1.
Urime akoma pa nisur numërimi i votave, sepse si ju, ashtu edhe ne, dimë se kjo është një farsë me një akt dhe me humor të trashë. Të gjithë dinë në Shqipëri dhe jashtë, se ju do të fitoni, edhe atë, shumicën e votave, siç dëshiron sekretari i parë i PD. Rezultati nuk guxon të sjellë befasi, sepse zgjedhja juaj si pinjoll i tij, nuk ka qenë e befasishme, por e plainifikuar mirë. Partia Demokratike ka shumë njerëz më të aftë se ju, madje që kanë dhënë më shumë kontribut, por ju do të jeni kukull nëpërmjet të cilës Sali Berisha do të realizojë edhe disa ëndërra tjera. Ai nuk tërhiqet si politikani perëndimor, por ai sillet si asnjë politikan në botë dhe nga Kryeministri, bëhet deputet. Si kur drejtori i shkollës, pasi të humb postin, gjoja nga dashuria e madhe për arsimin, mbetet pastrues aty.
Urime akoma pa nisur numërimi i votave, sepse si ju, ashtu edhe ne, dimë se kjo është një farsë me një akt dhe me humor të trashë. Të gjithë dinë në Shqipëri dhe jashtë, se ju do të fitoni, edhe atë, shumicën e votave, siç dëshiron sekretari i parë i PD. Rezultati nuk guxon të sjellë befasi, sepse zgjedhja juaj si pinjoll i tij, nuk ka qenë e befasishme, por e plainifikuar mirë. Partia Demokratike ka shumë njerëz më të aftë se ju, madje që kanë dhënë më shumë kontribut, por ju do të jeni kukull nëpërmjet të cilës Sali Berisha do të realizojë edhe disa ëndërra tjera. Ai nuk tërhiqet si politikani perëndimor, por ai sillet si asnjë politikan në botë dhe nga Kryeministri, bëhet deputet. Si kur drejtori i shkollës, pasi të humb postin, gjoja nga dashuria e madhe për arsimin, mbetet pastrues aty.
Pse ju
zgjodhi pikërisht ju? Sepse jeni bashkëveprues. Sepse jeni
bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë. Sespe për 21 janarin keni
vendosur së bashku dhe sekretari i parë i partisë, nuk do të
duronte një kryetar tjetër, për shembull Besnik Mustafajn, i cili
mund edhe të mos pajtohej me vlerësimin e puçit pa armë apo që
do të bënte desalizmin e partisë. Madje, madje, moralisht më e
denjë se ju është edhe Jozefina Topalli. Pra zoti Lul, fitorja
juaj është e sigurt, siç e dini edhe ju, ashtu siç është e
pasigurt dhe e pamotivuar kandidatura e Olldashit. Nuk ka asnjë
dyshim se Olldashi do të kishte fituar, sikur ju të mos ishit
sugari i Berishës.
Nejse,
urime fitoren dhe mos harroni këtë fakt: deri sa nuk tërhiqet
Berisha në pension si full time gjysh, ju nuk do të jeni kryetar i
PD, por zëdhënës i Berishës. Deri sa të jetë ai i pranishëm si
patriark dhe despot, askush nuk do të ju perceptojë si kryetari PD.
Askush nuk do të marrë guximin të çmojë më shumë pozitën
tuaj, se sa të deputetit Berisha. Pse? Berishës do t' i dërgohen
akoma letra nga pionierët dhe fatosat dhe ai do t' u besojë me
kënaqësi të miturve. Ndosha është patologji gjyshi, nuk dihet,
por ai u beson dhe i mbushen sytë me lot.
Zoti Lul,
deri sot ishte me rëndësi largimi i Berishës për të përmbyllur
tranzicionin. E dëshironte edhe Perëndimi. Tranzicioni nuk do të
mbyllet me fitoren tuaj, por tani vetëm pas rrëzimit tuaj, kur
Partia Demokratike të bëhet demokratike brenda dhe kur të mbetet
pa diktatin e misionarit të Ramiz Alisë. Ju do të pranoheni si
Berisha junior.
Zoti Lul,
para zgjedhjeve gazeta Dita lexohej nëpër shkolla fshehtas dhe e
quanin TRAKT. Arsimtarët ia kalonin njëri tjetrit nën bankë dhe
kur hynte dikush në zyrë, ata e fshihnin. Zoti Lul, nëpër qendra
të PD ka pasur karton të mbushur me vota të gatshme, të
plotësuara dhe problemi ka qenë vetëm te zëvendësimi i tyre.
Sigurisht dini për këtë. Zgjedhjet përfunduan, por si duket
mentori juaj do të krijojë një problem të madh, që askush nuk ia
dëshiron Shqipërisë. Tregojini se Shqipëria nuk ka nevojë për
gjysh, por nipat e tij...
2
Fatos
Lubonja është kokë më vete. Intelektual i madh dhe shumë herë
dallgët që ka shkatuar ai, mund t' i vejnë në lëvizje vetëm
njerzit e mëdhenj. Një lexues tek DITA kishte kritikuar qëndrimin
tim dhe argumentuar. Edhe ato vërejtje të bëra, ose gabime të
Lubonjës, nuk zvogëlojnë peshën e tij inteletkuale, filozofike
dhe humane. Ai paska përkrahur shpjegimin e Berishës mbi 21
janarin. Duket pakëz e çuditshme, por nuk mund ta quaj Fatos
Lubonjën tradhëtar, nuk di në dobi të kujt dhe si mund të
shpallet tradhëtar ai që me kritika synon përmirësimin e vendit.
Sharjet që i janë bërë në facebook për Haradinajn, ishin për
të ardhur keq, sa njeriu urren kohën dhe i shfaqet nostalgjia për
epokën e makinave të shkrimit, kur rrugaçët nuk i blenin ato...
Nëse ai
ka bërë ndonjë gabim në vlerësim, kjo tregon se është njeri,
por mbetet i madh, shumë i madh dhe gëzohem që e kemi...
Edi Rama
mund të konsiderohet fajtor për 21 janarin. E pse mund të
konsiderohet fajtor Edi Rama? Ai mund të konsiderohet fajtor nëse
bazohemi në Kodin Penal të Lekë Dukagjinit, por jo nëse bazohemi
në Kodin Penal të sotshëm. Nëse vijojmë atë logjik dhe
justifikim, atëherë nuk është fajtor ai që ka thyer dhe vjedhur
një bankë, por banka që ka lënë paratë aty. Nëse vazhdojmë
kështu, faji do të hidhet jo te krimineli, por tek viktima. Nuk i
ka fajet vrasësi, por viktima që kishte qëlluar në atë çast
aty. Nuk i ka fajet dhunuesi i një gruaja, por bukuria e gruas. Mund
të vazhdohet me qindra shembuj dhe përsëri me ligjet e
demokracisë, fajtorë do të rezultonin dhënësit e urdhërit dhe
pastaj edhe ekzekutesit e tij. Nëse themi se fajtor ishte Edi Rama,
atëherë e arsyetojmë me kanun dhe detyrë e Edi Ramës, do të
kishte qenë shoqërimi i protestuesve deri në shtëpi, deri në
dalje të fshatit apo të qytetit. Meqenëse ai nuk ka bërë këtë,
nuk ka respektuar kodet e kanunit mbi ftesën e mikut dhe ruajtjen e
tij nga hakmarrësi eventual, deri në dalje të katundit. Ky është
shpjegim im për 21 janarin. Sipas Kodit Penal të Lekë Dukagjinit
fajtor është pra Edi Rama. Sipas Kodit Penal të vitit 2013,
fajtorë janë Berisha dhe Lulzim Basha, në rolin e Ministrit të
Punëve të Brendshme dhe përmbaruesit e urdhërit si fajtorë më
të vegjël...
Artikull është shkruar dje, para se përfundonin votimet, më 22.07.2013
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen