16.06.2011

Kombi kosovar dhe deklarata e Tadiqit/gazeta SOT


Sapo lexova artikullin në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku Tadiçi kushtimisht pajtohej me bashkimin shqiptar, thash me vete: a thua sa është acaruar dhe zemëruar Nexhmedin Spahiu? Pikësëpari më vajti mendja tek ai dhe disa të tjerë, që me shkrimet e tyre, me shumë pasion përpiqen të na distancojnë nga Shqipëria dhe të cilët me përkushtim të madh mbrojnë idenë e të qenit ndryshe dhe domosdoshmërinë e krijimit të kombit të ri. Jo vetëm këtë, por për të bindur publikun për idetë e tyre, ata prodhojnë ndjenja mosdurimi kundër Shqipërisë. Kur lexohet komentet e përkrahësve të tyre, njeriut i ngrihen flokët përpjetë. Njeriu mendon se po flasin keq për Serbinë: nga traumat, nga urrejtja. Mirëpo jo, ata flasin kundër Shqipërisë. Ata përgatisin terren për komb të ri.

Tadiçi me pak fjalë u tha atyre: “ju, për ne, jeni shqiptarë, jo kosovarë.” Ai nuk tha tekstualisht kështu, por nga dëshira e tij për të negociuar me Shqipërinë, mund të shkoqitej mendimi se po fliste për shqiptarët e mbetur jashtë kufirit, jo për kosovarët, siç do të kishin dëshiruar disa mami. Etimologjia e toponimit Kosovë nuk ka mundur të shpjegohet me shqipen.”Kos” në serbishte d.m.th., mëllenjë, prandaj edhe është quajtur “Fusha e Mëllenjave (...)” Emri i vërtetë i këtij territori është Dardani. Dardani e zvogëluar, mirëpo jo Kosovë! “Kosovë” është semantika e copëtimit: përbuzjes, tmerrit, nënshtrimit dhe riemërtimit pas pushtimit serb! Ashtu siç kanë pagëzuar edhe Vojvodinën! Të krijohet kombi i ri me një fjalë serbe, d.m.th të ruhet lidhja kërthizore përgjithmonë me Serbinë.

Unë nuk kisha durim. Prisja shkrimin e profesorit Spahiu, të radhës. Kërshëria nuk më linte të qetë të lexoj kundërshtimin e tij. Se do ta kundërshtonte ai Tadiçin, isha i parabindur: isha i sigurt, aq sa jam i sigurt se java ka shtatë ditë. Dhe, disa ditë më vonë, u shfaq me lugë dhe fultere në dorë kryekuzhinieri. Profesor Spahiu merret me manipulim eksperimental, sugjestionim në masë dhe demagogji në gatimin e gjellës”komb”.
Sapo përfundova artikullin e gazetës gjermane, bëra vetes edhe këtë pyetje: pse ai ndritur, që konsideron veten profesor, doktor të shkencave, nuk lufton ta quajë Kosovën Republika Shqiptare apo Dardani, por dëshiron të gatuajë kombin kosovar dhe ta zhduk emrin shqiptar?

Tadiçi nuk u shfaq me këtë ide për t’u bërë babadimër i shqiptarëve, por ka ndërmend të nxjerrë përfitime të reja, tjera, si për shembull të na copëtojnë edhe një herë. Ai është patriot serb. Shqipërinë e vogël që e kemi sot, nuk është Shqipëria fizike që shtrihet deri në Bujanoc e Medvegjë, deri në Ulqin, Plavë e Guci, deri në Kumanovë, por është Shqipëria e copëtuar, sakatuar, masakruar, vrarë, dëbuar dhe zvogëluar nga ushtria serbe. Serbia pushtoi trojet tona dhe i mban të pushtuar, siç po mban veriun e Kosovës.

Kjo Shqipëri e sotme, është rezultat i pafuqisë shqiptare, i orientimit të gabuar, mungesës së aleatëve dhe në anën tjetër, dëshmon për aleancën sllave, ortodokse dhe perëndimore në favor të Serbisë. Pra, Republika e sotshme shqiptare është pasojë e dështimit tonë në fushëbetejë dhe në tryezë. Shqipëria është ndjenja e vogëlsisë shqiptare. Ajo gjithmonë na rikujton gabimet tona, orientimin e rrejshëm, braktisjen tonë nga Europa, animin e saj dhe diskriminimin në skenat politike ndërkombëtare. Serbia jo vetëm se ka shkëputur krahina shqiptare nga vendi ëmë, por me qindra mijëra veta ka dëbuar në Turqi, ku sot janë asimiluar. Arbëreshët nuk janë asimiluar edhe pas pesë shekujve. Edhe diaspora shqiptare nga ish Jugosllavja, është pasojë e politikës serbe. Ndërgjegjja e Serbisë ndaj popullit shqiptar është aq e ndyrë, sa nuk bëhet më. Tragjedia dhe fragmetarizimi shqiptar mban vulën serbe! Për këtë duhet biseduar me Tadiçin, nëse beson se nuk është pinjoll i Millosheviçit dhe nxënës i projekteve skolastike serbe.

Mali zi nuk ka pushtuar hinterlandin e Shkodrës pa ndihmën serbe dhe nuk do të kishte mundur ta zaptojë kurrë. Trojet shqiptare në Maqedoni, nuk i ka pushtuar Maqedonia, por Serbia. Tadiçi nuk ka përmendur këto troje të sekuestruara në dobi të vëllezërve sllav, por foli për një rikufizim midis Shqipërisë dhe Serbisë. Pse? Në mes të tjerash, Tadiç u tregoi ideatorëve të kombit të ri, se ai nuk i sheh shqiptarët e Kosovës si “kosovari”, siç do t’ i kishte pëlqyer atij nga gjellëtorja “kosovska çorba”, por shqiptarë. Jo pse na do Tadiçi, por ai ka frikë se kombi shqiptar bashkohet dhe për të mbijetuar ai në skenën serbe, përpiqet ta zmadhojë edhe një herë Serbinë. Nëse një ditë Kosovës i hiqet tutorizmi dhe nëse një ditë Shqipëria bën politikë kombëtare, si grekët për shembull, si maqedonët, si serbet, si kroatët etj., atëherë demokracia nuk ka fuqi ta ndalojë bashkimin e asaj që ka bashkuar Zoti, gjaku, gjuha, gjeografia, historia, tradita, bashkëvajtja, bashkëvuajtja, dhembshuria, fati dhe jeta dhe, i ka ndarë: lufta, pushtimi, nënshtrimi dhe padrejtësia. Rrjedhimisht: krimi shtetëror.

Ata që njohin mirë kuzhinën e politikës serbe, dinë se Serbia tani ndihet shumë e rehabilituar dhe për këtë e ka ndihmuar shumë qëndrimi i Kosovës dhe i Shqipërisë. Në vend se ajo të përballje me një Nyrnberg të vetin, ajo akuzon Kosovën. Meqenëse Kosova nuk mund ta padiste në Hagë, atëherë duhej ngritur një akuza kolektive shqiptare në Beograd tek Gjykata e Krimeve të Rënda: për dhunimin e mijëra grave, për vrasjen e mijëra qytetarëve, për djegien dhjetëra mijërave shtëpive, për deportimin e qindra mijërave dhe për shitje e organeve të 3000 shqiptarëve të pagjetur! Pse në Beograd? Sepse Beogradi akoma konsideron Kosovën pjesë të veten dhe meqenëse është kështu, atëherë të kërkohej dëmshpërblim nga shteti serb për vrasjet e qytetarëve të vet dhe për dëmtimin e ekonomisë.

Një dëmshpërblim siç kërkojnë disidentët e djeshëm për mynxyrën gjatë sundimit komunist në vendet e veta. Pse dhunuesit e grave shqiptare të konsiderohen patriot serb? Pse vrasësit e fëmijëve shqiptarë të quhen patriot serb dhe pse të jenë në liri? Pse krimi i organizuar, që ka shkrumbuar shtëpitë shqiptare, që ka plaçkitur orenditë dhe arkivat, të nderohet në Serbi si patriot? Pse të mos burgosen në Serbi së paku ata që dhunuan gra dhe vranë fëmijë shqiptarë?
Kosova, në anën tjetër, sillet sikur ta kishte fituar shtetësinë padrejtësisht. Sikur të kishte pushtuar troje serbe. Sillet si fajtore përballë Serbisë. Ajo nuk vepron, ajo vegjeton. Ajo nuk do ta padisë Serbinë. Ajo ka detyra më të mëdha: ka problemin e karrierave, të pasurimit të karrieristëve, krijimin e kombit kosovar dhe denigrimin e atij shqiptar!

Sikur të kishim një elitë politike si e vendeve perëndimore apo si ajo sllovene apo si e vendeve baltike për shembull, atëherë bashkimin e këtyre dy shteteve shqiptare nuk do ta kundërshtonte askush. Ne, me politikanët tanë amatorë, me dy shtete, nuk kemi arritur ta sjellim në Parlamentin Europian asnjë Projekt serb mbi shfarosjen e shqiptarëve, nga të cilat shteti demokratik serbe nuk distancohet. Qeveria serbe arriti të diskutojë në Parlament “shitjen e veshkave” që do të dëshironin të kishte ndodhur. Nuk është me rëndësi a ka ndodhur kjo apo jo. Edhe nëse nuk gjenden prova, ata do të pohojnë: “shqiptarët i kanë zhdukur gjurmët!” Pra, të damkosur mbetemi, kryesisht për ata që dëshirojnë ta besojnë këtë. Dhe, ata nuk janë pak!

Për t’ i ndryshuar bindjet dhe ndjenjat e tjerëve Nexhmedin Spahiu përdor manipulimin dhe kërkon dezertim nacional! Lexoni ju lutem se çka shkruan doktori i shkencave: “Kombin Kosovar e përbëjnë vetëm ata shtetas kosovarë që e kanë për zemër shtetin e Kosovës”. E lexuar mirë? Lexoni edhe një herë: “vetëm ata shtetas kosovarë që e kanë për zemër shtetin e Kosovës”. Çka domethënë kjo? Çka dëshiron t’ i imponojë lexuesit, që kapërdinë informata pa i përpunuar?

Shqiptarët, që nuk duan ta quajnë veten me kombësi kosovare, nuk e duan shtetin e Kosovës! Ashtu thotë burri i dheut duke lavdëruar veten si profesor, doktor, shkencëtar dhe njeri me shtetësi shqiptare dhe kosovare, që i plotëson kushtet për t’ ia çnjohur që të dyja. Përkrahësit e tij vazhduan me të njëjtin ton: “ ata që mendojnë se janë shqiptarë, i besojnë përkufizimit stalinist të kombit.” Gjyshja ime, ndjesë pastë, u lind para implozionit të Perandorisë Osmane. Ajo ishte analfabete. Jo pse kishte dëshiruar, por vëllai jonë i madh, i sotshëm, që na ndërton edhe sot xhami e jo shkolla, mbyllte dhe ndalonte tonat. Toleronte vetëm ato greke dhe serbe. Gjyshja ime fliste shqip, bazohej në gjak dhe prandaj quante veten shqiptare. I mjaftonin këto dy fakte: gjuha dhe gjaku dhe nuk i interesonte se si përkufizojnë kombin shkencëtarët e botës. E as që kishte dëgjuar për akademizma të tilla. Tani, del një shkencëtar kosovar dhe ma shanë gjyshen si besimtare të Stalinit...

Tadiç vazhdimisht përsërit se shqiptarë fituan gjithçka, kurse serbet humbën dhe kështu ka arritur të krijojë bindje se ajo është viktimë e amerikanëve. Vendet myslimane po i besojnë. Serbet fituan një republikë në Bosnje, që kurrë nuk e kanë pasur, edhe pse tani ideatori dhe themeluesi i asaj ngrehine gjenocidale arrestohet, por vepra e tij mbetet. Dhe, ku qe strukur krimineli më i madh i Europës? Afër Beogradit, ashtu si qe strukur edhe kryeterroristi i botës, afër Islamabadit.

Republika Serbe me mbiemër cilësor, nuk dëshiron të krijojnë komb të ri, por ëndërron t’ i bashkëngjitet Serbisë. Serbet vranë, dhunuan, shkatërruan, dogjën dhe dëbuan, aq sa deshën në kohën e tyre dhe meqenëse ne këtë e quajmë humbje, ata duhet ta konsiderojnë fitore, nëse jo, atëherë duhet të turpërohen dhe pendohen dhe të kërkojnë ndjesë publikisht. Këndellja e Qeverisë serbe dhe demokratizimi i atij shteti dëshmohet vetëm me njohjen e Kosovës dhe me kërkimin ndjesë kombit shqiptar. Ai shtet, për gati një shekull, i fali vetes licencën për të vrarë e masakruar fqinjë dhe shqiptarë. Edhe atë, pa u dënuar!

Derisa po komentohej me shumë pasion një artikull në facebook, një intelektual nga Shqipëria këshillon kështu shqiptarët e Kosovës: “Kombi i ri kosovar nese do ndertohet sot nuk duhet te behet sipas Atifetes qe thote do ndjekim Skenderbeun e Nene Terezen - dy figura te huaja katolike qe i perkasin Republikes se Shqiperise. Kombi kosovar duhet te behet me heroj te tjere - pse jo me sulltan Muratin ne krye e me Adem Jasharin e Azem Galicen. Vend duhet ti lihet edhe serbeve qe do pranojne kosovarizmin, sic duhet tu lihet edhe romeve, goraneve, torbesheve, boshnjakeve, turqve etj.” Citati përfundon.
Një gjë është e sigurt: serbet kurrë nuk do ta quanin veten kosovar: as turqit, as goranët, ndoshta e bëjnë këtë romët. Asimilimi ndodh zakonisht aty ku mungojnë ndjeja kombëtare apo nëse për denatyralizim fitojnë shumë lekë. Prandaj kemi shqiptarë, që janë më turk se turku, më grek se greku dhe më serb se serbet! Europa nuk synon uniformizmin dhe asimilimin, ajo është për ruajtjen dhe kultivimin e kulturave dhe diversiteteve.
Sulltan Murati baba i kombit kosovar, e lexuat mirë! Çka fshihet pas këtij mendimi? Pas këtij mendimi fshihet armiqësimi i shqiptarëve, sepse te kombi shqiptar themelues i kombit do t’ ishte Gjergj Kastrioti, e i kosovarëve armiku i Shqipërisë, ata që kishte luftuar Skënderbeu dhe kështu do të kishim dy kombe, që nga origjina janë armiq në mes vete. Çka i sugjerojnë tjetër shqiptarëve profesori i ndritur, shkencëtari, doktori i shkencave Nexhmedin Spahiu dhe përkrahësit e tij? Duke dashur t’i përfshijë në kombin kosovar edhe pakicat e Kosovës, ata u rekomandojnë shqiptarëve të Luginës ta quajnë veten serb. Ata u rekomandojnë shqiptarëve të Maqedonisë, ta quajnë veten maqedon, ata u rekomandojnë shqiptarëve të Malit të Zi ta quajnë veten malazezë, sepse pikërisht me këtë riçetë ata dëshirojnë t’ i shndërrojnë edhe serbet e Kosovës në “kosovari”. “Kombi kosovar është përforcim i shqiptarizmës” tha doktori i shkencave, që paska qenë edhe këshilltar i ish Kryeministrit. Nëse i besohet kësaj demagogjie provokues, atëherë për ta përforcuar akoma më shumë shqiptarizmin, duhet urgjentisht formuar edhe kombin drenicak! Të Anamoravës! Të Luginës dhe të Iliridës. Pesë kombe janë më shumë se një, apo jo?

Sikur një intelektual gjerman nga ish Republika Demokratike e Gjermanisë t’ ishte shfaqur me ide për formimin e kombit tjetër, do ta kishin konsideruar të shitur tek rusët. Sikur një gjerman i rëndomtë, t’ ishte kacavarur në dritaren e vet dhe të kishte bërtitur se duhet formuar kombin e ri, do ta kishin konsideruar të krisur. Gjermanët besojnë e besonin se bashkimi bën fuqinë, njësimi, jo përçarja e brendshme. Kështu mendon edhe populli korean, i cili edhe pse në dy shtete, ruan kombin e vet.
Sikur të ishte ndarja më e mirë, atëherë as Unionin Europian nuk do ta përligjte synimin e vet. Pse duhet bashkuar, kur regjionalizimi dhe krahinorizmi janë më të mirë? Në Ballkan nuk ka krijuar kombe vetëm politika, por edhe religjioni. Njerëzit që flasin gjuhën e njëjtë dhe që kanë tradita të njëjta, kanë përkatësi tjetër etnike, vetëm pse i bëjnë qoftet apo turshitë ndryshe...Kërkesat për krijimin e kombit të ri, janë frymëzime nga kjo kuzhinë ballkanike.

Propaganduesve të kombit kosovar u pëlqen shembulli austriak. Lexuesit e tyre impresionohet, mrekullohen nga ky krahasim dhe flasin për mirëqenien, që do të vijë pas arratisë së madhe nacionale. Ata mendojnë se me formimin e kombit kosovar, të nesërmen, sapo të zgjohen nga gjumi, do të gdhihen si austriak, Kosova si Austri! Gjermania humbi territore se u ndëshkua nazizmi. Shqiptari nuk ka nevojë të braktisë ndjenjat kombëtare shqiptare, sepse nuk ka dëmtuar asnjë komb rreth vetes. Dhe, bota perëndimore, nuk është kundër dy shteteve shqiptare. Përkundrazi, ajo urdhëroi, përmbaroi dhe ndihmoi sendërtimin e tyre.
Ja se çka tha profesori, doktori dhe shkencëtari Nexhmedin Spahiu pas deklaratës së Tadiçit:
“Një prononcim i imi për mediat serbe se “propozimi për ndarje të Kosovës nga ana e Daçiqit dhe Tadiqit do të thotë se Serbia po e njeh kombin kosovar, por po i konteston kufijtë e shtetit të Kosovës”, bëri që Tadiqi të del nga takti dhe të propozojë ndarjen e Kosovës jo me Prishtinën, po me Tiranën.”N. Saphiu.

Pra, sipas profesorit dhe doktorit të shkencave, Tadiçi me këtë deklaratë njohu kombin e Kosovës. Tadiçi në fakt çnjohu pikërisht këtë dhe iu drejtua Shqipërisë sepse konsideronte se i ka marrë troje Shqipërisë, shqiptarëve, jo Kosovës, jo kosovarëve. Doktori i shkencave po manipulon qëllimisht, sepse Tadiçi duke u pajtuar me bashkimin e shqiptarëve, bënë pikërisht të kundërtën: varrosë idenë e kombit kosovar dhe pranon realitetin: kombin shqiptar. Çfarë rëndësie paska për ne a njeh Tadiçi kombin kosovar apo jo ? Tadiçi mund dhe duhet ta njohë shtetin e Kosovës, por, a njeh ai kombin dardan apo kosovar, nuk është aspak me rëndësi. Ajo është ndjesi dhe bindje e jona. As nuk mund të na hiqet, as të na imponohet. Për të treguar përsëri se është profesor dhe doktor i shkencave ja se çka shkarraviti:
“Çështja është që Kosova duhet t’i ketë njerëzit që e nxisin Tadiqin të gabojë. E ata që nxisin Tadiqin të gabojë nuk janë ata që kundërshtojnë ekzistencën e kombit kosovar, por përkrahësit e kombit kosovar, falë të cilëve do të mbijetojë Kosova si shtet.”

Përsëri sugjestionim! Përsëri manipulim! Përsëri tendencioz. Përsëri demagogji! Thua se Tadiçi nuk ka punë tjetër, pos të lexoj gazetat kosovare! E lexuat mirë se çka thotë profesori dhe doktori i shkencave? Tadiçi detyrohet të gabojë nëse ne angazhohemi në krijimin e kombit kosovar, nëse ne nuk e bëjmë këtë, atëherë Tadiç mbetet i pagabueshëm. Dhe, nëse nuk luftojmë për krijimin e kombit kosovar, atëherë mbijetesa e shtetit të Kosovës rrezikohet, konstaton profesori! Lexojeni edhe një herë”... përkrahësit e kombit kosovar, falë të cilëve do të mbijetojë Kosova si shtet”. Sa veta përkrahin këtë ide? Nëse janë shumë pak, e dihet se janë, pse po mbijeton atëherë Kosova si shtet? Përgjigjen time do ta lexoni në fund.

Nuk di si ju duken në atdhe mendimet e tija: në Gjermani duken shumë të cekëta. Të cekëta, sa s’ bëhet më. Mënyra e gjykimit, fuqia e thellësisë analitike, zbërthyese, len shumë për të dëshiruar. Duket se po dëshiron të behet i pari! Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet, nëse nuk krijohet kombi kosovar. E pse Koretë po mbijetojnë me të njëjtin komb? Pse arabët po mbijetojnë me 22 shtete dhe madje ndjehen krenarë se janë arab? Pse profesor po mbijetojnë shtetet arabe?

Në fund, edhe një margaritar nga profesori: “ -Të jesh komb d.m.th. të jesh pronar shteti.” “Pronar i fabrikave është klasa punëtore!” Pronar i shtetit! Ç’ ka domethënë kjo? Shteti është pronë e individit dhe ai mund edhe ta çnduk, si pulës puplat. Siç po çndukim në Ballkan dhe po e përjetojmë tani në Greqi! Edhe atë mendim infantil të profesorit, doktorit dhe ish këshilltarit të ish Kryeministrit e demantojnë dy Koretë dhe diku 20 vendet arabe. Nëse nuk bëhesh komb kosovar, d.m.th. nuk je pronar i shtetit tënd. E kush qenkan pronarë i shteteve arabe? Eskimezët profesor?! Kush profesor doktor?!

Ja përgjigja që ju premtova më lartë pse mbijeton Kosova pa komb kosovar: derisa të jemi miq me SHBA-të, ajo nuk guxon të preket prej askujt, po humbëm këtë miqësi, (Amerika nuk duron shumë, pas vrasjes së amerikanëve nisën spekulimet për tërheqje dhe këto duhet marrë si sinjale të qarta) atëherë brenda 24 orëve do ta humbim shtetin, tok me kombin kosovar dhe do t’ ai mbathim përsëri drejt Shqipërisë dhe Perëndimit, jo drejt Turqisë. Shteti mbahet falë aleancave dhe orientimit të drejtë, jo duke i plotësuar dëshira Serbisë: me flamurin, me himnin dhe tash ta kënaqim dhe eksitojmë edhe me një etnonim serb! Etnonimi “kosovar” ka origjinë serbe. Etnonimi dardan ka origjinë ilire dhe dëshmon për autoktoninë tonë!Kaq! Më shumë kohë nuk meriton një profesor i tillë! Në fakt, kjo ishte e tepërt! Për mua dhe për ju që e lexuat këtë shkrim kaq të gjatë...

P.S.
Sapo mbarova, dola në qytet të çlodhesha nga ky shkrim dhe rastësisht takova një gjykatës gjerman, doktor i shkencave juridike, që nuk e kisha parë disa muaj. Biseduam në rrugë një çerek ore dhe më foli për mbresat e tij mbi Kanunin e Lekës. Në fund më pyeti se ç’ kishte të re në Kosovë. I thash se ka disa kërkesa për krijimin e kombit kosovar. “Ç’është ky budallallëk i madh?!”, pyeti ai me sy të zgurdulluar! “Në politikë dhe religjion një është më shumë se dy, tha ai në mes të tjerash deri sa po shkyçte biçikletën...I thash edhe unë se ky synim është idiotësi, por Ballkani dikur ishte kuzhinë e eksperimenteve kombëtare sllave, tani jemi helmuar edhe ne...



Mëllenja  (turdus merula)

FGJSSH
MËLLENJË f. sh.
1. zool. Zog i vogël shtegtar nga rendi i harabelave, me pupla të zeza e të ndritshme, me sqep të verdhë si në ngjyrë portokalli e me këmbë të murrme, që rri zakonisht nëpër ferra e nëpër shkurre; mullizezë.

u publikua në listën e albshkencës, Gazeta SOT
telegrafi.com
zemrashqiptare.com
revistadrini.com
kosovarimedia.com;
reporteri.org
gazeta SOT

Libra nga Lis Bukuroca:


Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht

8 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

Dy komente nga Telegrafi.com

Bardhyl
Collapse
Bardhyl !

Nga thellesia e zemres dhe shpirtit te pershendes o Lis.

I madh je,sa vete Lisi qe ngiritet larte deri ne qiell.

Shume te faleminderit per kete shkrim dhe spjegim.

Shkrimi eshte i kjarte,konkret,lehte i kuptueshem,dhe mund te mesohet lehte, madje
edhe permendesh.

Shume here kame kundershtuar ne formen e komenteve shkrimet e N.Spahiut,lidhur me manipulimet e tija per Kombin Kosovar.
Madje ne nje pjese te shkrimit te tije se "Kombi Kosovar nuk eshte zbehje por sforcim i shqiptarizmes"me tezen e tije mbi Kombin Kosovar,mundohej te lente pershtypje se poqese nuk krijohet Kombi Kosovar do te zbatohet ne teresi
Plani i Ahtisarit,ku do te lidheshin komunat tani te pasterta serbe ne vije horizontale me qender ne Mitrovice,dhe vertikale me Beogradin.

Ky ishte manipulim i radhes i tije, sepse mu kete e parasheh Plani i Ahtisarit,kurse me krijimin e Kombit Kosovar
kjo nuk do te ndodhe !

Po cfare marrezie se !

Magjistari N.Spahiu e di qe me heret se ne te thjeshtit se cfare do te ndodhe!

Deshiron shkaterrinimin total te Kosoves,thuase ajo pak u demtua me Planin e Ahtisarit.

Para disa ditesh takova prof.dhe kolegun tim te nderuar te te Drejtes Kushtetuese dhe Filleve te se Drejtes ne Universitetitin e Örebros,ku kame studjuar per nje kohe per te kompletuar provimet e mia ne Juridik dhe zhvilluam nje bisede lidhur me Kosoven.Ne mes tjerash me pyeti, kur do te bashkohen Kosova dhe Shqiperia ,iu pergjigja e i thashe kur te lejoj Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi me kompani.Po kush jane keta,pyeti ai, i spjegova, dhe nuk mund ta merte me mend se ka te tille ne Kosoven martire.

Edhe nje here te flm.nga Suedia.
Like Reply
1 hour ago F

Shqiperia123
Shkrim shume i qelluar, Posht AhmediNEXHAT Toptan Spahiqi!

Lis Bukuroca hat gesagt…

KOMENTE TEK ZEMRASHQIPTARE.com

shkrim i qelluar....vetem dua te shtoj dicka
Albi 17-06-2011, 02:15am

Si gjithmone edhe ky eshte nje shkrim mjaft i mire. Une desha vetem te shtoj dicka qe e keni permendur me shume te drejte. Thoni me te drejte se Kosova po sillet sikur te kishte pushtuar trojet serbe. Dhe me poshte vazhdoni duke thene se ajo sillet si fajtore ndaj Serbise. Ajo nuk vepron, ajo vegjeton. Gjithe ky vegjetim z. Lis e ka nje arsye, dhe nuk eshte i rastesishem. Mendoj se tashme te gjithe e kemi kuptuar pse po vegjeton Kosova. Fatkeqsisht ne prapaskene po behen traktativa te fshehta dhe mjaft te cuditshme midis Serbise dhe Turqise, dhe kjo po shihet qarte. Kam frike se qeveria e Kosoves, per ti bere respektin "vellait" te madh, i ka lene rruge te lire politikes turke te vendose. Vihet re nje afrim shume i madh midis Serbise dhe Turqise, por edhe midis Serbise dhe botes arabe, dhe kjo eshte nje fatkeqsi per shqiptaret e Kosoves. Ato po ia lene perseri sic kane bere me perpara qe te ardhmen e tyre ta vendose "vellai" i madh turk. Kjo eshte e turpshme. Shokohesh kur degjon shume kosovare qe flasn me nje dashamiresi te papare per turqine, sikur Turqia po mbron interesat e Kosoves. Kjo eshte nje nga arsyet mendoj une, qe politika kosovare eshte kaq inaktive. Eshte inaktive sepse "keshillohet" nga Turqia. Keshtu si po shkojne pune, veriu i Mitrovices mund te konsiderohet i humbur, dhe po shkohet drejt ndarjes pa u pyetur dhe pa u marre parasysh fare mendimi as i qytetareve dhe as i qeverise se kosoves.




Ky shkrim duhet të lexohet së paku tri herë në javë në Parlamentin e Kosovës.!
Ahmet Ademaj 16-06-2011, 11:58pm

Përshëndetje,Zoti Lis Bukuroca e përkrah idenë tuaj pa rezervë tek mua ky shkrim zgjojë mendime të Reja në shpirt dhe në Zemër dhe forcojë shumë e më shumë Emrin e Shenjtë Shqiptar dhe atdheun tim të lashtë Dardan.
Krahasimet që bënë Ty janë gjeniale dhe bindëse të faktuara me argumente:Sepse ju i dhatë Një Vulë të Artë Historisë Shqiptare.!!!???
Dhe kështu ju mbetëni gjer më tani Politikologu më i fortë i kohës së tashme.!Zgjuarsia jote shpikë terma të rinjë në politikën shqiptare ndaj,ajo që më pëlqen n'mua është se jeni Nacionalist Modern Shqiptar dhe e Vë Kombin mbi T'gjitha... Dhe se mendimet e mia Njësohen me idet e tuaja plotësisht:Se Shqiptari ka vetëm një Emër kudo që të jetoj Ay duhet të Njihet Vetëm SHQIPTAR.!




Jemi nje popull, kemi te njejtat tradita, te njejten gjuhe, jemi nje gjak!
Eduard M.Dilo 16-06-2011, 11:04pm

Ja se si shkruan Dr. V. Samim Visoka, ne librin "SHQIPERIA E VERTETE NENA KOSOVE 1938- 1943):
"Hapni krahrorin t'uaj, respironi eren qe fryn nga fushat e Kosoves,(Dardanise-shenimi im), vetem ajo esht ne gjendje te freskoje zemren t'uaj te perveluar, e te mjeruar, vetem ajo do te ktheje gezimin, shpresen dhe besimin e jetes se humbur. Marshoni me hapa vigane drejt Kosoves,(Dardanise-shenimi im), sepse aty i u pret burimi i gjakut t'uaj trashegimi kombetar, flamuri shqiptar dhe atdheu i vertete!..."
Duhet te kerkojme qe Parlamenti i Prishtines te vendose unanimisht nderrimin e emrit , pra ta quaj DARDANI dhe jo me emrin teper te shemtuar kosovo!!!

Lis Bukuroca hat gesagt…

Papagalli i kuq
Ahmet Selmani 17-06-2011, 08:11am

Të lumtë!
Shkrimi është një reagim shumë i drejtë, përplot shqetësim kombëtar e njerëzor. Mbi të gjitha, është një shkrim jashtëzakonisht parimor, i mbështetur në argumente historike e juridike. Sidomos, është i shkruar me shumë shpirt e dëlirësi.
E për sa i përket N. Spahiut, të them të drejtën, më neveritet me ato qëndrimet e tij sa naive aq edhe djallëzore. Ai po shtiret sikur nuk e di askush se cila është e kaluara e tij. Po e përkujtoj se para vitit 1990 ai ishte një papagall i kuq që vazhdimisht e stërpërsëriste slloganin e njohur serb për shpërnguljen e serbëve dhe të malazezëve me presion nga shqiptarët, luftën që duhej të zhvillohej kundër nacionalizmit dhe iredentizmin shqiptar etj. Pra, qysh kur ishte si student, këtë e bënte ngaqë ishte në strukturët udhëheqëse të Lidhjes së Komunistëve në Universitetin e Prishtinës. Sado që kanë kaluar shumë vite, gjurmët kanë mbetur në kujtesën e atyre që ishin dëshmitarë. Po të shfletohet gazeta e atëhershme e studentëve “Bota e re”, mund të gjenden plot margaritarë të tillë të turpshëm që mbajnë firmën e tij. Pra, ai është njëri prej atyre që ka vendosur gurët e tij me të cilët u ngrit politika nacionaliste serbe për ta pushtuar Kosovën. Kështu ai e ka pjesën e vet të përgjegjësisë. Tani, jo që s’duhet ta hapë gojën, por edhe duhet të tmerrohet. Thjesht, ai nuk ka asnjë të drejtë të flasë për çështjen kombëtare.
A. Selmani




Nji shkrim interresan,shume i domosdoshem.
Mark H. 17-06-2011, 05:12am

I nderuari Vigani Lis!
Keni kap nji teme mjafte delikate duke e pershkrue me shume vemendje perspektiven e Kosoves.
Nuk kam se cfare te komentoj por vetem te uroi per skatesin e manovrimeve qe duhet te kemi si poull e ne veqanti politikant e te dy shteteve Kosoves dhe sidomos te Shqipenise.
Me pelqej dhe mendimi i komentatorit:Kosova te quhet Dardani.
Kam vetem nji vrejtje.Asht mase e vertet qe deklaroni rrealitetin sot. Sa te jemi miq me Ameriken nuk guxon kush ta prek.
Kjo vjen per aresyese Kosva u clirue nga USA.Klintoni deklaroi fitoren:Ne fituam luften dhe ju lirine.
Do te kishte ken shume ma e sukseshme sikur Kosova te ishte clirue me forcat e veta.Sepse nuk do guxonte asnji serbak te ngrinte zanin per pretendime.Kosova do ishte sot e bashkume me vakt me Shqipenin.Dhe pa frige sot do kishim probleme me copat e tjera etnike per tu bashkue me vendin Ame.Keshtuqe mbetet te jetojme me frige se mos prishena me Ameriken dhe e hangri derqi Kosoven me gjithe Shqipnin e trojet etnike.Apo nuk kemi politikante zot si andej nga Kosova ashtu dhe kendej nga shqipenia.Ngatrrestar,llafazana,intriganta aspak atdhetare por teper te dhanun mbas xhepit familjar.
Kjo shifet ne konceptin e vlersimit te Pluralizmit qe e konsiderojne ne nivel armiqesor cdo parti te pluralizmes.Dhe ne asnji menyre qe cdo njera parti ka iden per te ndertue mirqenjen simba konceptit,programit te vet.Mjafton qe vendit ti bahet mire.Dhe populli te dijne pse jeton dhe te gezoj jeten.
Pershendetje me simpati ndaj juve.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Përgëzime!
vëzhguesi-Sh. 17-06-2011, 11:39am

Zotëri Lis,

Ka disa vite që në të dy anët e kufirit momental gjeografik, pra në Shqipëri dhe në Kosovë e në viset tjera shqiptare, është krijuar një klan, do ta quaja antishqiptar, apo klan përçarës, që vepron herë krejt hapur e herë paksa më i kamufluar. Sigurisht se këta njerëz, që përbëjnë këtë klan, nuk janë organizuar në bazë të ndonjë marrëveshjeje paraprake. Këta, madje, po qe se analizohen paraqitjet e tyre (shkrimet, deklaratat etj.), shpeshherë duket të jenë kundërshtarë të papajtueshëm ndermjet vete. Unë, megjithatë po e quaj klan këtë kategori individësh, sepse qëllimi i tyre është përçarja brenda shqiptare.
Ju sigurisht e dini se viteve të fundit, që nuk janë pak vite, njerëzit e tillë, mundoheshin të gjenin dallime në mes të shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës (nënkoptoni- shqiptarëve të tjerë). Këta luftënxitës brendashqiptarë, edhe dallimet e vogla që, sikur edhe te popujt e tjerë, sigurisht se ekzistojnë, mundoheshin t’i zmadhojnë e t’i bëjnë të pakapërcyeshëm dhe shkonin deri atje sa thoshin se nuk jemi të njëjtë, jemi shumë të ndryshëm. Më kujtohen disa paraqitje të Migjen Kelmendit, njërit nga ideatorët e krijimit të kombit të ri „kosovar“, në një anë, dhe të Maks Vellos, në anën tjetër. Ju kujtohet ndoshta se si këta „trima“, të mbështetut nga bashkëveprimtarët e tyre, i patën zhveshur shpatat dhe ishin gati t’i prijnë luftës vëllavrasëse. Secili në mbrojtje të të vetës e të dy bashkë kundër qenjes shqiptare. Por jo vetëm këta të dy, edhe shumë të tjerë gjenin dallime të pakapërcyeshme, si gjuhën, kulturën, zakonet etj., që, sipas të tyre, na bënin të jemi jo të njëjtë, jo një komb.
Shkrimi i Juaj, i nderuar Lis, është një analizë e shkëlqyer e veprimtarisë së Nexhmedin Spahiut, e bashkëveprimtarëve të tij në këtë drejtim. Unë jam shumë i bindur se këta veprojnë me paramendim dhe me një qëllim të caktuar- krejt antishqiptar. Jam gjithashtu shumë i bindur se Nexhmedin Spahiu dhe Migjen Kelmendi, që janë ndër më të zëshmit, ose duan gjithësesi të hynë në histori (me këtë rast do të hynin si armiq të shqiptarizmit), ose, megjithëse nuk do të doja ta them këtë, janë këmbë e krye të shitur. Me qëllim nuk e përmenda emrin e Halil Matoshit, njërit nga më të zëshmit, sepse ai më duket të jetë më tepër një i sëmurë, një narçist se sa një antishqiptar. Këtë, kam bindjen, e ka treguar me paraqitjet e tija të shumta gjatë këtyre viteve.
Këta, me veprimtarinë e tyre po godasin nga të gjitha anët kombin tonë. Për të na goditur edhe më keq, antishqiptarëve të tillë u erdhi në ndihmë edhe feja. Viteve të fundit, fatkeqsisht, në skenë kanë dalur ekstremistë të shumtë fetarë, nga të gjitha fetë, sidomos nga feja islame. Qëllimet e tyre, që janë më të errtat e më të rrezikshmet, i shprehin hapur. Këta, ndryshe nga spahinjtë, kelmendët etj., nuk kanë për qëllim të na ndajnë në „shqiptarë“ e „kosovarë“, por duan diçka edhe më të keqe, edhe më të zezë. Sipas tyre, ne nuk mund të jemi të tjerë, pos turq, grekë, serbë e djaj të mallkuar, por jo shqiptarë.

