"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

29.08.2012

Aforizma (9) dashuria

  















»Lidhja bashkëshortore është aq e rëndë sa duhet ta bartin dy veta, shpesh edhe tre.«  Alexandre Dumas Ati


»Nëse ti je një pikë loti, nuk do të qaja nga frika se do të humbja ty.» Jim Morrison


»Dashuria lindet nga oreksi, zgjat për shkak të urisë dhe vdes për shkak të ngopjes!«  Alessandro Morandotti


»Zbulo dashurinë dhe tregoi botës!«  Gandi


»Vetëm ai që dashuron pa shpresa, njeh dashurinë e vërtetë.«  Pablo Neruda


»Dashuria e sapolindur thotë: të dua sepse kam nevojë për ty. Dashuria e pjekur thotë: kam nevojë për ty, prandaj të dua.»  Erich Fromm


»E ëmbël është ajo që më thua, por më e ëmbël ishte puthja që të mora nga goja.« Heinrich Heine


»Dashuria është përgjigja, por derisa prisni përgjigjen, seksi ju sugjeron pyetje të mrekullueshme.» Woody Allen


„Dashuria është një rreckë e dhuruar nga natyra dhe e qëndisur nga imagjinata.« Voltaire


»Çdo burrë i do dy gra: njërën të krijuar nga imagjinata e tij, tjetra duhet akoma të lindet.« Kahlil Gibran


»Ka vetëm një mënyrë për t’ u shëruar nga dashuria: me dashuri akoma më të madhe.«  Henry David Thoreau


»Askush nuk mund të të bëjë të palumutur, nëse ti nuk ai lejon.» Franklin Delano Roosevelt


»Nëse je i dëshpëruar dhe dëshiron të vdesësh, mendo në ata që janë duke vdekur e do të dëshironin të jetonin.« Jim Morrison


»Për shpirtin nuk ka rrezik më të madh se sa preokupimi i vazhdueshëm për pakënaqësitë dhe dobësitë vetjake.«  Hermann Hesse


»Ai që lindet i pambrojtur nga Perënditë, edhe nëse rrëzohet në shpinë, i thyen hundët.« Proverb kinez


»Pleqëria është dëshpëruese jo pse përfundojnë gëzimet, por sepse përfundojnë shpresat. Jean Paul Richter


»Të gjitha përparimet i detyrohen njerëzve të pakënaqur.  Njerëzit e kënaqur nuk dëshirojnë ndryshime.«  Herbert George Wells  / Nga frëngjishtja Lis Bukuroca





Keine Kommentare: