23.05.2009

Per reflektim/ Shekulli

Nuk mundi ta bëjë popullin të pasur, por ia arriti t´i bëjë fëmijët milioner. Arsyetimi: edhe fëmijët e tij janë pjesë e popullit, ia nisi nga shtëpia...Nëse i jepet kohë, mund ta pasurojë fisin, për ta pasuruar kombin i duhen disa vite më shumë, nja 2000...

Iluzioni kapitalist: T' i besosh kapitalit që posedon tjetri dhe të ëndërrosh se një ditë do të bëhesh më i pasur apo së paku po aq i pasur sa edhe punëdhënësi yt!

Barazia gjinore: Nëse zbulohet një medikament, që rrit epshin seksual te gratë, mund të ketë probleme me plasimin në treg, kur zbulohet për burra, fitohet Çmimi Nobel.Dhe, na duket normale! Çmim për kryengritje!

Obligimi komunist: T´i besosh me pasion kërbaçit, që posedon i afërmi dhe të trishtohesh nga karota që të ofron i largëti...

Vetadministrimi jugosllav: Besimi në kapitalin e jashtëm dhe kërbaçin e brendshëm...

Demokracia primitive: T´ i besosh kapitalit që nuk posedon dhe të cilin do t´ia shpërndash popullit, sapo t´i fitosh zgjedhjet...

Demokracia infantile: T´i thuash popullit atë që dëshiron ta dëgjojë, e jo atë që mund të realizohet. Pas zgjedhjeve, fajin ia hedh opozitës dhe popullit që të dhuroi opozitë...

u botua tek
Shekulli
albshkenca
Fjala e Lire

Keine Kommentare: