekuj),
pjesërisht direkt dhe pa dorëza.
Nga
viti 1963 që kur doli romani i tij i parë „ Gjenerali i ushtrisë
së vdekur“ deri në vitin 1990, kur braktisi Shqipërinë, shkroi
Kadare me censorin pas koke.
Sukseset
e hershme jashtë vendit
Se
Kadare pati një liri për rrethanat shqiptare, pa dyshim ka të bëjë
me suksesin e tij të hershëm jashtë vendit. „Gjenerali i
ushtrisë së vdekur“ u përkthye menjëherë dhe pastaj u bë
filmi me Marçello Mastroianin dhe Mishel Pikoli. Enver Hoxha ishte
një tiranë paranoid dhe një vrasës i paskrupullt, mirëpo ishte
edhe vanitoz. Shkrimtarin që kishte sjellë Shqipërinë në radarin
perëndimor, nuk dëshironte ta prekë.
Ndoshta
një gurë të madh kishte lëshuar Kadare në dërrasën e
diktatorit qysh nga romani „Dimri i madh“, ku trajton prishjen e
marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe ku Hoxha luan një rol të
rëndësishëm si figurë historike. Aty pa diktatori një copë
pavdekshmërie – së paku kështu deklaron Kadare dhe prandaj mbeti
i pa prekur.
Se
kjo situatë delikate nuk mund të mbahej pa kompromis, është e
qartë: pikërisht për këtë e akuzojnë sot kritikët perëndimor
dhe shqiptarë; nuk mund të përjashtohet mundësia se Kadare nuk do
të marrë kurrë Çmimin Nobël, për të cilin tani e një kohë të
gjatë përmendet, sepse Akademie Suedeze druan se shkrimtari mund të
ketë ndonjë „ kufomë në bodrum“. Mirëpo deri tani nuk ka
dalë asgjë në dritë që do ta ngarkonte me faj.
Nuk
ka dyshim se Kadare ishte në parlamenin shqiptar që ishte parlament
sa për sy e faqe. Mirëpo aty e kishin deleguar ata: të refuzosh
ishte e pamundur, mendon ai. Në vitin 1975 humbi hirin, iu ndaluan
botimet dhe u syrgjynos në fshat. Privilegjet që pati më parë dhe
më vonë i përdori për t´i dhënë lexuesve shqiptarë diçka
tjetër, e jo pionier të qeshur e ushtarë fytyrëngrysur.
Para
së gjithash Kadare ishte i aftë ta reflektojë aktin delikat të
ekuilibrit në mënyrë letrare.
Të
martën më 24.02.09 lexon Kadare nga libri i tij në „Kaufleuten“
me ftesën e „Tagesanzeiger“ dhe Orell Füssli. Leximi në
gjermanisht: Joachim Röhm. Bisedën në gjuhën frënge do ta bëjë
Martin Ebel.
Posaçërisht
për lexim rekomandohen: «Gjenerali i ushtrisë së vdekur»,
«Kronikë në gurë», «Pallati i lotëve», ( ndoshta duhet të
jetë i ëndrrave) «Pasardhësi» (të gjitha romanet të përkthyer
nga Joachim Röhm dhe të botuar në Ammann-Verlag).
Vepra
e tij është përkthyer në 40 gjuhë dhe në vitin 2005 fitoi
çmimin «International Man Booker Prize», pas Çmimit Nobel njëri
nga çmimet më të rëndësishme.
19.02.2009
Artikulli
i plotë - Basler-Zeitung, marrë nga Tages Anzeiger
Nga
gjermanishtja
U
botua në:
Bota
Sot, Revista Zemra Shqiptare, Fjala e lirë; Albshkenca;
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen