"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

27.08.2012

Aforizma (8) Zoti dhe njeriu


„Një herë iu luta zotit të më falte një biçikletë, kur pash se ai nuk funksiononte në këtë mënyrë, e vodha një dhe iu luta të më falte gabimin.“ Emo Philips

„Nuk besoj zotin, e aq më pak në djallin. Kam besim vetëm në budallallëqet e materies.“ Carl William Brown

„Kush posedon shkencë dhe art, ka një religjion. Kush nuk i posedon ato dyja, i duhet një religjion!“ Goethe

„Meqenëse zoti nuk ekziston, burrat  janë ateistë. Për fat të keq vetëm 10% e njerzimit është e vetëdijshme për këtë.“ Mauro Salvador

„Zoti i mirë është gjithmonë në anën e atij, që ka artilerinë më të mirë!“ Napoleone Bonaparte

„E keqja më e madhe dhe që gjendet në qendër të kulturës sonë është monoteizmi. Nga një tekst barbar i kohës së bronzit,  Dhjata e Vjetër, janë zhvilluar tre religjione antihumane (…) Ata që i refuzojnë, duhet të konvertohen ose të vriten  për të mirën e tyre.” R. Dawkins

„Nga të gjitha tiranitë, që e mundojnë njerëzimin, ajo religjioze është më e keqja. Të gjitha tiranitë tjera janë të kufizuara në botën që jetojmë, kurse kjo përpiqet të shtrihet edhe pas varrit dhe të na persekutojë në përjetësi!“ Thomas Paine

Ateizmi është detyrë morale!“  Feuerbach 

„Ne besojmë në zot, por probleme është se zoti nuk i beson vetes.“ Carl William Brown 

„E ka thënë edhe Voltaire:“ Nëse zoti nuk ekziston, duhet ta shpikim!“ Pikërisht kështu kanë menduar edhe paraardhësit tanë." Carl William Brown 

Nga italishtja: Lis Bukuroca




Keine Kommentare: