»Vuajtja për shkak të mungesës së njeriut që dashurojmë, është një kënaqësi
në krahasim të jetës me njeriun që nuk e duam.« Jean de La Bruyère
»Forma
më e lartë e egoizmit është dashuria. Ne nuk dashurojmë partnerët tanë, por vetëm
aftësinë e tyre për të na dashuruar neve.« Gabriel
Laub
»Ka njerëz që nuk do t‘ ishin dashuruar kurrë, sikur të mos kishin dëgjuar
se kjo gjë ekziston.« François de La Rochefoucauld
»Dashuri domethënë vënia e lumturisë sonë në lumturin e tjetrit.« Gottfried
Wilhelm von Leibniz
»Është më e preferueshme të kesh dashuruar dhe humbur dashurinë, sesa të mos
kesh dashuruar kurrë.« Alfred Tennyson
»Zemra është një pasuri, që nuk shitet, që nuk blihet, por falet.« Gustave
Flaubert
»Dashuria nuk dëshiron me pasë, por vetëm me dashtë.« Hermann Hesse
»Dashuria nuk shikon me sy, por me shpirt.« William Shakespeare
»Kush nuk i do gratë, verën dhe këngën, është vetëm një budalla, jo i shenjtë.»
Arthur Schopenhauer
»Kur dashuria dëshiron të flasë, atëherë mendja duhet të heshtë.« Jean-François Regnard
»Ditën kur ju nuk do të digjeni nga dashuria, shumë të tjerë do vdesin nga
të ftohti.« François Mauriac
»Kurrë askush nuk është tradhtuar nga dashuria e pastër.« Jaufrè Rudel
Përktheu Lis Bukuroca
Ngjyrat e dashurisë, libër elektronik
për lexues të moshës madhore
1 Kommentar:
Kommentar veröffentlichen