30.06.2013

Poema e votimit, gazeta DITA

(me ndihmën e Migjenit)

Pelin që s'kapërdihet asht, or vlla, votimi,
përqindje që mbeten në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef kuti të mbushura me vota kudërshtare
që të shfaqen në gjumë e të bëjnë për pesë pare.


Edhe ashtu të ngritura mbrapa teje mbesin 
të tanë jetën na ndjekin derisa të vdesim
dhe ja tani po rrëzohet flamuri jonë blu
shoku i autobusit, na dërrmoi hu.

E votimi mirfilli ishte e madhe tragjedi
na demantoi dhe Arvizu, na bëri fytyrëzi
humbja asht e neveritshme, e keqe, e turpshme

ma morën karrigen, vepër kjo e dhunshme.

Si të pranoj humbjen, këmbët nuk më mbajnë, 
më lini rehat, buzët mundohen të mos shajnë
fajet i kemi ne, pse nuk i kapëm për zhele,
t' i hidhnin në stan, t' i trajtonim si dele.


Shihni Jozefinën përtokë alivansoun
i mallkoftë zoti, ata që e sakatosën
partia ime nuk qesh, por vetëm lëngon,
shoku zogut shkuli puplat, neve na ofendon.


Vall sa dëshpëruese asht të mbahen zgjedhje
kur mijëra veta të pengojnë në vjedhje
kudo vëzhgues nën hijen e shtëpive
ku na prishej andërra, neve zotnive.

E si të fle rahat, në shtratin e lumnisë

i dëbuem për jetë, nga pallati i kryeministrisë
votimi rrëzon burrat para se me dëshirue
këtë nuk duroi Enveri, kush më mësoi mue.

I kapur për foltore, me çehren e vdekjes
po pëlcas nga inati, ai ia kris buzqeshjes
humbja e votës ka motër ngushulluese gotën
ndoshta kështu më zen gjumi dhe harroj votën.

Qani o demokrat ditën, vajtoni natën për mue
si qamë së bashku për Enverin, ashtu unë ju due
ah mor vëlla, pelin që s' kapërdihet asht votimi
me ditë më qepi gojën, më pushtoi zemërimi.

Në një skaj të kuvendit diku plot zdrale
për me harrue humbjen, nandhetenand' halle
mos mendoni se humba e unë jam largue
unë krijohem nga hiri, ka me ju trishtue.

Partia asht e jemja, për veti kam ndërtue
do të jem aty, deri sa më merr zoti mue
edhe ai asht i djatht, për neve ka shumë dashni
do t' i shfaqet si makth, auobusit mavi.

Gazeta DITA

2 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

KOMENTE TEK GAZETA DITA

Niko Simaku

1 Korrik, 2013 at 4:03 pm

Çfare te komentoj? Nje elegji brilante, me mire nuk mund te konceptohej dhe te shkruhej per nje nga me te papriturat e shekullit. Nje fytyre tejet e bezdishme na u hoq nga ekrani. Nuk do te degjoj me femijen te me thote
-Babi ndro kanalin se doli berisha duke bertit.
Rjeshtohen shume arsye per shkaterimin e PD-se nga Berisha. Kane te drejte. Shume gjera mund te thuhen dhe perseri mbetet diçka pa u thene, pa u mallkuar. Une do te thesha se ajo qe e rezoi kaq keq, ishte mania e tij per te dale oreeçast ne televizion ne te gjitha kanalet. deri ne nje merzi, e cila u shnderua ne urejtje, ne mallkim ndaj figures se tij, Berishes. Nje kryeminister i cili shkeli mbi kufoma, sidomos mbi kufomen e

Përgjigjjuni



Niko Simaku

1 Korrik, 2013 at 4:10 pm

Shqiperise, Na duket sikur nje dite e re lindi, nje fare qetesie shpresedhenese ne fytyrat e njerezve. U hoq nje re nga syte tane, dhe, u lutem, per vete nuk kam qene anetar i ndonje partie, u lutem anetareve te PD.-e, e cila na dha e para shpresat e lirise dhe demokracise, te mos e shohin si” katastrofe”, perkundrazi, nje mundesi me te madhe per te analizuar shkaqet e ketij renimi nga nje person me stafin e tij tejet hipokrit dhe vjedhes te pasurise kombetare. PD.-ja eshte nje pasuri kombetare. Ajo duhet te rilinde si nje shprese per nje te ardhmen, duke mesuar nga gabimet e veta.

Përgjigjjuni

zekthi

1 Korrik, 2013 at 5:46 pm

Kutite u bene plot me ” plumba ” per qeverine.
Populli ka nje arme te fuqishme qe shpon antiplumbin ne trupin e diktatoreve, qe permbys mbreter e diktator, qe nuk i shpeton dot as perendia vet kur ta leshon populli.
Kjo arme me fuqi te pa llogariteshme eshte Vota e lire .
Ne ate dite votimi te dates 23 Qershor nuk mjaftonin ato kuti aq te vogla per tu mbushur, por duheshin kuti sa AUTOBUZI MAVI i cili vuri perpara shpuren e Berishes dhe te Jozefines. Shiko, kane dite zie akoma deri sa te bejne te dyzetat.
Verej se si do te pelcas ulerima kur te dalin nga zyrat e Qeverise dhe te Parlamentit,
Nuk perjashtohen edhe sincopet kardiake per saliun dhe jozefinen.!
Ambulancat duhet te jene ne gadishmeri tek dera e zyrave.

Lis Bukuroca hat gesagt…

kOMENT TEK GAZETA DITA












zekthi

1 Korrik, 2013 at 6:22 pm



Do te sjell ne vemendjen e lexuesit nje analize ne gazeten Dita te 24 Marsit 2013, per sociopatin Berisha, te bere nga Naser Aliu. Kjo mbetet shume aktuale sot me veprimet qe ai kryen pas gremisjes qe i beri populli nga kolltuku.

Me poshte analiza brilante .
ARTICLE | 24 MARS, 2013 – 15:26 – Dita
A është Berisha sociopat? Naser Aliu përgjigjet që “po” duke përdorur dhe kriteret e Mike Adams në përkufizimin e një sociopati në një dyfaqësh te Dita, që ka hapur dhe gazetën.
Një sociopat, është joshës, ka një sekt ithtarësh që e ndjekin nga pas duke e konsideruar si guru a profet, është spontan e intensiv, shpik gënjeshtra e ekzagjerojnë paturpësisht kur flasin, bëjnë monologë e përdorin gjuhë poetike, urrejnë humbjen dhe nuk e pranojnë, jnaë shumë inteligjentë çfarë i bën të rrezikshëm, nuk ndjehen kurrë fajtorë e nuk kërkojnë kurrë ndjesë.
Sociopatët jnaë të pa aftë të dashurojnë…
Aliu shprehet se “ai na befasoi të gjithëve me pasaporta për shqiptarët, ai na befasoi të gjithëve me nacionalizmin, ai na befasoi të gjithëve me me idenë për të votuar dhe fëmijët, ai na befasoi të gjithëve me muxhaehdinët, ai po vazhdon të na befasojë.. dhe krejt kjo nervozë dhe këto abortime idesh janë si tregues se ka kuptuar se në rrugë të drejtë nuk i fiton zgjedhjet.
Sipas tij, monarkia ishte e Zogut, diktatura e Enverit, ndërsa demokracia është e tij..”
Naser Aliu arrin në konkluzionin se sociopatët modernë jnaë rrezik për të gjithë dhe shpesh fundosin dhe shoqëri të tëra në kaos, dhe lëshon një Post Scriptum: “nuk do doja të isha në rolin e Edi Ramës.
Këshilla të afërmve të Berishës që del si derivat është kjo: ndihmojeni të japë dorëheqje. Ndryshe dhembja do të jetë e madhe, për të, për ju dhe për vendin…”

Përgjigjjuni












elbasanlliu

2 Korrik, 2013 at 8:24 am



Kafshate qi s’kaperdihet asht or vlla fukaralluku

kafshate qi te nec ne fyt e te ze kapslluku

( Populli )