„ Besa“ shpëtoi hebrenjtë nga vdekja e sigurt"
Para disa muajve publicistja dhe intelektualja e njohur Brunilda
Ternova për të njoftuar lexuesin italian me vepra shqiptare, pat përkthyer në italishte një artikull të zotit Fahri Xharra, ku thuhej se Einsteini
kishte shpëtuar jetën me një pasaportë shqiptare. Qesh skeptik dhe
kjo ishte arsyeja pse bëra disa kërkime. Gjeta një artikull tek
gazeta e madhe gjermane “Die Welt”. Një artikull nga Stefanie Bolzen të
publikuar më 27.01.2011. Intelektuali i shquar dhe publicisti, zoti Fahri Xharra si dhe Zonja Brunilda Ternova kishin të drejtë, ja arsyet:
Titulli
origjinalit është: „BESA“
SHPËTOI HEBRENJTË NGA VDEKJA E SIGURT
me dy
nëntituj:
“Gjatë pushtimit gjerman myslimanët
shqiptarë fshehën gati 2000 hebrenj, kodi i nderit i detyronte ata të
ndërmerrnin një hap të tillë”
dhe
“Shqiptarët
nuk i dorëzuan hebrenj as ndihmës- xhelatëve të Musolinit, e as nazistëve dhe
kështu rrezikuan jetën e tyre”
Në artikull bëhet fjalë për dramën e hebrenjve dhe rrëfen
një plakë gati 89 vjeçare me emrin Scarlett Epstein (atëherë quhej Trude
Grünwald), e cila falënderon policët shqiptarë për shpëtimin e jetës. Ajo ishte
e re kur u desh të arratiset. Trude nuk kishte imagjinuar se një ditë, gjatë
ikjes, do të përfundonte në Shqipëri dhe pikërisht atje, do të mbijetonte.
Autorja thotë se në Shqipëri qenë fshehur gati 2000 hebrenj tek familjet
shqiptare myslimane dhe gati të gjithë i shpëtuan gjahut nazist.
“Besa”
quhet fjala për këtë shpëtim, sepse “Besa” është pjesë e kodit të stërlashtë të
nderit tek shqiptarët. Kur dikush dikujt i ofron ndihmë dhe e merr në shtëpinë
e vet, ai duhet edhe ta mbajë premtimin për mbrojtje: “ Shtëpia e shqiptarit
është e Zotit dhe e mikut”, vazhdon autorja.
Tre ditë para se të niste drama e tyre, Hitleri kishte
shpallur bashkimi e Austrisë me Gjermaninë dhe ishte kthyer në atdheun e vet
për të njoftuar vendin se i ishte bashkangjitur Rajhut Gjerman. Edhe Trude
kishte dalë jashtë dhe kishte parë atë masë të njerëzve, që ishin grumbulluar për
ta përshëndetur Hitlerin dhe kujton një masë njerëzish si të hipnotizuar, duke
brohoritur, madje nga frika e vrasjes, kishte brohoritur edhe ajo. Trude kishte
pritur tre muaj derisa kishte marrë një vizë. Dy vëllezërit e saj kishin ikur
në Itali, pastaj në Angli...
„Shteti
jugosllav ishte shumë antisemit“, thotë ajo. “Në
pasaportat tona shkruante një“J“ (Jude) e madhe dhe kështu dukej se fati jonë
ishte vulosur!“
Shteti jugosllav kishte dashur t‘ i kthejë përsëri në
Vjenë dhe Trude ishte dashur të shkojë prej konzullati në konzullat, ndërkohë i
burgoset i ati, nëna ishte rrezikuar nga vetëvrasja, mirëpo, askush nuk i
kishte lëshuar një vizë, as anglezët, e as amerikanët. Në fund dikush i kishte
dhënë një këshillë: Shqipëria! Një vend për të cilin Turde nuk kishte dëgjuar
kurrë më parë.
Ndihma shqiptare ndaj hebrenjve deri vonë kishte
ngelur e panjohur, sot gjenden emrat e 65 shqiptarëve në „Yad Vashem“ si „Të
drejtët e Popujve“ apo “Të mirët e Popujve.” Autorja e shkrimit bën të ditur se
Leka Zogu paska njoftuar se Mbretëria Shqiptare kishte
lëshuar 400 pasaporta për hebrenjtë...Madje, Leka thotë se i qe kthyer familjes
së argjentarëve të Vjenës edhe kurora e punuar për mbretin për t’ i mundësuar
mbijetesën në ekzil.
„Shumë nga këto mund të jenë edhe
legjenda. E vërtetë mirëpo është se Albert Einstein në vitin 1935 iku në SHBA
me një pasaportë shqiptare, që e kishte marrë pas një qëndrimi të shkurtër në
Mbretëri. E vërtetë është gjithashtu se monarkia shqiptare nuk ka bashkëpunuar me
nazistët italian apo gjerman.”
Trude kishte mbërri në Durrësi nga Spliti i Kroacisë.
Në Durrës qenë strehuar 45 hebrenj pranë stacionit të policisë. Zonja Epstein
tregon se ata trishtoheshin se mund t‘ i dhuroheshin Hitlerit nga Musolini,
mirëpo policët shqiptarë, i fshehën ata në brendi të qytetit në një bodrum dhe
mbijetuan të gjithë...
Zonja Borici, një shqiptare nga veriperëndimi i
Shqipërisë i tregon fotografit amerikan Norman H. Gersham, se kur ajo ishte 17
vjeçare, i ati i saj kishte sjellë njerëz të huaj në shtëpi dhe u kishte thënë
se ishin të afërm dhe u kishte siguruar pasaporta të rrejshme me emra shqiptar
mysliman dhe kishte kërkuar të mos i tregohej askujt. Rreziku ihste i madh,
nazistët kishin tërhequr vërejtjen popullit se kush fsheh ndonjë hebre, do të
vritej menjëherë.
Libri i tij „Besa“ është pjesë e një fushate që po
mbahet në Angli me titull „Missing Pages“. Rinia e suksesshme
myslimane atje, përpiqet për mirëkuptim në mes religjioneve ...
„Konsiderimi
i fesë sonë si më e mira, më e pastra, në aspektin antropologjik është një
mit,“ shkruan Akbar Ahmed, shkencëtar i shkencave islamike në universitetin
amerikan në Uashington. „Dekalogu, profetët e mëdhenj“, këto elemente reflektojnë
traditë të përbashkët. Shembujt e shqiptarëve janë dëshmi të një sjellje
tjetër, nga ato që jemi mësuar t‘ i shohim. Krijimi i urave ndërmjet
religjioneve është një imperativ nëse dëshirojmë ta mbijetojmë shekullin 21., shkruan në vazhdim Akbar Ahmed.
Tash e 70 vite jeton Epstein në Angli, ka ndryshuar
emrin dhe marrë mbiemrin e burrit. Ajo është profesoreshë e sociologjisë në
universitet dhe pioniere e Antropologjisë së Zhvillimit. Zonja Epstein mendon
se ajo që po ndodhë në lindje, dëmton bashkëjetesën me myslimanët dhe se ka shumë histori të pa treguara, që
flasin për solidaritetin në mes krishterëve, hebrenjve dhe myslimanëve, thuhet
në mes të tjerash në artikullin e gazetës “Die Welt”, shkruar nga Stefanie
Bolzen.
PS: Ne nuk patëm aq filozof sa gjermanët e italianët, ne nuk patëm aq poet sa këta dy popuj, ne nuk patëm aq shkrimtarë sa gjermanët e italianët, ne nuk patëm aq inxhinierë sa këta dy popuj, por në një çast vendimtar të njerzimit, kanuni na mundësoi një epërsi morale jo vetëm ndaj kombit të Dantes dhe Goethes, por epërsi morale mbi të gjitha kombet e Europës...Madhështia e kombeve nuk qëndron vetëm tek moria e intelektualëve, por edhe tek civilizimi i vet, autokton...
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
1 Kommentar:
Komente tek Gazeta Dita
Dhori 30 Dhjetor, 2012 at 6:42 pm
Naseri eshte nje shqiptar i ditur, i kthjellet politikisht dhe i perkushtuar atdhetarisht.
Urimet me te mira per te dhe familjen e tij.
ena 30 Dhjetor, 2012 at 7:14 pm
Eshte e vertete dhe me sa di, eshte shkruar ne shtypin tone disa vite me pare. Ajnshajn ishte mik shkolle me Dr Jani Bashon me te cilin kishin qene bashke ne Vjene. Dr Basho, qe punonte si doktor oborri ne pallatin e Zogut, i kerkoi ketij te fundit te ndihmonte Ajnshajnin te udhentonte per Amerike ,duke i dhene shtetesi shqiptare. Zogu pranon, dhe meqenese Basho ishte nga Pogradeci dhe i afermi i tij , nje tjeter Basho, ishte kryetar bashkie ne Pogradec, leshuan qe prej aty nje certifikate lindjeje dhe banimi qe “konfirmonte” tashme Ajnshajnin si qytetar shqiptar . Ky dokument mban firmen e tim gjyshi Reis Asllani,( ate kohe sekretar bashkie ne Pogradec) dhe te Kryetarit te bashkise se qytetit. J Basho.
Kommentar veröffentlichen