24.07.2011

Batakçiu i rendeve - gazeta Shekulli

Jam kundër regjistrimit të fesë së individit, sepse këtë e konsideroj çështje private. Njeriu nuk ka vetëm një besim fetar, por ka edhe plot besime tjera: i beson mikut, të dashurës, prindërve, madje edhe armikut... I beson edhe atij që nuk duhet besuar fare, për shembull: Sali Berishës. Ndoshta dikush është politeist, budist, gnostik, vetëm deist apo edhe satanist, por krejt këto, nuk i duhen Sali Berishës. 

Këto i nevojiten Greqisë. Fansat i besojnë këtij shoumeni edhe kur gënjen, edhe kur mashtron, edhe kur manipulon, edhe kur mban fjalime pranë varreve të atyre, që i largoi nga skena politike të gjallë, por i respekton të vdekur. I besojnë edhe kur flet kundër komunizmit, edhe pse ai është i vetmi në majë me përfitime të mëdha, pikërisht nga ky rend. Njeriu thjesht nuk duhet të pajtohet me atë ide, sepse ajo vjen nga Sali Berisha. Ashtu si nuk duhet pajtuar me idetë e Gadafit, Salehut, Kastros etj. Ashtu si nuk pajtoheshim me shitjen e detit që e konsideronte marrëveshje madhore. Ashtu si nuk pajtoheshim me piramidat që i quante përparim ekonomik, me vrasjen e shqiptarëve që e konsideronte detyrë madhore, me vjedhjen e më shumë se 200 milion eurove që e konsideron patriotizëm. Thjesht ashtu si nuk pajtoheshim me faljen e 400 mijë eurove serbeve të një fshati në Kosovë, që edhe sot mbështesin politikën antishqiptare...

Ky qëndrim nuk është paragjykues, por pasojë empirike, sepse kur një njeri prodhon aq shumë skandale - pa u harruar njëri, prodhon tjetrin- atëherë nuk duhet humbur kohë për t’i kuptuar synimet e tij, më saktë, obligimet e tij. Deri tani, ai ka sjellë shumë ide të prapa dhe nuk mund të ketë dyshim të bazuar se këtë herë e ka mirë.

Saliu duhej shtruar vetes këtë pyetje: nëse në jug të Shqipërisë ka edhe të varfër dhe nëse ata të varfër shpresojnë të marrin ndihma ekonomike apo pasaporta greke dhe nga nevoja deklarohen me mijëra si grek - edhe pse nuk dinë e nuk kanë ditur kurrë greqisht- si do të reagonte Greqia që deshi domosdoshmërish këtë regjistrim? Apo, si do të reagonte Saliu me një numër të tillë mbi tryezë? Rezultati i këtij regjistrimi do të tregojë se a do të kërkojë Greqia autonomi për grekët, respektivisht aneksimin e territorit duke e shkëmbyer me pajtimin për aderim të Shqipërisë në BEE?
Nëse nga ky regjistrim rezulton se pakica e shqiptarëve janë mysliman, çka do të bënte Saliu me Konferencën Islamike dhe si do ta përligjte ai praninë e shtetit laik shqiptar atje?

Nuk ishte i çuditshëm fjalimi i tij. Ishte vazhdimësi e diskursit të njohur salik. Më argëtuese është të shikohet një fjalim, një spektakël, një shou i Berishës, se sa “Kafeneja Jonë” apo “Përralla me tupana”. Ai shan dhe stigmatizon ata, që nuk mendojnë si ai, sepse ai kështu kupton demokracinë. Dikur shante vetëm gratë, tani ua krisi edhe burrave, të gjithëve, pa dallim gjinie dhe orientimi seksual.

T’ ia japim fjalën Kryeministrit dhe të shohin si i përshkruan njerëzit, që nuk pajtohen me të. “Këta vetë janë njerëz pa Zot. A mund t’i bëj unë me Zot ata? Jo! Ata të cilët shfrytëzojnë karriget e larta shtetërore, ata i përdhosin ato karrige”. Partia Demokratike duartrokiti në mënyrë frenetike! E lexuat mirë? Kush përdhos karriget shtetërore? Ata që shfrytëzojnë ato karrige! E kush gjendet në ato karrige? Saliu me të zgjedhurit e vet, që i përkulen BEE-së, por mendimet e tyre i quajnë pordha! Ai për herë të parë pranoi botërisht, se nuk mund t’ i bëjë njerëzit me Zot, edhe pse i ka hapur dyert dhe dritaret predikuesve të çdo lloji, edhe atë me një qëllim: t’ i bëjë shqiptarët me shumë Zotëra dhe t’ i përçajë deri në theqafje.

Ai nuk u ndalë aty, por vazhdoi me semantikë të njëjtë: “Regjistrimi i popullsisë nuk ka asnjë lidhje me klithmat mjerane të disa individëve që për interesa të tyre personale duan të vënë në pikëpyetje identitetin, besimin dhe thelbin e kësaj shoqërie.”

Nëse je kundër regjistrimit sipas kërkesës greke, atëherë je mjeran. Dhe ke përfitime vetjake! Çfarë përfitime? Të paguajnë revizionistët! Tradhtarët e jashtëm! Si të zhduket identiteti? Ai të zhduket nëse kundërshton regjistrimin sipas dëshirës greke! Anëtarët e PD-së e duartrokitën përsëri. Fol edhe një herë Sali, të lutem: “ Ata që përpiqen të derdhin lot për kërcënimin e identitetit të shqiptarëve, kanë fatkeqësinë të kenë lindur pa identitet.”, tha ai me plot seriozitet duke marrë një pozë prej shkencëtari. 

Se njeriu lindet me identitet, nuk ka guxuar ta pohojë asnjë sociolog, asnjë psikolog, asnjë neurolog e asnjë psikiatër, e asnjë bujk. E as etnologu dhe antropologu Claude Levi Strauss për shembull. Mirëpo, ithtarët e Sali Berishës, që e duartrokasin edhe kur flet, edhe kur kollitet, edhe kur fshinë hundët, e duartrokitën përsëri, në vend se t’i kafshojnë buzët. Në vend se të skuqen!

Fol Sali edhe një herë të lutem se na kënaqe: “ Ata kanë deficencë kongjenitale identiteti, por shoqëria nuk i pranon”, bërtiti ai përsëri me pozë intelektuali duke menduar se zbuloi fakte shkencore të reja dhe anëtarësia e PD-së e duartrokiti me plot krenari, në vend se të trishtohej. Ky tog fjalësh” deficencë kongjenitale” shqip domethënë se ata që janë kundër regjistrimit, ata kanë mungesë identiteti që nga lindja dhe nuk janë lindur me identitet shqiptar si do të kishte dëshiruar Greqia. Edhe ky është zbulim për një Çmim Budallallëku, e kundërta e Çmimit Nobel! “Dhe shoqëria nuk i pranon”. 

E kush është shoqëria? Shoqëria është Sali Berisha. Partia e din çka i duhet popullit dhe e din çka mendon populli, prandaj ajo nuk i pranon! Kjo mënyrë e të gjykuarit është e njohur për ne. Ai nuk mund të shkëputet nga baza. Partia Demokratike duartrokiti përsëri dhe derisa lexon këtë shkrim, ata janë në duartrokitje e sipër. Ata duartrokasin doktorin e shkencave të mjekësisë, i cili mendon dhe është i bindur se foshnja lindet me identitet kombëtar! Këtë njeri, me këtë dije, ne e kemi Kryeministër! Trishtim!

Se e voton populli, mund deri diku të arsyetohet. Populli nuk është një subjekt, por një masë me fuqi dhe aftësi perceptuese individuale të niveleve të ndryshme. Domethënë e votojnë edhe ata që nuk marrin vesh, por si e duron kryesia e PD-së një njeri të tillë në krye, kjo nuk mund të shpjegohet, kjo nuk mund të kuptohet, kjo nuk mund të arsyetohet.
Gazeta Shekulli, 24 gusht 11

25 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek SHEKULLI:
Shqipatri 24/07/2011 14:12
Meso shkrim e kendim o shpellar i Dragobis para se te mbash leksione per lirin.
Apo e ke fjalen per ate Lirien tjeter, gruan e tij.
Ne kete rast e ke gabim se ne smerremi me grat e botes sic ben ai qe mbron ti me padijen tende.
Nese ti qenkje aq i kthjellet ne ato qe thua pse i drejtohesh gazetarit kur ai po thote pikerisht ate per te cilen to po flet percart.
Cfar i duhet Berishes feja, besimi apo liroa e tjetrit, pervecse ne kete rast ia kerkon Greqia.
Shume u mora me ty Shoqa Lirie se ti nuk e smeriton kaq!

Lis Bukuroca hat gesagt…

Bajram Curri 24/07/2011 16:36
Liria,je komplet gabim,lexoje edhe nje here shkrimin,kuptoje,kuptoje dhe pastaj reflekto.shkruaj.Ja ke fut kot fare.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Liria 24/07/2011 12:17
NE BOTE S’KA MONUMENT ME TE MATH SE AI I L I L I R I S E.
Zoteria Lis Bukuroca, nuk dime c’besim ke,por ke kontradite ne idete e tua.Derisa e konsideron ceshtje private regjistrimin e fese,pse fut hundet ne privacine e njeriut?
Privacia apo liria personale eshte e shenjte,e pa prekshme,a mund te fut turinjte e mi ne privacite e tua e tu keshilloj:beju i Krishter se keshtu kishe stergjyshet. Ne ndeshje me LIRINE E NJERIUT te gjithe kane thyer turinjte qe nga Hitleri e deri ne Caushesku.Mos u bej neodiktator qe dikton keshilla.Njeriu lind i lire dhe ashtu desheron te vdese.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Bajram Curri 24/07/2011 16:36
Liria,je komplet gabim,lexoje edhe nje here shkrimin,kuptoje,kuptoje dhe pastaj reflekto.shkruaj.Ja ke fut kot fare.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek SHEKULLI:
Shqipatri 24/07/2011 14:12
Meso shkrim e kendim o shpellar i Dragobis para se te mbash leksione per lirin.
Apo e ke fjalen per ate Lirien tjeter, gruan e tij.
Ne kete rast e ke gabim se ne smerremi me grat e botes sic ben ai qe mbron ti me padijen tende.
Nese ti qenkje aq i kthjellet ne ato qe thua pse i drejtohesh gazetarit kur ai po thote pikerisht ate per te cilen to po flet percart.
Cfar i duhet Berishes feja, besimi apo liroa e tjetrit, pervecse ne kete rast ia kerkon Greqia.
Shume u mora me ty Shoqa Lirie se ti nuk e smeriton kaq!

Lis Bukuroca hat gesagt…

Shpat MALI 24/07/2011 12:17
Përshëndetjeje i nderuari Lis!
“Domethënë e votojnë edhe ata që nuk marrin vesh, por si e duron kryesia e PD-së një njeri të tillë në krye, kjo nuk mund të shpjegohet, kjo nuk mund të kuptohet, kjo nuk mund të arsyetohet.” Po mundohem te përgjigjem pse kryesia e e duron …, jo jo jo nuk e duron por e pranon sepse eshte parti private e shukut sal se përndryshe nuk do te duronin , edhe ne territoret tjera te Shqiptarisë është e njëjta gjë pra me partit private klanore etj.
Kush është ai qe guxon ta kundërshtoj shokun sal , kush është ai qe guxon ta kundërshtoj Taqin , kush është ai qe guxon ta kundërshtoj Haradinajn etj etj ose do te bënin ngrirje te funksioni ose …

Lis Bukuroca hat gesagt…

Aliu nga Selenic 24/07/2011 12:39
BERISHA KERKON TE HYJE NE BE DUKE CUNGUAR TERITORIN SHQIPOTARE

Ligji per vetedeklarimin e kombesis dhe te fese ka sjell nje reagim, nga mjafte
opinioniste grupe shoqerore analis edhe organizata te pavarura. Nje ipules te metejshem i ka dhen ketij reagimi edhe Aleanca “Kuq e Zi “e cila prej kohesh ka udhtuar ne ter teritorin shqiptare duke mbledhur firma deri ne mbi 20 mije per ta anulluar kete ligj.
Mirpo siqe edhe duket Berisha dhe ushtaret e tije te futur ne rrjeshte jane te vendosur te zbatojn kete ligje madje sipas Berishe ky ligj “forcojka” identitein dhe ata qe kerkojn te moszatimin e ketij ligji qenkan mjeran te cilat per interesat e tyre personale sipas Berishes duan ta vejne ne pikpyetje idntitetin , kata sipas Berishes jan te pa shpres per t`u sheruar ne rapore me identitetin. Po kush jane keta sipas Berishes.
1. Keta jane njerz te pa zote, keta jane mjerane , ateist qe kane frig zotin.
1. 1. Sipas Berishes keta qe kundershtojn janne te pa zote se Berish i”zoti” i krijo te gjith kushtet qaeqeve shoviniste Greke per te realizuar ata interesat e tyre ne kurriz te tokave shqiptare. Berish hapur tani ka dal kunder interesave tona kombetare. Pra Berisha “trim” nuk ka frig nga zoti edhe perse zotin e ze ne goj fallco ndersa nga ana tjeter punon njelloi si satanai.
2. Ata qe shfrytzojne karrigen.. jane me te njer se çakejte,..kane qendrime ataviste primitive , pore berisha thot qe nuk munde ti quajme antikombetar.
2.2. Berisha ketu ka te drejte.!
-Nuk munde ti quaj antikombetar se per antikombetar Berish e ka zene kete vende “neri” prej kohesh ndaj dhe keta nuk munde te radhiten me Berishen. Se ligji per vet deklarim eshte ligji me antikometar qe Berisha e beri dhe kerkon ta zbatoj..Eshte tersishte e denueshme te leshe shkencen qe eshte rregjistri themeltar qe tregon trungun e sejcili i cil eshte qe nga koha e turqise ku per fate te mire edhe rregjistrat e kater vilajeteve shqipater tashme jen ne arkivin e shtetit, e te vetedeklarohesh. Madje sa qesharake eshte se po nuk u tregove i sinqer do te denohesh me gjob. vetem nje budalla e hane nje budallalejk te till se njerzite sado te thjeshte te jen ata kurr nje gje te till nuk do ta pranojne.
-Sipas Berishes ata qe flasin per mbrojtjen e Atdheut qenkan çakej dhe ateiste. Ndersa ata qe e shesin Atdheun qenkan patrot dhe trima.! Ore o jemi qmendur ne , ose Berish eshte qmendur.Ata qe e kane afer nuk duhet ta lejojne qe te arrij deri ne keto limite aspak te llogjishme dhe aspak te arsyeshme, mdja aspak njerzore. Palere se per kombtarrizem as qe munde te behet fjale nga ana e Berishes. Kete Berisha e ka varrosur prej kohesh.
-Primitivizmi i Berishes arrin sa njerzit me mende ne koke ti cilesoj primitive. Edhe ne kohen e primitivizmit dhe te injorances se tejskajshe njerzit kan luftuar per atedheun e tyre, n\dersa sot ne kohe moderne Berish po kthehet vete nje nje primitim i rendomet bile mos me keq.Realiteti Berishen e ka fundosur disa here.
3.Sipas Berishes ligji me vetdeklarin , paska te dhena me te sakta dhe u sherbejka politikave te zhvillimit.

Lis Bukuroca hat gesagt…

ALIU Nga Selenica vazhdim
3.3. Berishen asnjeher nuk e ka ngren meraku per politika zhvillimi. Berish ka piksynim te realizoj interesat e qarqeve te caktuar ne dem te intyeresave te shqiptarev. Shifrat qe jep Berish per uljen e papunsise dhe per rritjen ekonomike eshte e turpshme.Kjo rritje ekonomike munde te ekzistoj vetem per oborrin qeveritar ndersa per popullin e thjeshte ase qe behet fjale.Po te jete pun per politika zhvillimi aty do te gjenden forma te tjera pasi çdo digastier kane ne duart e tyre edhe numerin e popullsise sipas statistikave te gjendje civila pore Berish kerkon te justifikoj kete masaker ligjore i cili me siguri edhe ky duhe
te perfundoj ne gjykaten kushtetuse ashtu siqe perfundoj edhe ligji per dhenjen e detit Greqise.
5. Berisha flet per futjen e shqiperis ne BE.
5.5. Per Berishen futja e shqiperise ne BE kerkojka kosto te rende. Kosto te pa perballushme nga shqiptaret. Keto qe berisha ja afron Greqise edhe sikur neser neve te jemi antar te BE me te drejtate plota ato nuk na duhen. Te gjith vrapojn per ne Evrop.Atje te gjith kerkojne te zgjerojne kufijt e vet madje edhe Graqia.Ndersa ne shqiptaret sipas Berishes duhet te falim jo vetem detin kjo sqenka gje fare pore edhe Jugun e shqiperise. Nje politike e tille nuk eshte pare ne asnje vende ballkanik qe aspirojn te futen ne BE.Vetem tek Berish duke kjo masaker e coptimit te shqiperis.Ate qe nuk e beri traktati i fshahte i Londres per coptimin e shqiperis, kerkon tash ta bej Berisha vullnetarishte. Madje pa ju dridhur fare çerpiku sikur kete t`ja kishim borxxhe Greqise pa ler se Greqia i ka aqe shume borxhe shqiperis sa te gjith e din ku bjen Abrakia.
Berisha tashme i ka perveshur lleret dhe per kete pjese mandati qe i ka ngelur dp ta shkatrroj, coptoj dhe do te beje te gjitha te keqijat ketije vendi, duke realizuar interesat e ustallarve te tij qe e mbajne ne pushtet vetem per interesast tyre dhe jo te shqiptarve.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Shqipatri 24/07/2011 13:15
Urime Lis.
Bravo per kthjelltesin e fjales, ides dhe mesazhin e shkrimit tend.
Nje lis i tille i duhet gazetaris shqiptare sot qe gjithcka eshte shnderruar ne treg.
Po Berisha ka nevoj per sopate pas qafe qe te marre vesht se ka humb cdo shqise degjuese nga jasht familjes se tij kriminale.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Butrinta Pekmezi 24/07/2011 14:03
Nje shkrim i perkryer, nje realitet i trishte, nje shkrim i guximshem,cdo gje e thene troc me ndjenjen intelektuale e qytetare E pergezoj dhe inkurajoj Lis Bukurocen, per kete shkrim .Vertet eshte TRISHTIM ajo cka po ndodh ne vendin tone! A nuk e shihni qe KOMBI PO MPLAKET SI BERISHA???!!!! A nuk e kini vene re qe KOMBI PO RRUDHOSET SI BERISHA??!! A nuk e kini vene re qe KOMBI PO MATUFEPSET SI BERISHA??!! Shqiptare Wake up,! -sa nuk eshte vone……Po shkpojme drejt shperberjes si KOMB!!
Butrinta Pekmezi

Lis Bukuroca hat gesagt…

sali 24/07/2011 14:03
kKY NJERI sali berisha], PERFAQESON TE TE PEGERET E QENIES NJERZORE.KY NUK ESHTE MBJELLUR AS PJELLUR NGA NENA NATYRE,POR VETEM ESHTE VJELLUR.

Lis Bukuroca hat gesagt…

dardani 24/07/2011 14:28
Z.Lis Bukuroca nuk kam asnje kundershtim ne drejtimin e shkrimit tuaj, vetem nje habi? Perderisa nje politikan kaq shume i renduar nga observimi mediatik dhe bemat e tija nuk mundet ti gjendet arsyeja kush e mban Sali.Rame.Berishen ne krye te kryeministrise. Eshte Amerika apo grekrit ose jugosllavet kjo me ngjason paradoksale, jemi ne ata te cilet e mbajme kete mesjetare ne krye te shtetit. Arsyeja eshte e thjeshte ajo eshte pare ne Shqiperi cdo dite si dhe sot. Mbas dhenies te funksionit te L.Bashes ata avokate te larte te paguar nga S.R.Berisha kane blere vetura nga 60 000 euro d.m.th qe Berisha per te shkateruar drejtesine paguan mire keta persona te veshur me bluzen e drejtesise ,hajdutet e ligjshem! Keta politakane me funksion te larte K.Q.Z,Prokuroria,Kolegji zgjedhor ne te cilat jane varur shpresat e shtetasve, duan vetem para si shperblim per tju pergjigjur jo ligjit por manipuluesit S.R.Berishes. Pa marre parasysh ku po e drejtojne me keto akte perverse shtetin tone. Kjo katastrofe eshte e orkestruar vetem nga nje anti kombetare sot i bere i plot fuqishem nga skandalet sepse nuk ka kundershtare ti pergjigjen! Kurre nuk jemi te afte ta denojme dhe ta shkarkojme nga detyra kete rrenuesin shtetrore, kjo tregon se jemi te gjithe te fajshem. Sepse nuk kemi unitet kombetare vetem fjale dhe fjale te cilat i ka vetem nje i varfer i pushtuar nga dhuna dhe fatkeqesia me e madhe eshte si i vetem dhe i abandonuar ne nje shoqeri te korruptuar zeri i tij eshte i vdekur!

Lis Bukuroca hat gesagt…

Illo 24/07/2011 14:44
Kyj eshte artikull shume i goditur dhe me brume . Ata , qe duartrokasin fjalime kontraverse , jane kundra vetes dhe oratorit . Sali Berisha dhe te tjere oratore te tranzicionit , kane folur perpara degjusve , qe e heqin veten intelektuale. Nuk u ndodh nje burre , ose grua t’u thote :Ku ju shpie mushka ?
Do te mbetet me rendesi historike , profesoresha , qe u ngrit kunder Lulzim Bashes . Profesoret e tjere jane kthyer ne dele te urta . Po te analizosh te tera fjalimet e liderve te tranzicionet , simbas kritereve te ketij artikulli , nuk do te mjaftonin volume .Nje tragji -komedi oratorike ! Faleminderit Z. Lis ! Illo

Lis Bukuroca hat gesagt…

Marku 24/07/2011 15:14
Te lumte Lis!Vertete TE LUMTE!Me bukur se kaq nuk ka si shkruhet.Saliu,tufen e dythundrakeve qe ngrene dy gishtat e thundres se pare perpjete dhe ulerasin sa here Saliu fshin hundet,e quan parti, dhe atje eshte bere e modes:sa me legen dhe pa dinjitet te jesh,aq me besnik je per Saliun dhe aq me lart do te ecesh ne shkallen e hierarkise partiake.Problemi mendoj se nuk jane keta,se keta jane per “buken e gojes” atje,problemi mendoj qendron tek disa “intelektuale” te cilet jane ne rreshtat e pare te rreshtores se Saliut,dhe ne cdo rast kane gati argumentat per “drejtesine” dhe patriotizmin e Saliut dhe tradhetin e atyre qe mendojne ndryshe.Dhe te mendosh se Saliu eshte i vetmi komunist drejtues qeverie ne ish evropen lindore,me i vjetri ne moshe i parlamentit..

Lis Bukuroca hat gesagt…

Vasil Himara 25/07/2011 04:10
Lis Bukuroca me kete shkrim thote qe ta mbash per vete fene (religion, e thene jo shqip) tende. Une s’dua ta dij fene tende dhe as dua te ma dish fene time, sepse eshte besim personal. Meqenese kjo qeveri, dhe ashtu edhe opozita qe nuk ndjehet, bejne ate qe kerkon Greqia atehere tradhetia e politikaneve te shitur shqiptare nuk do ndihme per t’u pare e kuptuar.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Marku 24/07/2011 15:14
Te lumte Lis!Vertete TE LUMTE!Me bukur se kaq nuk ka si shkruhet.Saliu,tufen e dythundrakeve qe ngrene dy gishtat e thundres se pare perpjete dhe ulerasin sa here Saliu fshin hundet,e quan parti, dhe atje eshte bere e modes:sa me legen dhe pa dinjitet te jesh,aq me besnik je per Saliun dhe aq me lart do te ecesh ne shkallen e hierarkise partiake.Problemi mendoj se nuk jane keta,se keta jane per “buken e gojes” atje,problemi mendoj qendron tek disa “intelektuale” te cilet jane ne rreshtat e pare te rreshtores se Saliut,dhe ne cdo rast kane gati argumentat per “drejtesine” dhe patriotizmin e Saliut dhe tradhetin e atyre qe mendojne ndryshe.Dhe te mendosh se Saliu eshte i vetmi komunist drejtues qeverie ne ish evropen lindore,me i vjetri ne moshe i parlamentit..

Lis Bukuroca hat gesagt…

baro çorrogjafi 24/07/2011 16:14
TE GJITHE SHOHIM MENDESINE E BERISHES I KRYEMINISTER,E BEJME SIKUR NUK SHOHIM.dISA E DUARTROKASIN ,EDHE KUR AI NUK I MERITON ATO, DISA HINGELLINJNE (QESHIN ) SIC BERI KRYEPARLAMENTARJA TOPALLI E TE TJERE TE KESAJ SERE,KUR BERISHA SHANTE E CFARE NUK THOSHTE PER OPOZITARET NE PARLAMENT. “”SHARLATAN,E ETIKETOI SALI BERISHA ,MYSLYM pASHAJIN,I CILI MBROJTI DERI NE FUND SHITJEN E KUFIJVE DETARE SHQIPTARE, “SHARLATAN” E QUAJTI MEDIOKRI GROCKULLA I K ENC POLLO, KRESHNIK SPAHIUN, ATAVIST… E C’NUK I QUAJTI KETA KRYEMINISTRI YNE.DHE ATA,DEMOKRATET,MEGJITHESE E DINE FRE MIRE SI DUHET TE REAGOJNE,POR PRAPE DUARTROKASIN SE ATO MBROCKULLA I KA NXJERRE SHEFI I TYRE,SEPSE, SIC THOTE DHE VETE SALIU,PAIU DRIDHUR FARE QERPIKU, KAM NE DORE EDHE GURIN EDHE ARREN (!!!) pO,PO,E K EDHE GURIN EDHE ARREN, SEPSE E PERKRAHIN DHE DUARTROKASIN EDHE NJEREZ SERVILE,KARJERISTE E MEDIOKERR SIC SHKRUAJNE EDHE DY KOMENTUESIT E PARE Z.”"LIRIA “E “KORcARI”.mEGJITHATE ESHTE E DREJTA E TYRE TA SHPREHIN ATE MENDIM.AQ DINE ,AQ DHE THONE.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Vasil Himara 24/07/2011 17:09
Te lumte Lis madheshtor. Mjerane jane ato qe nuk dhe nuk duan ta kuptojne gospodin Saliviçin. Keta mjerane jane te pa afte per te kuptuar edhe shkrimin tend, sepse tregojne vete se jane te pa afte te lexojne ndonese duket se njohin germat. Shqiperia eshte e shqiptareve.

Lis Bukuroca hat gesagt…

baro çorrogjafi 24/07/2011 16:14
TE GJITHE SHOHIM MENDESINE E BERISHES I KRYEMINISTER,E BEJME SIKUR NUK SHOHIM.dISA E DUARTROKASIN ,EDHE KUR AI NUK I MERITON ATO, DISA HINGELLINJNE (QESHIN ) SIC BERI KRYEPARLAMENTARJA TOPALLI E TE TJERE TE KESAJ SERE,KUR BERISHA SHANTE E CFARE NUK THOSHTE PER OPOZITARET NE PARLAMENT. “”SHARLATAN,E ETIKETOI SALI BERISHA ,MYSLYM pASHAJIN,I CILI MBROJTI DERI NE FUND SHITJEN E KUFIJVE DETARE SHQIPTARE, “SHARLATAN” E QUAJTI MEDIOKRI GROCKULLA I K ENC POLLO, KRESHNIK SPAHIUN, ATAVIST… E C’NUK I QUAJTI KETA KRYEMINISTRI YNE.DHE ATA,DEMOKRATET,MEGJITHESE E DINE FRE MIRE SI DUHET TE REAGOJNE,POR PRAPE DUARTROKASIN SE ATO MBROCKULLA I KA NXJERRE SHEFI I TYRE,SEPSE, SIC THOTE DHE VETE SALIU,PAIU DRIDHUR FARE QERPIKU, KAM NE DORE EDHE GURIN EDHE ARREN (!!!) pO,PO,E K EDHE GURIN EDHE ARREN, SEPSE E PERKRAHIN DHE DUARTROKASIN EDHE NJEREZ SERVILE,KARJERISTE E MEDIOKERR SIC SHKRUAJNE EDHE DY KOMENTUESIT E PARE Z.”"LIRIA “E “KORcARI”.mEGJITHATE ESHTE E DREJTA E TYRE TA SHPREHIN ATE MENDIM.AQ DINE ,AQ DHE THONE.

Lis Bukuroca hat gesagt…

baro çorrogjafi 24/07/2011 16:14
TE GJITHE SHOHIM MENDESINE E BERISHES I KRYEMINISTER,E BEJME SIKUR NUK SHOHIM.dISA E DUARTROKASIN ,EDHE KUR AI NUK I MERITON ATO, DISA HINGELLINJNE (QESHIN ) SIC BERI KRYEPARLAMENTARJA TOPALLI E TE TJERE TE KESAJ SERE,KUR BERISHA SHANTE E CFARE NUK THOSHTE PER OPOZITARET NE PARLAMENT. “”SHARLATAN,E ETIKETOI SALI BERISHA ,MYSLYM pASHAJIN,I CILI MBROJTI DERI NE FUND SHITJEN E KUFIJVE DETARE SHQIPTARE, “SHARLATAN” E QUAJTI MEDIOKRI GROCKULLA I K ENC POLLO, KRESHNIK SPAHIUN, ATAVIST… E C’NUK I QUAJTI KETA KRYEMINISTRI YNE.DHE ATA,DEMOKRATET,MEGJITHESE E DINE FRE MIRE SI DUHET TE REAGOJNE,POR PRAPE DUARTROKASIN SE ATO MBROCKULLA I KA NXJERRE SHEFI I TYRE,SEPSE, SIC THOTE DHE VETE SALIU,PAIU DRIDHUR FARE QERPIKU, KAM NE DORE EDHE GURIN EDHE ARREN (!!!) pO,PO,E K EDHE GURIN EDHE ARREN, SEPSE E PERKRAHIN DHE DUARTROKASIN EDHE NJEREZ SERVILE,KARJERISTE E MEDIOKERR SIC SHKRUAJNE EDHE DY KOMENTUESIT E PARE Z.”"LIRIA “E “KORcARI”.mEGJITHATE ESHTE E DREJTA E TYRE TA SHPREHIN ATE MENDIM.AQ DINE ,AQ DHE THONE.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Devolliu 24/07/2011 17:38
Eh sa injorantë, shpirtligj e batakçinj ka kjo Shqipëria jonë.
Edhe një shkrim kaq të qartë, kaq të vërtetë, kaq kuptimplotë, kaq të adresuar, që ka shkruar një atdhetar i madh si Naser Aliu, nuk e kuptojnë, nuk duan ta kuptojnë ose mundohen t’i venë bishta.
Falemnderit, o i miri Les Bukuroca.

Lis Bukuroca hat gesagt…

indrit 24/07/2011 18:47
I nderuar autor! Jam i sigurte se rreshti i fundit i shkrimit eshte pyetje retorike, po une po i pergjigjem si e mendoj une.
Kryesia e Pd-se e duron edhe e duartroket ate, sepse ai pas kaq shume e shume vitesh i arriti qellimit dhe e ktheu Shqperine nga Republike Popullore Socialiste ne Repulike Demokratike te Servilave te Pushtetit.
Dhe sado ta shajme ne Saliun, kete “merite” s’mund t’ja heqim. Dhe thuaj shyqyr s’kemi fuqi qe te kemi ndikim te madh si shtet me nderkombetaret, se ky me dreqnira e maskaralleqe edhe BE-ne do e kishte korruptuar ashtu siç ia ka arritur te beje edhe me disa “zyrtare” te larget te BE-se e SHBA-ve te derguar ne “ate” Shqiperine, provincen “e larget” te Servilave te Pushtetit.
“Eshte kohe e maskarejve”,…thoshte Ali Asllani para nja 60 vjetesh, por koha iken dhe ata mbeten. Me mire te kishte thene “eshte bote e maskarenjve”.

Lis Bukuroca hat gesagt…

L.Shmilli-Itali 24/07/2011 19:43
Berisha eshte thene tashme po zbaton nje kerkese te Micotaqisit ndaj Ramiz Alise.Ketu del edhe me qarte se Berisha eshte nxenesi dhe I derguari i Alise ne te djathte!Por kjo eshte teme tjeter…autori ka bere nje shkrim cilesor dhe ata kunder nuk arrijne te kuptojne thelbin!Duket nje asgje regjistrimi,por ka nje thike te madhe ne Shqiperine e Jugut dhe po u be edhe ne Kosove,aty me keq! Greqizimi i Shqiperise eshte nje enderr e lashte greke qe nis me pushtimin pothuaj te gjithe Ballkanit nga mbreti i tyre me emrin Grek dhe nga ku ka marre emertimin shteti i tyre i sotem sipas D.Alikarnasit(libri 18)Iliret Mbreti Grek i pushtoi gjer ne veriun e Lezhes dhe pothuaj gjithe rrjedha e lumit Drin,nje pjese e madhe e Kosoves maqedonise,Bullgarise,Turqine perendimore etj…Greket rrojne ende me endrren e mbretit te tyre Grek qe u shpartallua shume shpejt prej ilireve epiriote qe ja ngushtuan mbreterine ne Athine dhe Krete!greket e sotem shpresojne shume ne numerimin e ortodoksise shqiptare,pasi kjo do vertetoje edhe “prezencen”e grekeve te vertete ne Shqiperi gje qe do te perbeje,sipas tyre,edhe kufijte reale te Greqise se Madhe,tokat e mbretit Grek.Maksimalisht,sipas nje harte te G.Madhe (kerko Wikiliks)ata kane kufirin te shfaqur ne Drin dhe minimalisht ne Shkumbin.Natyrisht e mbeshtesin me historikun e kishave ortodokse qe jane ndertuar e predikuar me stil e gjuhe greke!Mjafton nje shifer deklarative shtetrore qe ata,pervec pretendimeve per borxh qe i kane dhene Shqiperise(Nano-Berishes)-ky borxh turpesisht nuk deklarohet hapur,por as mohohet-dhe greket te pretendojne ne BE per territor te cilin e moren edhe me 1913,Korce-Pogradec-librazhd-Elbasan-Berat-Permet-Gjirokaster-Himare(shih librin”Lufta Ballkanike”,italisht)Jo pa qellim Micotaqis ja kerkoi kete hapur Alise dhe Berisha po e realizon duke i dhene kombit dhe nje thike tjeter ne shpine.Pretendimet

M.Hajati.(Mark H.) 25/07/2011 06:05
Z.Lis Bukuroca,nuk mund te rrijne e te bajne sehire para veprimeve dasha keqe ne syte e gjithe popullit shqiptare qeveria Berisha.
Ne komentatoret duhet ta pergezojme z,Lis sepse na ban me dite me shume qartesi mbi kthina te pa besa qe ka ndermarre dhe ndermerr Sali Berisha mbasi ka te drejten e firmes dhe (myhyrin)vulen qeveritare.Shto edhe akrobacit qe i ban terbjet kushtetutes me improvizime te ligjeve.Duke kryer me vetdije tradheti kombetare ne asimilimin e kombit.
Rregjistrimi i popullsise me besim fetar asht shume e drejte dhe aspak gabim.Nuk ka asgja te keqe.Nese kjo bahet per interresat dhe per vedijen kombetare.E keqja e keti rregjistrimit asht sepse e kerkon Greku.Bile me shume force mbasi ka gjete dy krahet e mashes:Genc Pollon dhe Sali Berishen.
Me kete rregjistrim ,Greku do ti thone botes se neve kemi nji popullsi te tane ortodokse greke ne trojet etnike greke.Keshtuqe do kerkojne te drejten e teritorit me rrealizimin e idese Vorio-Epirit, veteqeverisjes,pavarsin,gjuhen zyrtare greke,shkollen greke.
Pra kur nuk u asimilume per shume shekuj nga cdo pushtues me beteja te pergjakshme me gryken e armeve do rrealizohet me uljen ne tavoline me duartrokitje.
Shqiptaret do te erren para rregjistrimeve autokton dhe ne te gedhire mbas rregjistrimeve rrefugjate.
Per kete arsye z.Lis kerkon te mos ndodhin kjo ftekeqesi duke i dale punve para.Ndaj duhet falnderue dhe pergezue te madhin Lis Bukuroca me kete shkrim qe per mendimin tim ma shume asht nji thirrje qe i bahet kombit per te mos fjetur por te freskoje mendjen dhe te hapin sy e vesh per te mbrojtun mbijetesen vetvetes.