Lis Bukuroca hat gesagt…
Dieser Kommentar wurde vom Autor entfernt.
Lis Bukuroca hat gesagt…

Ilir Dardani 17-06-2011, 09:50pm

Nese do nderhyja per te dhene ndonje mendim mbi ceshtjen ne fjale vetem do e prishja MbiShkrimin e Lisit.
Faleminderit!




Ky shkrim eshte per shtetin e Kosoves si buka dhe uji per Njeriun
Atdhetari (Gjermani) 17-06-2011, 11:50am

Pershendes Zotin Lis Bukuroca per kete shkrim qe i perket Atdheut,Vendit dhe para se gjithash Kombit Shqiptare.Apeloji te Kuvendi i Kosoves gjegjsisht bej apel te Kryetari i Kuvendit te Kosoves qe sa me par ky tekst-tekstualisht te lexohet dhe te mirren mesime per nji zhvillim dhe politik tjeter karshi interesave Kombetare dhe Shteterore te Kosoves !.
Autori i ketij shkrimi ka potenciale ide zhvillimi dhe perspektive afat gjate, Politike dhe Ekonomike dhe kahje per ta derguar Shtetin e Kosoves ne pedistalin ma te madh boteror Bravo dhe ju falemenderit Lis Bukuroca !.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek zemrashqiptare.com

Nje analize e perkryer...falemiderit!
Fadil Miftari, Gelsenkirchen 19-06-2011, 09:46am

Shume i nderuari Z. Lis,
me emocionoi shume analiza Juaj. Ndaj plotesisht mendimet me Ju.
E keni prekur plagen tone aty ku dhemb me se shumti.
Kesaj analize nuk mund ti shtohet asgje me shume e te jete me permbajtesore.
Vetem edhe nje desha ta shtoj. Duke ju faleminderuar politikes se shemtuar e diletanteske, nuk po guxoj ta quaj ende tradhtare, per shkak te pasojave shpirterore vetjake, ne sot e "fituam" shtetin formal pa sovranitet e integritet territorial dhe jofuksional.
Ne vend qe neve sot te na lusin serbet per dialog,per njohje dokumentash e per levizje te lire te qytetareve e shkembim mallerash, tani jemi ne qe po i lusim e po presim prej atyre qe t`na i heqin barrierat e njohin dokumentat!!!
Ne ne territorin tone i kemi nja 120000 mije serb qe levizin si ne bashqe te babes, pa dokumenta e me targa autosh te Serbise (kete nuk do ta lejonte asnje shtet sado pak normal ne bote) dhe objektet fetare serbe qe ne fakt jane te ngritura mbi kishat tona te vjetra.
Sot, politikanet serb vijne pa kurrfar leje me eskortat e tyre te armatosura e policia e Kosoves harxhon per ti siguruar rruges ( ketu ata vijne si kriminelet qe kthehen ne vendin e krimit, por fatkeqesisht pa friken e duhur e te njohur) per ta fyer popullin e shumevuajtur shqiptar e per ta luftuar shtetin tone. Kjo"politike" ka sjellur kete situate qe ne te presim tani vullnetin e mire te Serbise gjakatare per normalizim marrdheniesh... O tempora o mores... do te thoshin latinet e vjeter...Zoti na udhezoft.




PËRSHEËNDETJE NGA BUKURESHTI
Baki Ymeri / Alban Voka 17-06-2011, 10:49pm

Përshëndetje edhe nga ana jonë! Serbia duhet pikësëpari të japë llogari për pastrimin etnik të Toplicës, respektivisht të Kosovës der në Nish, 1878, kur ka kryer gjenocidon dhe holokaustin e parë kundër kombit shqiptar, pastaj për holokaustin e dytë, më 1999.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Koment tek telegarfi

Rrebeli
Collapse
Pershendetje per autorin dhe kete njeri qe ka shkruar kete shkrim aq te qelluar dhe aq me vend! Duhet te shkruash me shpesh i nderuar autor, sepse keta njerez me qellime te caktuara (siq eshte Z. Spahia me shoke) po mundohen te manipulojne popullin shqiptar qe te harrojne historine, dhe te harrojne se per cfare eshte bere lufta ne Kosove! Kosova ka qene shqiptare, dhe ketu nuk behet fjale per ndertimin e nje kombi te ri (ide qe me te vertete eshte qesharake)! Duhet te mesohen njerezit qe mos t'i degjojne dokrrat e Nexhmedine Spahise qe cdo gje qe eshte shqiptare nuk eshte e mire! Duhet te mesohen ata qe mendojne qe Budva eshte me e mire se Ulqini, qe Ohri eshte me i mire se Pogradeci e Struga, qe Paralia eshte me e mire se Saranda, qe nuk e kane mire, se nuk eshte ashtu! Duhet ta duam ate qe eshte e jona, dhe ta cmojme, perndryshe do te mbesim ketu ku jemi! Sharlatanat sikur eshte cifti i Spahise, nuk jane per me shume, vetem per ti derguar ne ndonje vend tjeter ku nuk flitet shqip, por ku flitet ndonje gjuhe e ndonje kombi eksperimental!